Drejtori i Kovid Qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini thotë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën pesë pacientë, ndërsa 14 të tjerë janë pranuar për mjekim në spital. “Viktima më e re është lindur në vitin 1972, rreth 49 vjet. Nuk kemi anajmnezë, por nuk kemi infromacion nëse ka qenë i sëmurë kronik. Gjithashtu kemi pranuar në spital edhe persona të rinj nga mosha 35 deri në moshën 45 vjeçare”, tha Nuredini. Ai shtoi se alarmi është në të kuqe dhe sëmundja i kap të rinjtë, kurse numri i kontrolleve me ambulancë mbetet ende i lartë. Ndryshe, në…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMNE-ja opozitare thotë se LSDM-ja ende nuk ka kandidatë për kryetarë komunash në komunat e mëdha pasi, sipas tyre, askush nuk dëshiron t’i humbas zgjedhjet. Ata pretendojnë se sipas sondazheve, LSDM-ja humb. “LSDM ende nuk ka kandidat për kryetar të komunës së Velesit sepse askush nuk dëshiron të jetë viktimë. Disa anëtarë të shquar tashmë kanë refuzuar udhëheqjen e LSDM-së sepse ata nuk duan të drejtojnë garë paraprakisht të humbur në Veles. Askush nuk dëshiron të shkojë në Prilep pa doreza garimi”, njoftojnë nga VMRO DPMNE. VMRO DPMNE-ja ballafaqohet me probleme me kandidatët, shprehen nga LSDM. Ata…
Sistemi shëndetësor në prag të kolapsit edhe në Kërçovë dhe Strugë. Mungesa e shtretërve të lirë dhe personelit mjekësor ka ngritur alarmin në këto dy zona që janë ndër qytetet më të prekura nga Covid-19 në vend. Në Spitalin e Kërçovës dhe të Strugës ka vetëm nga një infektolog. Sipas drejtorëve repartet infektive janë mbingarkuar dhe tani po përpiqen të gjejnë zgjidhje alternative. Në Kërçovë e mbushur është kovid qendra, ndërsa në repartin intern nuk kanë sistemi qendror të oksigjenit. Drejtori këtij spitali Stanko Trpevski thotë se do gjejnë bombola oksigjeni, por që janë më vështirë për personelin. Kemi nevojë…
Edhe pas pushimit kolektiv të gjykatës që përfundoi këtë javë, nuk dihet se kur do të rifillojë gjykimi i dyshes së BDI -së, Ejup Alimit dhe Ismet Gurit. Gjykata e Apelit, e cila i pranoi ankesat e tyre dhe rasti lidhur me parregullsitë zgjedhore në Çair, “Titanik 3” u kthye në fillim, ende punon në përfundimin e çështjes. “Rasti Titanik 3 nuk është kthyer nga Gjykata e Apelit Shkup”, njoftojnë nga Gjykata Penale. Me këtë, Gjykata Penale nuk mund ta caktojë seancën e parë dhe t’i thërrasë Alimin dhe Gurin në sallë. Ata Gjykata Themelore Shkupi 1, në mars të…
Pavarësisht se disa prodhime bujqësore tani janë në treg më çmime më të ulëta se disa muaj më parë, blerësit ankohet se të njëjtat vazhdojnë të jenë të shtrenjta krahasuar me të ardhurat e tyre mujore. Pandemia bëri që çdo shërbim të jetë më i shtrenjtë, ndërsa në rastin e prodhimeve bujqësore edhe temperaturat e larta kanë ndikimin e tyre negativ. Por si gjithmonë, ka edhe nga ata që çmimet nuk ju duken të kripura. “Në krahasim me vitin e kaluar, po. Bleva speca dhe domate. Në këtë periudhë domatet janë më shtrenjtë. Specat do thosha se nuk janë shtrenjtuar.”…
Për shkak të numrit të vogël të mysafirëve të huaj dhe për shkak të situatës aktuale me Kovid 19, shumë ciceronë turistikë në Ohër janë ende pa punë. Më të shumtë janë mysafirët vendas të cilët nuk kanë nevojë për ciceronë nëpër qytet, dhe numri i të huajve që vijnë në mënyrë të organizuar është shumë i vogël. Këta janë kryesisht turistë nga Polonia dhe Holanda. Rreth 2,500 persona do të mbërrijnë deri në tetor, që është pothuajse asgjë në krahasim me numrin e tyre dy vjet më parë, i cili ishte rreth 30,000. Duke qenë se ka 230 deri…
