Ministrat e mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të Aleancës gjatë takimeve dyditore të Këshillit Veriatlantik i miratuan qëllimet e aftësive për Maqedoninë e Veriut, për herë të parë pas anëtarësimit të vendit tonë në Aleancë, kumtoi Ministria e Mbrojtjes. Qëllimet e aftësive, theksojnë, e tregojnë drejtimin në të cilin do të zhvillohen forcat dhe kapacitetet e armatave të NATO-s. Ata janë pjesë e procesit të planifikuar të Aleancës dhe vendeve anëtare dhe detyra e tyre bazë është që ta përforcojnë mbrojtjen kolektive të NATO-s. “Ky proces mundëson që vendet anëtare mes vete të mbështeten dhe të ndihmohen në përballjen me…
Author: Hamdi Kumanova
130 kompani nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Sllovenia ofrojnë mbi 500 vende pune në suaza të online Panairit më të madh rajonal për punësim i cili do të jetë i hapur deri më 20 tetor dhe i qasshëm 24 orë. Në konkurset mund të paraqiten personat me dhe pa përvojë pune. Ekonomistë, juristë, profesorë për mësim klasor në gjuhën maqedonase dhe shqipe, psikologë ose gjithsej 135 605 kërkues aktiv të punës janë të evidentuar në APRM deri më 30 shtator të këtij viti. TË PAPUNËSUAR SIPAS MOSHËS 28 550 Persona janë të moshës deri më 29 vjeçe 54…
Siç duket problemi me qentë endacak nuk po ka zgjidhje në Çair edhe pse Visar Ganiu doli me planin 0 qenë endacak..perseri një turmë e madhe çdo ditë shihet nēper gjitha vendbanimet e komunës së Çairit. Ja edhe një shembull tjetër sot ku çdo vend gjendet nga një qen endacak, kështu lirshëm shetiten nëpër qarshinë e Shkupit. FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare
Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickovski bën thirrje për një front të gjerë opozitar, bashkëpunim të gjerë dhe formim të një shumice të re parlamentare. “Ne të gjithë duam të jemi pjesë e familjes evropiane dhe dhe partive të vogla politike që janë pjesë e koalicionit qeverisës i shtrijmë dorën për t’u bashkuar me ne”, tha Mickoski. “Të formojmë një shumicë të re parlamentare. I bëj thirrje të gjitha partive më të vogla që janë pjesë e koalicionit LSDM-BDI të mendojnë për të ardhmen dhe të shohin nëse duan të qëndrojnë në atë shoqëri apo të vijnë te forcat progresive”, ka…
I pyetur nga TV21, lideri i LSDM Zoran Zaev ka bërë të ditur se në Tetovë dhe në komunat tjera ku garojnë në rrethin e dytë dy partnerë të koalicionit, LSDM nuk do të bëjë thirrje për asnjërin nga ata por do të lë simpatizantët e saj të vendosin në bazë të bindjeve personale. “Kur do të jemi me dy partnerë të koalicionit, normale është se përkrahësit tanë vendosin lirshëm. Askush nga ne votuesit tanë nuk i mban në xhep. As që ka kontroll ndaj tyre dhe diçka të ngjashme. Ne mund t’i tërheqim me programet tona, me kandidatët tanë…
Komisioni Kundër Korrupsionit nuk do të hap rast për 160 marrëveshjet e mbështetjes financiare të nënshkruara midis qeverisë dhe kompanive të sektorit privat, vetëm tre ditë para raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Kjo ankesë iu dorëzua komisionit nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, por komisioni vlerësoi se gjithçka është sipas ligjit, i cili lejon përfundimin e marrëveshjeve në prag të zgjedhjeve, por jo pagesën e fondeve. “Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për pagesë të jashtëzakonshme, por për përmbushjen e një detyrimi të parashikuar ligjërisht nga Qeveria, për dhënien e një të drejte ligjore subjekteve, në bazë të një ligji të miratuar,…
