Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Ushqimit. Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, tha se manifestimi i kësaj dite ka për qëllim sensibilizimin e opinionit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin e individit. “Është viti i tretë që ne si Universitet dhe fakultet, në bashkëpunim me fondacionin Albiz, shënojmë Ditën Botërore të Ushqimit, datë që përkon me formimin e organizatës botërore të ushqimit dhe bujqësisë, e themeluar në vitin 1945, kurse nga viti 1981 çdo vit përkujtohet me aktivitete të ndryshme dhe me moto të ndryshme. Këtë vit motoja është “veprimet tona janë e ardhmja jonë”. Në një njoftim për shtyp, FAO njofton se : Dita botërore e ushqimit nuk ka qenë më kritike se sot, kur më shumë se tre miliardë njerëz, afër 40% e popullsisë së botës, nuk mund të përballojnë një dietë të shëndetshme. Ndikimet e pandemisë Covid-19, ndryshimet klimatike, kanë sjellë një krizë të re ushqimore, rreth 55 shtete kanë hyrë në emergjencë humanitare. Po ashtu, i sugjeroj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që në lëndët shkollore të përfshihet edhe lënda e nutricionizmit ” tha Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi.
Pronari i kompanisë së suksesshme Dauti Komerc, z. Xhemali Dauti, e uroi Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit për shënimin e Ditës Botërore të Ushqimit, duke theksuar se Universiteti i Tetovës është pasuri kombëtare dhe shoqërore, duke vënë theks të veçantë te bashkëpunimi i ndërsjellë që kanë dhe do të kenë edhe në të ardhmen. “Ne si kompani në retrospektivë 30-vjeçare jemi marrë me ushqimin dhe jemi përkrahës të ngritjes së kapaciteteve kadrovike. Segmenti kryesor është menaxhimi i ushqimit nga prodhimi deri te konsumatori. Ne duhet të fokusohemi në raportin e kompanisë tonë me fakultetin dhe studentët. Jemi çdo herë të hapur për bashkëpunim, për punë praktike. Ne kemi një diversifikim të veprimtarive tona, ku studentët atë që e mësojnë në teori, mund ta shohin në praktikë, si në pjesën e përgatitjes së ushqimit, paketimit etj. Kemi pjesën e keteringut dhe përgatitjes së ushqimit të gatshëm që servohet, kemi pjesën tjetër ku magazinohet, ruhet dhe menaxhohet ushqimi. Është momenti i mirë që studentët të vijnë dhe ta shohin se si ajo realizohet në praktikë. Jemi në disponim të bashkëpunimit permanent, mund të bëjmë edhe projekte të përbashkëta, e keni në dispozicion fondacionin Albis, ideja rreth edukimit të konsumatorit, një projekt më afatgjatë dhe më i gjerë ” tha pronari i kompanisë Dauti Komerc, z. Xhemali Dauti.
Për nder të Ditës Botërore të Ushqimit u mbajtën edhe dy ligjërata profesionale. Përmes platformës online “Skype” Prof. dr Midhat Jašić , nga Universiteti i Tuzlës, në Bosnjë e Hercegovinë ligjëroi mbi temën: “Te ushqyerit dhe Covid 19”.
I pranishëm ishte edhe doktoranti Joncer Naibaho i Universitetit të Shkencave të Natyrës dhe të Mjedisit Jetësor në Wroclaw (Vroclav ), i cili mbajti ligjëratë me temën: “Ushqimet funksionale”.
Data 07.07.2025
Aktuale
- Ndalohet qarkullimi për kamionët për shkak të zjarrit afër Bllacës, qarkullimi për veturat devijohet
- VLEN hap shtabin zgjedhor në Strugë, i jepet mbështetje kandidatit Mendi Qyra
- Një helikopter i MPB-së po ndërhyn për të shuar zjarrin afër pikës kufitare në Bllacë
- Evakuohen pacientët dhe personeli i Bardovcit, zjarr në oborrin e Spitalit Psikiatrik
- Aksident me vdekje, makina del nga rruga! Humb jetën një person, detajet e para
- Kujtova se hapet pishina, ata kishin bë parti?!
- Shqiptarët përbëjnë mbi 36% të lindjeve në Maqedoninë e Veriut
- MSH: Ka përfunduar faza e parë e rehabilitimit për 45 të lënduar në “Puls”