Author: Hamdi Kumanova

Maqedonia e Veriut ndër vite po përballet me nivel të lartë të papunësisë. Të dhënat shënojnë rënie në tremujorin e fundit, por ende normat e larta të papunësisë ekzistojnë në mesin e brezave të rinj. Situata e papunësisë te të rinjtë inkurajon në migrimin e tyre, pra të ashtuquajturën “ikja e trurit” nga vendi, gjë e cila rrezikon të ardhmen e vendit. Gjetja e një pune është një sfidë për të rinjtë, veçanërisht për ata që nuk kanë aftësitë të duhura për punë, por kjo sfidë prek edhe ata të rinj të cilët kanë mbaruar arsimin e lartë. Të dhënat…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së e nisi fushatën me shaka. Në Ohër filloi me satirë për Zaevin në të cilën në një vendbanim ky i fundit përpiqet ta zgjidhë problemin me ujësjellësin duke iu paraqitur drejtorëve. “Pas gjysmë ore e përfundon bisedën dhe thotë – u bë, problemi i parë është zgjidhur. Tani cili është problemi që doni t’jua zgjidh? Problemi i dytë është, për shkak se është shekulli 21 të gjithë tashmë kanë komunikim mobil, vetëm komuna jonë është e izoluar, pa rrjet për celular”, u shpreh Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së. Siç e nisi, Mickoski edhe e mbylli fushatën,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një kumtese hodhi poshtë informacionet në media për dëmtimin e monumentit të 193 ustarëve bullgarë të vrarë në Luftën e Parë Botërore, pranë autostradës Gradsko-Prilep, seksioni “Farish – Drenovë”, Kavadar. “Sipas raportit të Zyrës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore – Ministrisë së Kulturës, dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore – Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila bëri një inspektim të jashtëzakonshëm, u konstatua si në vijim: “Së pari, monumenti kryesor nuk bie nën asnjë regjim të monumentit të mbrojtur ose trashëgimisë kulturore, por edhe përskaj kësaj, është…

Lexo më Shumë

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, të premten në mesnatë mbyllin fushatën elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, më 17 tetor. Fushata elektorale ishte e qetë dhe pa incidentet ndërsa partitë politike para qytetarëve kanë prezantuar programet e tyre, që kryesisht kishin të bënin me ofertat për përmirësimin e gjendjes nëpër komunat ku ata jetojnë. Pritjet e partive janë të ndryshme, derisa partitë në pushtet besojnë në fitoren e tyre, partitë opozitare konsiderojnë se pas 17 tetorit, vendi do të ketë qeveri të re apo zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Ekzistojnë dy skenarë të mundshme që në…

Lexo më Shumë

U përmbys një autobus me punëtorë, nga fabrika “Kromberg dhe Shubert” në Manastir. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fabrikës në zonën industriale “Zhabeni”, kur punëtorët me transport të organizuar po ktheheshin në shtëpi nga turni i tretë. Pesë persona u lënduan, shoferi i autobusit dhe katër pasagjerë. Ata kërkuan ndihmë në Spitalin Klinik në Manastir. Të gjithë ishin me lëndime të lehta dhe u lëshuan për kurim shtëpiak. “Në orën 06.28 në SPB Manastir u raportua se në dalje të fabrikës në afërsi të fshatit Zhabeni, Manastir, rrugës për në Manastir, është përmbysur një autobus me pasagjerë”, njoftojnë nga…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e mbajti sonte tubimin qendror në Tetovë, ku i prezantoi shumicën nga 14 kandidatët për kryetarë të komunave, të cilët partia i ka propozuar për zgjedhjet lokale. Sadi Bexheti, kandidat për kryetar të komunës së Tetovës para të pranishmëve tha se qyteti është një vend i elitës politike, qendër kulturore, sportive, ekonomike, por me mungesë të ujit të pijshëm, papastërti, kaos trafiku, pa gjelbërim dhe nevojitet që të përmirësohet jeta e njerëzve. “Sot jam para jush për t’ju siguruar se së bashku mund të bëjmë Tetovën, qytetin që duam. Një qytet, për të cilin të gjithë…

