Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Federal për bursa për studentë të huaj të Qeverisë së Zvicrës për vitin akademik 2022-2023 do të ndajë 20 deri në 30 bursa për të rinj me kualifim të lartë nga fusha të ndryshe të cilët do të vazhdojnë shkollimin si hulumtue, studime në doktoraturë dhe pas doktoraturës në universitetet e Zvicrës. KOnkursi është i hapur nga 1 gushti 2021, ndërsa afati për apliki është nga 12 nëntori 2021 përmes Ambasadës së Zvicrës në Shkup. Bursat nuk vlejnë për studime në magjistraturë dhe studime speciale. Detaje më të hollësishme për tre llojet e bursave që vlejnë për shtetasit e…

Lexo më Shumë

Varianti Delta përhapet më lehtë sesa variantet e tjera të virusit korona edhe ndër personat e vaksinuar kundër Covid-19. Prandaj ekspertët rekomandojë edhe më tej mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike. Raportet nga vende të ndryshme po konfirmojnë frikën e shkencëtarëve sipas të cilëve varianti Delta që u përhap me shpejtësi të frikshme në prill dhe maj 2021 në Indi ka më shumë të ngjarë se variantet e tjera që të përhapet ndërmjet personave të vaksinuar. Të dhënat nga testet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Singapor tregojnë se personat e vaksinuar që infektohen…

Lexo më Shumë

Gjithsej 90 lavatriçe, 86 automjete dhe 19 copë pajisje kompjuterike gjatë këtij viti ka ndarë Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar edhe atë më shumë organeve shtetërore, fondeve, agjencive dhe drejtorive. Në vijim është edhe aksioni për donacion të lavatriçeve dedikuar institucioneve publike shëndetësore, burgjeve dhe kopshteve, ka deklaruar për MIA-n, drejtori i Agjencisë, Faton Asani. Ai ka thënë se gjatë pandemisë, si dhe në përgjithësi, Agjencia ka ndarë sasi të konsiderueshme të rrobave, mallra të ndryshëm, këpucë, pajisje kompjuterike, vegla, kondicionerë dhe materiale të tjera, pëlhurë për prodhimin e maskave mbrojtëse, perde për kopshtet, rekuizitë për amvisëri, pajisje…

Lexo më Shumë

Mjeku Igor Nikollov nga Komisioni i Shëndetësisë në OBRM-PDUKM thotë se në këtë valë të katërt të coronavirusit, ai dhe kolegët e tij nuk shohin qartësisht se cili është plani. SIpas tij, ndjesia e përgjithshme është se po hymë në diçka, ndoshta më të përgatitur, por jo edhe aq sa duhet për shkak të ndjesisë së mosorganizimit dhe planit jo të mirë. “Ndalohen pushimet e kolegëve dhe personelit mjekësor që nuk ka pushuar për dy vite dhe nëse ishin të gatshme ekipet, nëse ishin të përgatitura rotacionet kjo duhej të planifikohej dhe të mos ketë ndalesë në atë se çfarë…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka vendosur për shitjen e aksioneve të klubit të futbollit Vardar, ekip i cili vitin e kaluar u eliminua nga Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut. “Një nga pikat më të rëndësishme që do të diskutohen në Këshillin e Qytetit të Shkupit është edhe propozim-vendimi për dhënien e pëlqimit për shitjen e aksioneve dhe pakon menaxhuese nga Shoqata për aktivitetet sportive Ekipi i Futbollit Sh.A. Vardar”, deklarojnë nga Qyteti i Shkupit. Pronari i ri i ekipit, “Blu Skaj investments”, ka nënshkruar tashmë kontratë me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov., i cili kishte sqaruar që…

Lexo më Shumë

Brenda dy javëve të kaluara në rajonin e Gostivarit jetë humbën 28 persona si pasojë e virusit korona. Janë dy ditë që karakterizohen për nga numri më i madh i vdekjeve. Me 14 dhe 19 Gusht Ministria e Shëndetësisë njoftoi për nga katër raste. RASTE TË VDEKJEVE: 21.08.2021 – Gostivari (57, 72 dhe 80 vjeç) 3 20.08.2021 – Gostivari (63 dhe 74 vjeç) 2 19.08.2021- Gostivari (66, 66, 67, 69 dhe 71 vjeç) 4 18.08.2021 – Gostivar (53, 69 dhe 77 vjeç) 3 17.08.2021 – Gostivar (57 dhe 58 vjeç) 2 16.08.2021 – Gostivar (54, 69 dhe 78 vjeç) 3…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike nesër prej orës 8:00 deri në orën 12:00 do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Zagrebska”, nënrruga 1, në Komunën Qendër. Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja bëhet për shkak të kryerjes së punëve tashmë të caktuara nga EVN Maqedoni.

Lexo më Shumë

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në Vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 45 deri 60 minuta, përderisa në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM. Komunikacioni në rrugët e shtetit, informojnë nga LAMM, po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë vende-vende të lagështa.

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov thotë se në Maqedoni gjatë kësaj periudhe ka pasur raportime të rreme për zjarre. Telefoni falas për raportim të zjarreve 193 nuk ka pasur të ndalet, ndërsa mes tyre ka pasur edhe raportim të rremë. Angellov thotë se përderisa për çdo ditë kanë qenë në terren me të gjitha ekipet kompatente, të cilët siç tha ai “jepnin gjithçka nga vetja për t’i shuar zjarret”, ka pasur edhe lajme të rreme me çka kanë penguar aktivitetet që janë ndërmarrë në shuarjen e zjarreve. Ndryshe, në Maqedoni periudhën e fundit ka pasur disa…

Lexo më Shumë

Libri i parë digjital i cili do t’i bashkëngjitet konceptit të ri për arsimin fillor në Maqedoninë e Veriut, do të jetë libri i lëndës Shkencat Natyrore për klasën e katërt. Ministria e Arsimit dhe Shkencës sqaroi që ky libër është pagatitur nga autorja Bilaja Stojanovska në bashkëpunim me mësimdhënësen Biljana Lazareska dhe Nela Slezenkova-Nikolova. “Libri i parë digjital do të nxisë kuriozitetin dhe dëshirën për shkencat natyrore te klasat e katërta”, vlerësojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me një nga ndryshimet e paralajmëruara në Konceptin e ri për arsimin fillor. Ata shtojnë se gjatë përgatitjes janë…

Lexo më Shumë

Në territorin e Qytetit të Shkupit policia gjatë ditës së djeshme shqiptoi gjithsej 180 masa, mes të cilave për vozitje të shpejtë mbi të lejuarën 80 sanksione, 25 për vozitje nën ndikim të alkoolit, 16 për vozitje pa patent shofer, 13 për vozitës fillestarë, dy për mospërdorim të rripit të sigurisë, dy për përdorim të celularit, pesë për automjete të paregjistruara, 22 për parkim jo të rregullt, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB, theksojnë se kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë dhe bëjnë thirrje qytetarët t’I respektojnë rregullat e komunikacionit me qëllim të sigurisë më të madhe në…

Lexo më Shumë