Studentët e Maqedonisë së Veriut që i plotësojnë kushtet për bursa studentore, mund të aplikojnë në kategori të ndryshme për të shfrytëzuar mbështetjen financiare nga bursat studentore të parapara për vitin akademik 2021/22. Për këtë vit akademik, në katër kategori të ndryshme janë të përfshira 3 mijë bursa. Në grupin e parë janë 1 470 bursa, në të dytën 900, në grupin e tretë 600, ndërsa në grupin e katër janë të parapara 30 bursa studentore. Vlera mujore e bursës për të tre kategoritë është 6 mijë denarë, vetëm kategoria e tretë (kimi, fizikë dhe matematikë) e ka vlerën mujore…
Shkollat fillore po përmbyllin përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor 2021-22. Drejori i shkollës fillore “Sami Frashëri” të fshatit Gllumovë të komunës së Sarajit, Hysni Mustafa ka mirëpritur vendimin që mësimi do të nisë me prezencë fizike. Por, shprehet i shqetësuar për zbatimin e konceptit të ri në arsim, që këtë vit të ri shkollor, për herë të parë do të nisë të zbatohet për klasën e parë dhe të katërt. – Advertisements – Konkretisht, smart tabelat që kërkohen ne si shkollë nuk e posedojmë asnjë prej tyre. Poashtu kemi vështirësi për klasat…
Nëpunës policorë nga SPB Kërçovë, dje në orën 18:00 afër vendit Krushinë, i privuan nga liria personat F.S.(34) dhe L.P.(37), që të dy nga Shkupi. “Gjatë kontrollit të automjetit ‘Opel Korsa’ me targa të Shkupit, me të cilin udhëtonin, është gjetur dhe marrë marihuanë. Ata u dërguan në SPB Kërçovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohet padi adekuate”, informoi zëdhënësi Stefan Dimoski.
Ndërmarrjet publike në Qytetin e Shkupit në katër vitet e kaluara kanë furnizuar më shumë se 130 automjete- mekanizim plotësisht me mjetet buxhetore të Qytetit të Shkupit, pa donacione dhe ndihmë, ka deklaruar sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Një pjesë e mekanizimit të furnizuar në Ndërmarrjet publike të qytetit sot është prezantuar në parkingun para Qendrës sportive “Boris Trajkovski” që siç tha Shilegovi, tregon se paratë publike të qytetit shpenzohen në prioritete të vërteta dhe nevojat e duhura për qytetin e Shkupit. “Shkupi ka nevojë për trafik më efikas, higjienë më efikase komunale dhe rregullim të gjelbërimit…
Dy turistët nga Maqedonia e Veriut, të cilët prej 6 vitesh kishin zgjedhur plazhin e Spillesë për të pushuar janë identifikuar. Top Channel raporton se bëhet fjalë për Damkovski 77 vjeç dhe Cvetko Mitanonovki, 79-vjeç, dy shokë të ngushtë nga Bitola që kishin ardhur bashkë me një grup prej 52 personash për të shijuar bregdetin shqiptar. Pasi kishin konsumuar drekën, 3 prej tyre ata u futën në det, por vetëm njëri arriti të dilte gjallë. Njëri prej viktimave, 79-vjeçari Cvetko Mitanonovki vuante nga sëmundje të zemrës. Për tre pushuesit kjo ishte dita e 4 që qëndronin në Spille./TCh
Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, disa ditë më parë në një dalje për media paralajmëroi se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ASH-ja mund të ketë bashkëpunim edhe me VMRO-DPMNE-në. Megjithatë, Taravari në një kolumnë të tij shkruan se ky paralajmërim, u ka vënë flakën shumë partive, duke shtuar se BDI-ja po digjet fare nga bashkëpunimi i mundshëm mes ASH-AAA dhe VMRO-DPMNE-së. “Para disa ditësh, dola në një konferencë për shtyp ku ndër të tjera fola edhe për zgjedhjet lokale që priten të zhvillohen këtë tetor. Në këtë kontekst unë paralajmërova se ndoshta një nga bashkëpunimet eventuale…

