Mot i ndryshueshëm dhe jostabil, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima Moti do të jetë I ndryshueshëm dhe jostabil, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të lig me erë të përforcuar dhe dukuri të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 21 ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26 deri 32 gradë. UV=7 Në Shkup, moti do të jetë I ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, posaçërisht deri në orët e…
Author: Hamdi Kumanova
Në aeroportin ndërkombëtar në Shkup, mbrëmë rreth tridhjetë qytetarë tanë të cilët pas evakuimit nga Afganistani u akomoduan në bazën ushtarake të SHBA-së në Doha të Katarit, pas transferimit të suksesshëm nga Stambolli i Turqisë. Siç kanë deklaruar dy prej atyre, ata kanë punuar në bazën ushtarake në afërsi të aeroportit në Kabul dhe janë tërhequr me kohë prej atje së pari në Doha, ku më pas me ndihmën e ambasadorit tonë Shaban Jashari në këtë qytet kanë arritur të largohen për në Stamboll dhe prej atje në Shkup. “Evakuimi ka kaluar në rregull. Na ka evakuuar ushtria amerikane nga…
Australia u rekomandon qytetarëve të mos udhëtohet në Maqedoni për shkak të coronavirusit, zjarreve, ajrit të ndotur dhe sulmeve të mundshme terroriste. Maqedonia është shënuar si vend me rrezik të lartë nga coronavirusi. Këtë rekomandim e thotë faqja australiane “Smart Travel”. Nëse dikush vendos të udhëtojë, ka rekomandime se çfarë duhet të bëhet dhe si duhet të sillen qytetarët e Australisë. “Mund të ketë protesta qytetare që mund të çojnë në dhunë. Shmangni ato. Mund të ketë edhe sulme terroriste, madje edhe në vende ku ka shtetas të huaj. Mund të ketë vjedhje të vogla në aeroport ose në qytetet…
Mbetet ende dilemë se si do të votojnë rreth 40 mijë qytetarë, letërnjoftimet e të cilëve u ka skaduar afati, ndërsa për shkak bllokadës së ligji të ri, ata nuk mund të marrin letërnjoftime të reja. Nga VMRO DPMNE thonë se shteti po bënë lojë me inteligjencën e popullit dhe se kjo është e papranueshme. “Po kërkojnë alibi. Çka, edhe një muaj nuk do të kemi letërnjoftime!? Zgjedhjet janë edhe 2 muaj. Ata që tani e dinë që nuk do të ketë letërnjoftime. Absolutisht është e pa pranueshme. Le t’i përvjelin krahët. Le të bëjnë tender siç duhet dhe le…
Gjermania e ka riklasifikuar Maqedoninë si zonë me rrezik të lartë për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus, me çka nga 22 gushti do të ketë rregulla të reja për hyrje në Gjermani. Personat mbi moshën 12 vjeç të cilët janë të imunizuar plotësisht me vaksinë të miratuar nga Gjermania janë të lirë të hyjnë në vend, pavarësisht nga qëllimi i udhëtimit. Pjesa tjetër do të jetë në gjendje të hyjë në Gjermani vetëm nëse kanë arsyen e nevojshme, por së pari do të duhet të shkojnë në karantinë dhjetë ditore. Test PCR mund të kryhet jo…
Më 20.08.2021 rreth orës 07.15 në rrugën rajonale nga Shkupi drejt fshatit Tanushë, në afërsi të fshatit Brodec, nga nëpunësit policorë të Stacionit Policor Tanushë, janë arrestuar A.A.(38) dhe E.E.(29) të dy nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “tregti e palejuar”. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit në automjetin transportues “Fiat dukato”, me targa të Shkupit, me shofer A.A., në të cilin bashkudhëtar ka qenë E.E. është kapur sasi e madhe e prodhimeve të cilat të denoncuarit i kanë transportuar pa poseduar dokumentacionin adekuat, pa deklaracion të prodhimeve dhe…
Sot (20.08.2021) pjeëstarët e Njësitit për Sistemim të Shpejtë në hapësirat e Qendrës Policore “Gjorçe Petrov” morën pjesë në aksionin për dhënien e gjakut, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Komunës Karposh dhe Institutit për Mjekësi Transfuziologjike nga Shkupi. Në aksionin për dhënien e gjakut i cili ishte organizuar me rastin e jubileut të ardhshëm, 20-të vjetori i formimit të Njësitit, në mënyrë aktive morën pjesë 35 pjesëtarë të Njësitit për Sistemim të Shpejtë.
