Ne promovojmë “Një shoqëri për të gjithë”, ato shkaktojnë tensione etnike. Por qytetarët e dinë mirë si të bëjnë diferencën dhe me zbardhjen e ditës u bë e qartë se kush po lufton për të normalizuar vendin tonë dhe kush për ta destabilizuar atë. Së bashku nuk do t’i lejojmë të destabilizojnë!
Ne nuk do të lejojmë as Mickoskin e as Selën. Të dy u bashkuan për shkak të mungesës së përbashkët të ideve dhe për urrejtjen e përbashkët ndaj të tjerëve.
Dhe kjo është arsyeja pse ai koalicion artificial, ajo martesë me interes do të prishet të dielën rreth mesnatës, kur të dy do të shohin që as anëtarët e VMRO-DPMNE-së nuk votuan për Aleancën për Shqiptarët, e as anëtarët e Aleancës nuk votuan për VMRO- DPMNE. Do të jetë kështu dhe në asnjë mënyrë tjetër, sepse “barbarët maqedonas” dhe “Maqedonia e pastër” nuk shkojnë së bashku dhe të gjithë këtu në këtë shesh e dinë këtë, këtë e di çdo qytetar i atdheut tonë.
Tani është koha për të vendosur, zgjidhni më të mirën për ju dhe fëmijët tuaj! Zgjidhni numrin 12 për listën e këshilltarëve të LSDM-së dhe Koalicionit.