Vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve do të mbajnë konferencë për shtyp për të paraqitur gjetjet e tyre pas zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut të hënën, 18 tetor.
Për shkak të kërkesave për distancë fizike, vetëm një numër i kufizuar gazetarësh mund të marrin pjesë në konferencën për shtyp. Për hyrje në vendngjarje është e nevojshme certifikata e vaksinimit. Të gjithë të tjerët do të kenë mundësinë të ndjekin dhe të bëjnë pyetje përmes platformës Zoom. Mediat transmetuese që dëshirojnë të filmojnë konferencën për shtyp do të kenë përparësi për pjesëmarrje me prani fizike.
Çka:
Konferencë për shtyp e Misionit Vëzhgues të ODIHR-it për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut
Konferenca për shtyp mund të ndiqet me prani fizike ose përmes platformës Zoom (shih detajet në vijim
Gjithashtu mund të ndiqni transmetimin e drejtëpërdrejtë në www.facebook.com/osce.odihr
Kush:
Tana de Zulueta, Udhëheqëse e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të ODIHR-it
Shtefan Krause, Zëvendës udhëheqës i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të ODIHR-it
Kur:
15.00 koha lokale (GMT +2) më 18 tetor 2021
Ku:
Limak Skopje Luxury Hotel
Jordan Mijalkov 31, kati i gjashtë
1000 Shkup
Regjistrimi:
Për të marrë pjesë përmes Zoom-it, ju lutemi regjistrohuni deri në orën 11:00 (Koha e Evropës Qendrore) deri më 18 tetor duke përdorur këtë link.
Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka gjithsej 165 vëzhgues nga 29 shtete.
Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni:
Katja Andrush, ODIHR: +48 609 522 266 ose [email protected]