Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 62 vjeçari nga Shkupi është arrestuar me dyshime se ka vrarë nënën e tij. “Sot (16.10.2021) në ora 7:50, në rrugën “23 tetori”, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Aerodrom kanë privuar nga liria I.T (62) nga Shkupi për arsye se dyshohet se në ora 6:30 në shtëpinë e tij, me objekt të mprehtë ka vrarë nënën e tij V.T (84_ nga Shkupi e cila ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet…
Author: Hamdi Kumanova
Shënohen shkeljet e para ligjore në këto zgjedhje. Prokuroria Themelore njofton se ka ngritur procedurë për korruptim gjatë zgjedhjeve dhe votimit në Sveti Nikollë, ku një person dyshohet se ka kryer këtë vepër penale në vazhdimësi.AdvertisementsProcedura po ndiqet edhe kundër katër personave që kanë marrë ryshfet.“I dyshuari, më 15 tetor të vitit 2021, në komunën Lozovë është vënë re se si u jep para qytetarëve për të votuar për një kandidat të pavarur. Me vërtetim është marrë dokumentacioni dhe paratë që janë gjetur te i dyshuari.” – thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.Përderisa i dyshuari është mbajtur në stacionin policor,…
Qeset që tani janë në dispozicion në tregje, edhe pse të deklaruara si të biodegradueshme, megjithatë janë ende larg kësaj. Nisma “Stop qeseve plastike” thotë se këto janë qese plastike të zakonshme me aditivë. Këto qese nuk lejohen të përdoren në vendin tonë, sepse do të vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha në mjedis me dekompozimin e mikro-plastikës, paralajmërojnë nga nisma. Si hapi tjetër i ministrisë, jo vetëm që e miratuan ligjin, por gjithashtu miratuan rregullore që do të rregullojë standardin për biodegradueshmërinë dhe qeset e reja plastike të jenë vërtet të biodegradueshme, sipas standardeve evropiane dhe botërore dhe kështu…
Imunizimi masiv i popullatës me vaksinat anti-kovid, në rajonin e Kumanovës po rrjedh pa pengesa, dhe për të njejtin ekziston interesim. Gjatë proçesit po aplikohen vaksinat “Pfizer” dhe “Astra Zeneca”. Deri më tani në këtë rajon janë vaksinuar 43.511 qytetarë me dozën e parë, 42.425 me dozën e dytë, kurse me dozën e tretë janë vaksinuar mbi 30 qytetarë. Por vlen të theksohet se krahas vaksinimit në Kumanovë, një numër i kumanovarëve janë vaksinuar edhe në Shkup si dhe në qytete të ndryshme të Serbisë, sidomos në periudhën kur ende nuk kishin arritur vaksinat në vendin tonë.“Interesimi i qytetarëve për…
Votojnë të dënuarit në burgun e Idrizovës. Në qendrën e votimit vinin në mënyrë të organizuar. Për dallim nga votimi i paraparë me ligj për identifikimin e votuesve në mënyrë biometrike, në burg u votua në mënyrën e vjetër. Në institucionin ndëshkues më të madh në vend, votimi ka nisur në kohë dhe pa probleme. Të burgosurit votojnë për 59 komuna dhe këshilla komunalë. Drejtori i burgut të Idrizovës thotë se procesi i votimit është zhvilluar pa pengesa. Dinamika është në rregull, ashtu edhe siç ka qenë çdo herë. Në shtëpinë ndëshkuese “Idrizovë” ndodhen 1.112 persona. Të…
Një ditë para zgjedhjeve lokale, organet hetuese raportojnë për kërcënime për jetën e kandidatëve për kryetarë komune dhe blerje votash. Prokuroria njoftoi se njëri nga kandidatët për kryetar të Prilepit dhe familja e tij kanë marrë kërcënime për jetë. Kërcënimet janë dërguar përmes rrjetit social “Facebook” nga një 27-vjeçar nga Prilepi, ndaj të cilit është caktuar paraburgim prej tetë ditëve. Dje, personi i denoncuar është privuar nga liria në pikën kufitare Tabanoc gjatë hyrjes në vend dhe është ndaluar për bisedë informative në prokurori”, thonë nga Prokuroria. Policia në Draçevë mbrëmë ka arrestuar katër persona të moshës 26 deri në…