Nga selia e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut është deklaruar lideri i saj, Zoran Zaev. Fokusin e ka vendosur në informacionet e fundit se gjoja do të ketë shumicë parlamentare, bazuar kjo në rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Zaev thotë se shumica aktuale parlamentare është stabile dhe e bashkuar, vazhdon rrugën drejt Bashkimit Evropian. “Falenderoj partnerët e koalicionit të cilët sot, gjatë ditës, treguan qartë se mbetemi bashkë janë të përkushtuar për rrugën drejt BE-së që shteti të vazhdojë të ecë parë. Në këto momente është shumë me rëndësi që të jemi të bashkuar në përmbushjen e…
Gjashtëdhjetë e tetë nxënës nga 69 nxënës të planifikuar nga shkolla e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup janë negativë për Covid-19, treguan rezultatet e skriningut që u zhvillua sot në atë shkollë. Skriningu u krye sot në Shkollën e Mesme Mjekësore “Pançe Karagjozov”. “Ne kishim pëlqimin e prindërve dhe me këtë ne ishim në gjendje të jepnim pëlqimin për të testuar nxënësit tanë. Nisma e skriningut Covid-19 është e mirë si për ne ashtu edhe për nxënësit tanë, për t’u siguruar që ato janë negative për sigurinë tonë. Për të gjithë nxënësit e testuar, rezultatet u publikuan nga punonjësit…
Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, sot në konferencë për shtyp, së bashku me euroambasadorin David Geer, prezantuan raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2021. Në fjalimin e tij, Dimitrov tha se raporti i KE-së për RMV-në është i qartë dhe se edhe në sfida serioze, shteti ka mbajtur gatishmërinë e lartë për anëtarësim në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Mesazhi kryesor politik i raportit të këtij viti të Komisionit Evropian është se ne vazhdojmë të përmbushim kushtet për hapjen e negociatave të pranimit, se autoritetet po demonstrojnë publikisht angazhimin e tyre të vendosur ndaj përparimit të…
Shumicë e re parlamentare pa BDI-në dhe LSDM-në deri në fund të vitit, paralajmëron Zeqirija Ibrahimi nga koalicioni Alternativa-Aleanca për Shqiptarët. Ibrahimi në Emisionin Debativ në TV Shenja theksoi se numrat e zgjedhjeve lokale kanë lëkundur koalicionin qeveritar. Disa parti pjesëmarrëse në koalicion tashmë janë gati të kalojnë në anën tjetër sipas tij. Zeqirija Ibrahimi, Alternativa “Në pushtetin që do të jemi ne me VMRO-në dhe partitë e tjera më të vogla nuk ka vend për BDI-në. Eventualisht atje tash po flitet për përçarje të brendshme, nëse do të ikë ndonjë deputet dhe të kalojë këndej. Nuk e dimë se…
Tetovari i cili e humbi jetën në fatkeqësinë e komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë pësoi kur dy automjete u ndeshën, e më pas goditën dy automjete të parkuara. Së pari u ndeshën me automjetin “golf” dhe automjetin ngarkues “mercedes”, pas çka e goditën automjetin “opel zafira” dhe automjetin “pezho”, të cilët ishin të parkuar. Tashmë i ndjeri F.R.(45) ka qenë bashkëudhëtar në automjetin “pezho”, të cilin e drejtonte E.K.(27), ndërkaq ishin të parkuar për shkak të defektit në automobil. “Në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë këmbësori F.R.(45) nga Tetova, i cili paraprakisht ka qenë bashkëudhëtar në automjetin ngarkues ‘pezho’, lëndime të…
Sekretari për Marrëdhënie me Publikun i Alternativës Zeqirija Ibrahimi foli edhe për matematikat e partive politike për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Konkretisht për Tetovën, ai tha se votuesit e Alternativës janë të lirë të votojnë sipas bindjes së tyre, ndërsa deri tani nuk ka një vendim të përbashkët të koalicionit për përkrahjen e ndonjërit kandidat. “Asnjë parti nuk i ka votuesit në shportë që shkon ia jep kandidatit tjetër. Bile më duket ofenduese të flasim ne se ne ia japim votat tona atij ose tjetrit. Aq më tepër dikush që nuk jeton në atë komunë të flasë në…