Lexo më Shumë

Ne promovojmë “Një shoqëri për të gjithë”, ato shkaktojnë tensione etnike. Por qytetarët e dinë mirë si të bëjnë diferencën dhe me zbardhjen e ditës u bë e qartë se kush po lufton për të normalizuar vendin tonë dhe kush për ta destabilizuar atë. Së bashku nuk do t’i lejojmë të destabilizojnë! Ne nuk do të lejojmë as Mickoskin e as Selën. Të dy u bashkuan për shkak të mungesës së përbashkët të ideve dhe për urrejtjen e përbashkët ndaj të tjerëve. Dhe kjo është arsyeja pse ai koalicion artificial, ajo martesë me interes do të prishet të dielën rreth…

Lexo më Shumë

Vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve do të mbajnë konferencë për shtyp për të paraqitur gjetjet e tyre pas zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut të hënën, 18 tetor. Për shkak të kërkesave për distancë fizike, vetëm një numër i kufizuar gazetarësh mund të marrin pjesë në konferencën për shtyp. Për hyrje në vendngjarje është e nevojshme certifikata e vaksinimit. Të gjithë të tjerët do të kenë mundësinë të ndjekin dhe të bëjnë pyetje përmes platformës Zoom. Mediat transmetuese që dëshirojnë të filmojnë konferencën për shtyp do të kenë përparësi për pjesëmarrje me prani fizike. Çka: Konferencë për shtyp e Misionit Vëzhgues…

Lexo më Shumë

Kandidati i LSDM-së Petre Shilegov, kërkon votë për ta kthyer Shkupin në një qytet europian, me ura që lidhin jo vetëm dy anët eqytetit, por edhe njerëzit. “Shkupi është qyteti i të gjithëve. Në të nuk ka njerëz më shumë apo më pak të rëndsishëm, lagje më shumë apo më pak të rëndësishme. Për ne cdo njeri, komunë, lagje e rrugicë në Shkup janë njësoj të rëndësishëm. Për ne Shkupi është i rëndësishëm se nuk kemi Shkup tjetër. Të djelën ju ftoj të jepni votën tuaj për ndërtimin e urave, jo vetëm atyre infrastrukturore por edhe ura mes njerëzve. Që…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës në Suedi, sot në Stockholm realizoi takim me ministren suedeze të Punëve të Jashtme, An Linde, e cila ka shprehur pritje se do të vazhdojë politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se rasti i Maqedonisë së Veriut është test për besueshmërinë e procesit. Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, ai ka thënë se pret që Suedia të investojë përpjekje të mëtejshme për mbajtjen e çështjes së zgjerimit të agjendës së Unionit, si dhe ta përkrah qëndrimin se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë…

Lexo më Shumë

Katër shtetas të Shqipërisë dhe dy të Maqedonisë së Veriut kanë përfunduar në pranga pas ndërprerjes së kanalit ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria e destinuar për në Greqi. Grupi i trafikantëve është kapur afër kalimit kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në pranga kanë përfunduar Leonardo Mergjoni (44), Astrit Miska (36), Tomi Hila (38) dhe Artim Kurti (37) të gjithë nga Shqipëria. Dy shtetasit maqedonas janë nga Strumica, Vllado Duçev (41) dhe Emil Baçev (29). Policia njofton për konfiskimin e 67.5 kilogram marijuhanë, vlera e të cilës në treg arrin deri në 200 mijë euro. Si fillim policia ka…

Lexo më Shumë

Hotelierët nga Ohri dhe Struga do të rrisin çmimet e prenotimeve për të paktën 20%, pas njoftimeve të industrisë përpunuese për rritjen e çmimeve të produkteve deri në 50%, deri në fund të vitit. Nga shoqata e hotelerisë thonë se e gjithë kjo do të ndikojë në rezervimet me mysafirë të huaj për sezonin e ardhshëm turistik. – Advertisements – Ne do të duhet t’i përshtatim produktet tona me çmimet e reja të produkteve që duhet ti paguajmë. Shpresoj se nuk do të jetë një shok shumë i madh, sepse ne duhet të mbijetojmë dhe ti mbushim kapacitetet që i…

Lexo më Shumë