Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka sqaruar masat e reja shtrënguese kundër Covid-19 të cilat u miratuan dje në seancë qeveritare. “E para për organizim të të gjitha ngjarjeve, edhe në të hapur dhe në të mbyllur është e nevojshme që vizitorët në objekte hotelerike dhe në vende ku mbahen ngjarje, trajnime dhe kështu me radhë, të tregohet detyrimisht certifikatë për më së paku një dozë ose dëshmi se kanë kaluar Covid-19 brenda 45-ditëve të fundit. Pavarësisht se nëse në objekt ka nën apo mbi 30 klientë, ata certifikatën duhet ta kenë. Dallimi i vetëm është se nëse ngjarja qoftë…
Author: Hamdi Kumanova
Shiu që ra mbrëmë në rajonin e Strumicës e vuri nën kontroll zjarrin në malin Goten, afër fshatit Niviçinë. Sipas kryetarit të Komunës Vasilevë, Marjan Janev, nuk lejohet përhapja e zjarrit, i cili digjet disa ditë. “Sot vazhdojmë me shuarje me aksion të koordinuar të të gjitha institucioneve dhe popullatës vendore. Shiu i cili ra mbrëmë rreth orës 21:30 ndihmoi që të vihet zjarri nën kontroll dhe nga mëngjesi si sotëm fillojmë me lokalizimin e tij. Në disa vende ka drunj të djegur, të cilat ende po digjen dhe do të duhet kohë të shuhen”, tha kryetari i Vasilevlës, Marjan…
Virusi është si një snajperi më i saktë. I heshtur, i padukshëm, tinëzar. Vetëm dje ai arriti të “plagosë” të paktën 999 persona dhe të “vrasë” 14, shkroi në profilin e tij në Facebook mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë. “Dhe kur vendi ynë të përmbytet me “snajperistë” është normale të kufizojmë lëvizjen, në mënyrë që të zvogëlojmë viktimat. Dhe “civilët” të cilët nuk besojnë se jemi nën “zjarrin e kryqit të snajperit” do të kuptojnë një ditë se lëvizje e kufizuar mund të ketë shpëtuar jetën e tyre”, shkruan Beqarovski.
Në pyetjen e TV21, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dokumente të Covid-19, si certifikata e vaksinimit dhe dëshmia se kemi kaluar sëmundjen në 45 ditët e fundit, nuk kërkohen për personat nën 18-vjeç. Kjo vlen për hyrje në ngjarje dhe objekte hotelerike. “Dokumente Covid për hyrje në ngjarje dhe objekte të tjera të përfshira në vendimin e Qeverisë, nuk vlejnë për të rinjtë nën 18-vjeç”, thanë nga MSh-ja, transmeton TV21. Kjo vjen pasi Qeveria solli vendim se për hyrje në objekte hotelerike, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të të pranishmëve si dhe për çdo lloj…
Këshilli i ambasadorëve e vlerëson lartë vendimin e Qeverisë që përkohësisht të strehojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut një numër të caktuar të personave nga Afganistani, jeta e të cilëve mund të rrezikohet nga autoritetet talebane, si dhe përpjekjet që po bën Ministria e Punëve të Jashtme për kthimin në vend të qytetarëve tanë të cilët në baza të ndryshme ndodhen në Afganistan. “Qytetarët e vendit shumë here deri më tani i shprehën ndjenjat e tyre për solidaritet dhe ndihmë për të gjithë popujt në botë, të cilët për shkaqe të ndryshme kishin dhe kanë nevojë për ndihmë. Kjo…
VMRO-DPMNE me anë të një komunikate për media e ka akuzuar ministren e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, për paaftësi për menaxhimin e arsimit në vend. “Carovka pa kompas, 10 ditë para fillimit të vitit të ri shkollor nuk i informon qytetarët se si do të zhvillohet viti i ri shkollor. Dhjetëra ditë para fillimit të vitit shkollor, as prindërve, as mësuesve, as nxënësve nuk iu tregua një libër i vetëm mësimor për klasën e parë dhe të katërt sipas Konceptit të ri për reformat në arsimin fillor. Gjithashtu nuk janë tekstet për klasët tjera, por edhe për shkollat e…
Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme solli masa më të reja, protokolle dhe rekomandime për mbrojtje të shëndetit të popullatës nga Covid-19, në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Në vend këto ditë gjatë gjithë kohës rritet numri i të sëmurëve dhe të vdekurve nga Covid-19. Vetëm dje janë regjistruar 999 raste të reja, kanë vdekur 14, ndërsa janë shëruar 184 pacientë. Nga 1 shtatori shtetasit vendor dhe të huaj do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëse paraprakisht në vendkalimin kufitar dorëzojnë certifikatë/vërtetim për imunizim të kryer (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht…
Hulumtimi i bërë nga Ambasada e Fëmijëve Megjashi ka treguar se 5% e fëmijëve kanë qenë tërësisht të çkyçur nga mësimi në distancë për shak të mungesës së kompjuterit apo telefonit celular. Mbi 68% e të rinjve e kanë pasur të vështirë të vendosin kontakte me bashkëmoshatarët, dhe kjo paraqet izolim dhe vetmi thonë nga Megjashi. 65% kanë thënë gjatë periudhës ë pandemisë u ka munguar ambienti shkollor, jo vetëm si komponetë edukativo-arsimore por dhe si vend për shoqërim. Hulumtimi ka treguar se të rinjve u është kufizuar liria, ndërsa pasojat do ti shohim më vonë. “Fëmijët pyesin se pse…
Varianti i Delta i vriusit korona me shpejtësi përhapet edhe tek fëmijët. Në spitalin e fëmijëve në Kozle për momentin janë të shtrirë 18 fëmijë. Pacienti më i vogël është vetëm dy muajsh. Gjendja e tij shëndetësore është stabile, por nëna e tij është në gjendje të rëndë. Mjeku Dragan Dacevski thotë se është rritur dukshëm numri i fëmijëve të hospitalizuarve në Kovid qendën në Kozle. Vetëm dje janë pranuar 8 fëmijë. “Ka mjaft fëmijë në gjendje të rëndë. Për momentin kemi dy fëmijë që janë me terapi oksigjeni. Fëmijët tjerë relativisht janë stabil, me pasqyrë shëndetësore si bronkopneumoni, pneumoni…
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski, ka reaguar ndaj masave të reja shtrënguese ku tha se po shihet dështim i Qeverisë në përballjen me krizën e coronavirusit. Rikujtoi se ata si parti që në dhjetor, janar dhe shkurt kanë apeluar për furnizim me vaksina që të imunizohet popullata, por në vend të kësaj, sipas tij, Qeveria vraponte pas provizioneve, të cilat bënë që vaksinat të mos vijnë në kohë dhe të ketë valë të re infektimesh në pranverë. “Koha nuk u shfrytëzua as gjatë kohës së verës që popullata të imunizohet, andaj tash shkohet me disa masa të dhunshme që po…
Edhe sot ka kolona të gjata në disa nga pikat kufitare, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. “Në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, koha e pritjes është deri në 15 minuta, ndërsa në Tabanoc për dalje është rreth 1 orë. Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata./Telegrafi/
Paraprakisht, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovskaka tha se të përjashtuar nga mësimi me prezencë fizike do të jetë fëmijët me sëmundje kronike ose ata të cilët në familjet e tyre kanë anëtar të sëmurë kronikë. Të njëjtëve do t’u mundësohet mësimi online. Mirëpo, siç tha Carovska, mësimi me prezencë fizike do të realizohet deri në momentin që nuk përkeqësohet gjendja me Covid 19. “Duhet ta dimë se me mësim me prezencë fizike do të realizohet deri në momentin që na lejon Komisioni për sëmundje infektive , në rast se përkeqësohet gjendja ose futemi në rrezik më të madh…

