Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Ushqimit. Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, tha se manifestimi i kësaj dite ka për qëllim sensibilizimin e opinionit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin e individit. “Është viti i tretë që ne si Universitet dhe fakultet, në bashkëpunim me fondacionin Albiz, shënojmë Ditën Botërore të Ushqimit, datë që përkon me formimin e organizatës botërore të ushqimit dhe bujqësisë, e themeluar në vitin 1945, kurse nga viti 1981 çdo vit përkujtohet me aktivitete të ndryshme dhe me moto…
Author: Hamdi Kumanova
Pensionistët do të mund të përdorin fondet nga pensioni i tetorit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar nga 26 tetori, ndërsa pagesat me para në dorë e pensioneve për ata që nuk përdorin kartat e pagesës do të bëhet nga 26 deri më 29 tetor. “Sot, Qeveria rishikoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për tetor 2021, dhe udhëzoi Fondin e Sigurimit të Pensioneve të Maqedonisë së Veriut që të dorëzojë të dhënat për pensionet në bankat komerciale jo më vonë se 25 tetor 2021. Me këto rekomandime, bankat komerciale do të sigurojnë që pensionistët të jenë…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme solli vendim për ndryshime dhe plotësime të protokolleve për Kovid19 sa i përket punës së objekteve gastronomike. Me këto ndryshime dhe plotësime ndërpritet kufizimi i numrit të personave të ulur në një tavolinë kafiterie, restoranti apo restoranti të hoteleve, si në ambient të hapur ashtu dhe në ambient të mbyllur. Në mënyrë shtesë është hequr edhe kufizimi i numrit të mysafirëve në hapësirat e mbyllura dhe të hapura të objekteve gastronomike. Me ndryshimet e fundit mund të shfrytëzohet më së shumti 50% e kapacitetit të objekteve. Për organizimin e ahengjeve tjera…
Rezultatet në rrethin e dytë për Qytetin e Shkupit do të varen nga ridestinimi i votave të cilat në rrethin e parë i morën kryesisht tre kandidatët, Pero Georgievski nga “E Majta”, kandidatja e pavarur Ana Petrovska dhe Arben Shaqiri nga Partia Liberal Demokrate dhe Ripërtëritja Demorkatike e Maqedonisë. Megjithatë, asnjëri prej tyre, të paktën publikisht, nuk bërë thirrje publike për mbështetjen e kandidates së pavarur e cila ka edhe mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe opozitës shqiptare, Danella Arsovska apo kandidatit të LSDM-së Petre Shilegov. E Majta thotë se është herët për të vendosur. “E Majta” “Është shumë herët për…
Testimi i nxënësve për koronavirus do të filloj të martën. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se skriningu në Shkup do të realizohet vetëm në shkolla të mesme apo 9 prej tyre, ku pritet të përfshihen 258 nxënës. Në qytete të tjera, skriningu do të realizohet edhe në shkolla fillore. – Advertisements – Testimi i nxënësve do të kryhet në hapësirën e përcaktuar nga shkolla dhe do të zgjas më pak se një minutë. I njëjti është i sigurt, pa dhimbje, me marrjen e brisit në fyt dhe hundë – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se…
Ministria e Shëndetësisë informon se Komiteti Kombëtar për Imunizim ka sjellë vendim, me të cilin rekomandon që qytetarët të cilët janë vaksinuar dhe rivaksinuar me vaksinat kinez, dozën e tretë mund ta marrin tre muaj pas pranimit të dozës së dytë. “Vaksinimi me dozën e tretë mund të bëhet me vaksinën e prodhuesit Pfizer, pa termin në cilën do pikë vaksinimi në vend. Për qytetarët që kanë marrë lloj tjetër vaksine, Pfizer, Astra Zeneka ose Sputnik V, doza e tretë e vaksinës mund të jepet 6 muaj pas pranimit të dozës së dytë”. “Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që…
Në zgjedhjet e dy dite më parë, LSDM ka shënuar rënie historike të votave të fituara. Në rrethin e parë partia e drejtuar nga Zoran Zaev ka marrë 238 mijë e 31 vota për listat për këshilltarë ose mbi 182 mijë vota më pak në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017, kur social demokratët kishin marrë 420 mijë vota. Ndërsa vitin e kaluar në zgjedhjet parlamentare LSDM bashkë ke koalicionin e saj “Mundemi” ka marrë 327.408 vota. Rënie të numrit të votave ka shënuar edhe VMRO DPMNE-ja, pavarësisht se ka fituar më së shumti komuna. Në zgjedhjet lokale…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me partnerët e koalicionit. Pas përfundimit të takimit ai ka thënë se zgjedhjet kanë treguar pakënaqësi ndaj punës së pushtetit. Sipas tij, votuat e opozitës treguan se qëllimi i tyre është ndryshimi i pushtetit dhe e ardhme e re për vendin. “Për këtë i bëj thirrje opozitës së bashkuar. Së bashku deri tek qëllimi për të ardhme më të mirë. Çdo dallim i joni në opozitë është më i vogël se sa qëllimi i përbashkët që ta rrëzojmë nga pushteti këtë qeveri që të mund Maqedonia të shkojë…
“Në lidhje me rastin e sotëm në Kumanovë, ku është ndaluar makina Renault, e drejtuar nga M.D, ju njoftojmë se MPB e ka angazhuar Departamentin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale për zbardhjen e plotë të rastit. MPB nuk do të lejojë asnjë presion, veprim joligjor ose keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Kështu thonë nga MPB, në lidhje me rastin kur zyrtarët policorë e ndaluan sot kryetarin aktual të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në rrugën “Leskovacka” në Kumanovë. Ndërsa në një lidhje live në Facebook, Dimitrievski tha se është ndjekur për një kohë nga makina e policisë dhe më…
Deri më tani, asnjë paraqitës i listës së kandidatëve për Zgjedhjet lokale nuk ka paraqitur ankesa në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në lidhje me procedurën e votimit dhe procedurën e përmbledhjes dhe përcaktimit të rezultateve të votimit. Sipas informacioneve të KSHZ-së, nga ankesat e paraqitura për mbrojtjen e votës personale, 217 u pranuan ditën e zgjedhjeve.
Mbrëmë rreth orës 21:30 në Stacionin Policor të Gostivarit, është thirrur personi E.J. (44) nga Gradeci i Gostivarit, duke vepruar në bazë të raporimit se në mbrëmjen e 17/18 tetorit, rreth orës 21:00, gjatë festës me armë zjarri ka qëlluar përpara selisë së një partie politike në Negotinë të Pollogut. Inspektim ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar. Në vendin e raportuar janë gjetur dhe marrë për ekspertizë dy gëzhoja plumbi kurse prej personit E.Ј. është konfiskua gjithashtu për ekspertizë dhe një pistoletë që e posedonte me licencë.
Në ditën Botërore të Ushqimit qytetarët ankohen për cilësinë e prodhimeve. Ata thonë se për dallim nga më herët në treg gjithnjë e më shumë ka fruta e perime pa shije dhe me cilësi të dyshimtë. – Advertisements – “Kalben shumë shpejt, edhe pemët madje kalben shpejt se di përse. Kur i konsumojmë si plastik me qenë pikërisht si plastik, sidomos domatet, specat, nuk janë të shijshme aspak. E shohim s`janë të shëndetshme por ja sërish duhet të blejmë”. “Se kanë shijen normale, zakonisht trangujt në pranverë, por edhe në vjeshtë më shumë i blejmë po se kanë shijen e…