Analiza dyjavore e Ministrisë së Shëndetësisë tregon se vetëm 15 % e të infektuarve nga koronavirusi kanë qenë të vaksinuar me dy doza vaksine. Në periudhën nga 06.08 deri më 19.08.2021 në territorin e shtetit 9 881 qytetarë janë infektuar nga koronaviorusi. Prej rreth 10 mijë të infektuarve 1 507 kanë qenë të vaksinuar. MINISTRIA E SHËNDETËSISË Sipas statistikave dy javore, 8 374 qytetarë të infektuar nga Covid 19 nuk ishin të vaksinuar. Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë të vaksinuar është 91%, ndërsa vetëm 9% e të gjithë 724 pacientëve të shtruar aktualisht janë plotësisht…
VMRO-DPMNE-ja opozitare shpalosi edhe 19 kandidatë, që do të garojnë për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor. Ndërsa paraprakisht pati shpalosur edhe 25 të tjerë, por ende nuk është bërë i njohur garuesi për Qytetin e Shkupit, që do të përballet me kryetarin aktual nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov. Sipas nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovskit karakterisitka kryesore është që pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, të pakorruptuar dhe emra të ri që siç thotë do të sjellin energji të re dhe entuziazëm për më tepër punë dhe shumë suksese në zhvillimin e komunave.…
Përkeqësohet situata me virusin në Tetovë.Nëntë të vdekur dhe 124 janë në oksigjen Nëntë persona të vdekur në Tetovë. Ky është bilansi për 24 orët e fundit nga virusi Covid 19 që e bën akoma më shqetësuese situatën. Nga Spitali i Tetovës apeluan për kujdes maksimal për shkak të infektimeve të shumta nga kjo valë e re e katërt nga virusi vdekjeprurës. Ata konfirmuan edhe të dhënat e fundit rreth situatës me pandeminë në këtë qytet .Gjithsej në oksigjen janë 124 persona prej tyre ka edhe të vaksinuar me një dozë që janë gjithsejt 13. Të vaksinuar me dy doza…
Prej sot në Kovid qendrën është transferuar edhe reparti kirurgjik pranë Spitalit të Përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar në Dibër, ku aktualisht janë shtruar dhjetë pacientë. “Rritja e vazhdueshme e të infektuarve me Kovid-19 dhe nevoja për mjekimin e tyre spitalor e mbushi plotësisht kapacitetin e qendrës Kovid, e cila që nga nëntori i vitit të kaluar, funksionon në ambientet e repartit të brendshëm. Ne kemi 20 pacientë këtu dhe shtretërit e spitalit janë plot, për shkak të të cilëve nga sot po i shtrojmë pacientët me Kovid në repartin kirurgjik, konfirmoi për MIA-n, Bali Alili drejtori i spitalit. Ai…
Mali i Zi ka njoftuar se hyrja e qytetarëve të rajonit në këtë vend mbetet i pakushtëzuar dhe se në kufijtë malazez nuk kërkohet asnjë dokument që lidhet me pandeminë, përfshirë testin e koronavirusit apo certifikatën e vaksinimit. Hyrja e pakushtëzuar vlen për banorët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe për qytetarët malazez që udhëtojnë nga këto vende. Më herët Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Kosovës, në faqen e saj në Facebook ka njoftuar për vendimin e Malit të Zi duke thënë se “për të hyrë në Malin e Zi secili qytetar…

