Të premten pritet mbërritja e grupit të parë të shtetasve afganë për të cilët vendi ynë ofroi strehim vullnetarisht. Për transportimin e tyre do të kujdesen SHBA-të dhe organizatat ndërkombëtare tek të cilat këto persona kanë qenë të angazhuar. Me të mbërritur në vendin tonë përgjegjësia për akomodimin, rregullimin e statusit apo edhe risocializimin e tyre kalon tek trupi koordinues i formuar nga Qeveria e Maqedonisë. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i cili është pjesë e këtij grupi tha për Alsat se shtetasit Afganë tek ne do të qëndrojnë përkohësisht, por çfarë harku kohorë përfshin kjo, nuk e di askush.…
Author: Hamdi Kumanova
“Supozimi im është i justifikuar se Maqedonia e Veriut nuk dëshiron të anëtarësohet në BE nën pretekstin se Bullgaria nuk i lejon ata. Beogradi kurrë nuk do t’i lejojë ata në BE para tyre, por ndoshta edhe Serbia gjithashtu nuk dëshiron t’i bashkohet BE-së”. Kështu tha për “bTV” anëtari i Komisionit bullgaro-maqedonas për Çështje Historike, Kiril Topalov. KIRIL TOPALOV, ANËTAR I KOMISIONIT BULLGARO-MAQEDONAS “Marrëveshja e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, e nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut katër vjet më parë, duhet të ketë ende peshë, sepse është një marrëveshje formale midis dy vendeve dhe nëse ata i marrin…
Gjatë ditës së djeshme (17.08.2021) është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 322 shoferë, prej të cilëve 29 prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse një shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit është konstatuar se 143 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vende të banimit kurse 179 shoferë jashtë vendeve…
Gjatë 24 orëve të fundit, në periudhën nga ora 07:00 të datës 17.08.2021 deri më ora 07:00 të datës 18.08.2021 në aktivitetet në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë qenë të angazhuar 541 nëpunës policorë, janë realizuar 214 moto-patrulla dhe janë shfrytëzuar 156 automjete. Në terren janë edhe pjesëtarët e njësiteve speciale të policisë. MPB-ja apelon në mënyrë të përpikët të respektohet ndalesa për lëvizje në vendet pyjore, qytetarët në mënyrë maksimale të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave, mexhave dhe kallamishteve, të mos hedhen shishe xhami dhe sende tjera të cilat…
Më lejoni në emrin tim personal dhe në emrin e MPB-së të ju uroj festën e sotme, 18-të Gushti- Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me falenderime të sinqerta për angazhimin tuaj në mbrojtejn e sigurisë dhe suverenitetit të shtetit tonë. Pas formimit të aradhës së parë partizane, Batalioni “Mirçe Acev” në vitin 1943, si dhe pas pavarësisë prej tri dekadave dhe të përpjekjeve në drejtim të plotësimit të standardeve të NATO-së, me sjelljen profesionale të femrave dhe burrave pjesëtarë të Armatës dhe pas reformave thelbësore të mbrojtjes, mund të them se Armata sot paraqet anëtare kredibile…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.08.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 128 gjoba, prej të cilave pesëdhjetë e dy për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, tetë gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paregjistruara, tri gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri kundërvajtje të cilat i kryejnë këmbësorët, tre sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe tridhjetë e dy sanksione për automjete të parkuara…
Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje rreth orës 04:20 në një lagje të Gostivarit, e kanë privuar nga liria 36-vjeçarin A.T. nga Gostivari, i cili një orë më herët ka sulmuar fizikisht gruan e tij 35-vjeçare. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi sot se çështja e regjistrimit është çështje e mbyllur dhe se nuk guxojmë të mendojmë për shtyrje apo anulim. Sipas tij çështja e regjistrimit është obligim që duhet të realizohet, andaj edhe apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të paraqiten edhe në konkursin për regjistrues. “Sa i përket çështjes së regjistrimit, ne veçmë jemi marrë vesh, me kërkesë të partisë më të madhe opozitare ne e anuluam për një kohë dhe arritëm marrëveshje që ai të filloj të zbatohet nga 5 deri më 30 shtator. Këtyre ditëve po bëhen përpjekje shtesë që të mund qytetarët…
Dje (17-gusht) rreth orës 13:45, në rrugën ,,JNA,, në Gostivar, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personat R.M. (39), M.M. (21) dhe G.M. (41) të gjith nga fshati Padalisht i Gostivarit, të cilët paraprakisht kishin sulmuar fizikisht personin V.Z. (44) nga Senakosi i Gostivarit dhe nipin e tij. Sipas raportit, njëri prej sulmuesve kishte përdorur një mjet të fortë gjatë sulmit i cili ka ndodhur për arsye të keqkuptimeve të tyre për një aksident të mëparshëm. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit dhe kundër tyre do…
Vaksinimi nuk është i obligueshëm ende për punëtorët në qendra tregtare, edhe pse me vendimin e Qeverisë, sqaroi ministri Venko Filipçe. “Nuk ka vendim për të punësuarit, ne nuk kemi bërë analizë që ta bëjmë atë. megjithatë, vendimet kanë të bëjnë për vendet dhe hapësirat ku ka ngjarje të mëdha, përkatësisht prani masive të njerëzve ku mund të ketë transmetim të virusit. Ky është qëllimi, dhe kjo është logjika”, tha Filipçe, transmeton TV21. Ndërkaq, Qeveria solli vendim se për hyrje në objekte hotelerike, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të të pranishmëve si dhe për çdo lloj…
Të gjithë qytetarët të cilët u paraqitën për evakuim nga Afganistani tashmë e kanë braktisur Kabulin dhe për momentin ndodhen në Britani të Madhe, Katar dhe Osllo, prej ku në ditët në vijim do të transportohen drejt Shkupit, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Me atë, theksojnë nga MPJ, se të gjithë qytetarët tanë të cilët ishin planifikuar për evakuim, janë evakuuar dhe për momentin nuk kanë informatë për ndonjë shtetas tonë I cili është në situatë të rrezikuar apo të cilit I nevojitet asistencë për evakuim. “Pjesa më e madhe, mbi 30 qytetarë tanë ndodhen në Suinlend, Britani…
Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare, Avokati i Popullit – zyra në Kumanovë, Naser Veseli. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të tij. Naser Veseli i lindur më 20.04.1958 në Likovë, është i njohur për karrierën e tij profesionale. I diplomuar për juridik, në vitin 1994 fillon punën si inspektor tatimor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, njësia në Kumanovë, më pas merr postin e këshilltarit – inspektorit në këtë njësi, ndërsa nga viti 2005 është zgjedhur zëvendës Avokat i Popullit në Maqedoni dhe drejtues i zyrës në Kumanovë. Varrimi i tij do…