Votimi në zgjedhjet lokale filloi me votimin e parakohshëm të personave të sëmurë, personave të pafuqishëm dhe personat me COVID-19 dhe ata që ndodhen në izolim, aplikimi i të cilëve është pranuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor. Në territorin e Komunës së Mavrovës sot votuan 36 persona. Në Komunën e Gostivarit komisioni pranoi kërkesat e 145 personave nga 179 të paraqitur, ndërsa në Vrapçisht të drejtën e votës e kanë realizuar 16 persona të pafuqishëm dhe një votues i cili ndodhet në karantinë. Në kuadër të përgatitjeve për ditën e nesërme, KKZ e Gostivarit vërtetoi se është bërë dezinfektimi i materialit…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më pak paguajnë me para në dorë. Si konfirmim i këtij trendi mund të përdoren të dhënat e Bankës Popullore të cilat tregojnë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti madje për 60 për qind vlera është më të lartë e transaksioneve në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, kur për shkak të situatës me pandeminë më shumë njerëz blenë online. Nga janari deri në qershor të këtij viti, qytetarët kanë shpenzuar gati 170 milionë euro, dhe nëse i krahasojmë këto të dhëna me periudhën para krizës 2019 do…
Finalizohet me një dokument të nënshkruar nisma “Open Balkan”, e kritikuar nga opozita shqiptare dhe politika e Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim, që është publikuar e detajuar në Fletoren Zyrtare. Memorandumi parashikon forcimin e marrëdhënieve mes 3 shteteve, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes së mallrave, me qëllim eliminimin e pengesave në tregtinë e ndërsjellë. Sipas kësaj marrëveshjeje, 3 shtetet do të reduktojnë kontrollet, formalitetet dhe numrin e dokumenteve të kërkuara, duke nxitur reduktim të kostove dhe…
Qytetarët në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale do të mund t’i denoncojnë shkeljet e së drejtës së votës në numrin falas 0800-54-321, i cili do të funksionojë nga ora 7 deri në orën 19 në zyrën e Avokatit të Popullit. Prej atje bëjnë me dije se për qytetarët do të jenë të hapura 7 zyra edhe atë në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që të ndihmojnë në realizim dhe mbrojtje të të drejtës së tyre të votës./TV21
Bashkëkryesuesi bullgar në Komisionin e përbashkët për çështje historike dhe arsimore dhe ish-ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, Angell Dimitrov tha se diplomacia amerikane dhe partnerët e BE-së po manifestojnë standarde të dyfishta ndaj Bullgarisë, por kjo nuk do ta ndryshojë qëndrimin në marrëdhëniet bilaterale dhe nuk mund të pritet që Sofja të heq dorë nga presionet e jashtme. Ai për radion bullgare “Sabota 150” tha se “me siguri SHBA-të kanë bisedime me Maqedoninë e Veriut rreth qëndrimit të tyre, por kjo nuk bëhet e ditur”. Dimitrov po ashtu shprehu rezerva ndaj deklaratës së Zaev i cili tha se pas zgjedhjeve…
Për shkak të largimit të fuqisë punëtore, në Maqedoninë e Veriut ka mungesë të shtuar të kuadrit të kualifikuar në disa industri, shkruan Alsat. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Punëdhënësve, mungesa më e madhe është në industrinë e gastronomisë dhe elektro- industrisë. Në fushën e gastronomisë, mund të jetë si rezultat i situatës së Covid në dy vitet e fundit. Sidoqoftë, kjo mungesë në elektro- industrinë është shumë afatgjatë dhe mendojmë se duhet të shqyrtohet seriozisht. Ndoshta pagat e ulëta kanë qenë problem në të kaluarën, por vitin e kaluar dhe këtë vit, pagat e ulëta nuk janë problem serioz…

