Anëtari i kryesisë qendrore të Partisë Alternativa, Mubekir Palloshi ka reaguar pas thirrjeve për respektimin e kodeksit për zgjedhje fer dhe demokratike, thirrje kjo nga oponentët e BDI-së, transmeton Almakos.
“ Për çfarë kodeksi flitni ju, kodeks për zgjedhje fer dhe demokratike?
Ju që 20 vite vidhni vullnetin e popullit, ju që 20 vite vriteni në ditën e votimit, ju që 20 vite falsifikoni proçesverbale, ju që 20 vite kërcënoni të punësuarit gjatë fushatës që të ju bëjnë kallaballëk në tubime, ju që 20 vite nuk keni zgjedh mjet për të ia arrit qëllimit tuaj ta mbani pushtetin.
Për këtë kodeks flitni ju?
Me kujtohet viti 2017 ku patëm votim, raund të tret ku u ballafaquam me sistemim shtetëror dhe më shumë Çairi ngjante në një zonë lufte se sa ditë votimi.
Ju flitni për nënshkrim kodeksi për mirësjellje në zgjedhje?!
Po skeni faj ju se me pas një fije njerëzore tek ju edhe gjërat tek ne do të ishin ndryshe.”, shkruan Mubekir Palloshi.