Author: Hamdi Kumanova

Nga 85 për qind të votave të numëruar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për kryetar të komunës së Shkupit, kandidatja e pavarur e përkrahur nga VMRO-DPMNE, Danella Arsovska ka 37,20 për qind të votave, ndërsa kandidati i LSDM-së Petre Shilegov ka 34.97 për qind. Më pas është Pero Georgievski nga E Majta me 8.55%, Arben Shaqiri nga PLD-DOM me 4.08%, Ana Petrovska nga Qyteti i Gjelbër Human me 3.90% dhe Aleksandar Tortevski nga Parti Yte me 1.07%.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare ka publikuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale për komunën e Strugës dhe Dibrës. Prej votave të përpunuara në gjithsej 101 vendvotime në Komunën e Strugës, kandidati i BDI-së, Ramiz Merko ka fituar 10.956 vota, respektivisht 40,50 për qind të votave. I dyti renditet Idri Istrefi nga ASH-AAA me 34,82 për qind të votave, përkatësisht me 9,421 vota të fituara. Sipas rezultateve, kandidati i BDI-së dhe ASH-AAA-së shkojnë në balotazh. Këto dy parti gjithashtu do të garojnë në raundin e dytë edhe në Dibër, ku nga votat e përpunuara nga gjithsej…

Lexo më Shumë

Në konferencën e pasdites për mediat të organizuar nga Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski pati raport joprofesional dhe nënçmues ndaj një pjese të gazetarëve në pjesën kur tentonte t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, thuhet në kumtesën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Nga SHGM-ja theksojnë se Dashtevski nuk ka dhënë një përgjigje konkrete në pyetjen e gazetarëve nga një gazetare lidhur me njoftimin për vazhdimin e afatit për votim pas orës 19 si edhe për njoftimin për shtyrjen e heshtjes zgjedhore dhe sipas tyre, ai në vend se të përgjigjej konkretisht ka pasur debat verbal me…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për komunën e Bërvenicës z.Enver Pajaziti sapo ka deklaruar se sipas rezultateve preliminare ai shkon në rrethin e dyte siç duket në garë me VMRO-në. Pajaziti ka falenderuar të gjithë banorët e Bërvenivcës për mbështetjen e dhënë dhe ka ftuar faktorin shqiptar që ashtu edhe sipas kodeksit të nënshlruar të unifikojnë votën e tyre në rrethin e dytë.

Lexo më Shumë

Nga rezultatet e para jozyrtare, për komunën e Dibrës thuhet se Bekim Pocesta i koalicionit Aleanca & Alternativa është në epërsi ndaj Hekuran Dukës së BDI-së edhe atë me rezultat 1993 kundrejt 1653 votave të Dukës. Sipas rezultateve paraprake i bie që Bekim Pocesta është fitues nga rrethi i parë./ Fol.mk/

Lexo më Shumë

Kanë filluar të arrijnë rezultatet e para në KSHZ nga qendrat e votimeve, por këto nuk janë relevante, pasi kemi të bëjmë me një numër relativisht të ulët. Për aq sa kanë arritur, në vendvotimet shqiptare udhëheq BDI-ja. Për Momentin BDI-ja udhëheq në Likovë, Bogovinë, Çair, Pllasnicë, Dibër etj.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokatik për Integrim e para edhe në Komunën e Zhelinës, Fatmir Izairi fiton bindshëm kundrejt tre kandidatëve tjerë, shkruan TetovaSot. Këtë e ka konfirmuar zëvëndëskryeministri Artan Grubi përmes rrjettit të tij social. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=415341149955409&set=a.262689908553868&type=3

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski, pas mbarimit të procesit zgjedhor, në konferencë për shtyp, deklaroi se për problemet me aparatet për identifikim biometrik, gjegjësisht “fingerprint”, kanë paralajmëruar, megjithatë kjo ka qenë kërkesë e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk. “Sot ishim dëshmitarë të sfidave për gjurmët e gishtërinjve dhe kjo ishte diçka që pritej dhe për të cilën kemi treguar në periudhën e kaluar, ky ishte kusht i VMRO-DPMNE. Ne e pranuam që zgjedhjet të jenë tërësisht kredibile dhe askush të mos i kontestojë”, tha Nikollovski. Ai theksoi se të dhënat e para garantojnë se LSDM dhe koalicioni “Komuna ime” do…

Lexo më Shumë

Mësohen rezultatet nga disa fshatra në komunën e Strugës. Veleshtë Idri Istrefi- 1462 Ramis Merko-679 Abdullah Qazimi- Samir Murtezoski- Dimçe Shipinkarovski: … *** Llozhan Idri Istrefi- 104 Ramis Merko-30 Abdullah Qazimi- Samir Murtezoski- Dimçe Shipinkarovski:170 Frëngovë Idri Istrefi- 329 Ramis Merko-429 Abdullah Qazimi- Samir Murtezoski- Dimçe Shipinkarovski: Zhepin Idri Istrefi- 44 Ramis Merko-61 Abdullah Qazimi- Samir Murtezoski- Dimçe Shipinkarovski:

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE janë shprehur se janë të kënaqur me daljen e qytetarëve në votime. Ata thanë se në zgjedhje ka pasur shumë parregullsi. “Kemi vërejtur shkelje të heshtjes zgjedhje, kërcënime nga ana e funksionarëve, keqpërdorim të resurseve partiake, kemi dyshime për blerje të votave. Incident fizik mbi gazetarë në Prilip. Kemi informacione për ‘tren bullgar’ për këtë kemi informacione”, kanë deklaruar nga VMRO-DPMNE. Ata thonë se presin rezultat të mira në këto zgjedhje lokale. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë Nazmi Dauti, ka njoftuar se procesi i votimit në Komunën e Tetovës, është mbyllur në kohë. Ai tha se nuk ka pasur parregullsi të mëdha, përveç rasteve kur nuk kanë funksionuar aparatet për lexim të gjurmëve të gishtërinjve, ndërsa shtoi se kanë intervenuar menjëherë, raporton Telegrafi Maqedoni. Ndërkohë siç njoftojnë nga KSHZ dalja në Komunën e Tetovës deri në ora 18:30, është 41.30 përqind. Nga KSHZ njoftuan se në disa vendvotime në territorin e RMV-së procesi do të vazhdojë edhe pas orës 19:00, ndërsa i ftuan mediat dhe partitë politike të përmbahen dhe…

Lexo më Shumë