Author: Hamdi Kumanova

Turistët dhe vendasit këto ditë përsëri ishin dëshmitarë të tymit që dilte nga deponia ilegale e Bukovës, ku Ohri me vite grumbullon mbeturinat. Këtë sezon turistik, djegia e deponive është problem i përditshëm. Zjarri ndizet nga persona që mbledhin plastikë dhe metal nga deponia, të cilët nxjerrin sende të vlefshme me vlerë nga gjësendet e hedhura. SPB vepron, i largojnë njerëzit, por ata duhet të patrullojnë më shpesh sepse kur të kthehen, t’i largojnë përsëri – deklaroi Lupço Grdanoski- drejtor i ndërmarrjes komunale, Ohër. Disa parti politike gjithashtu kanë reaguar ndaj problemit të pazgjidhur. VMRO-DPMNE-ja opozitare nga Ohri thotë se…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë nga 22:00 deri në ora 04:00 policia ka zbuar kontroll për dënim të shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Gjatë këtij aksioni janë dënuar gjithsej 102 shoferë të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni. Sipas njoftimit, pjesa më e madhe e gjobave janë në territorin e SPB Shkup 25, SPB Manastir 19 dhe SPB Kumanovë 14. Aksione e këtilla do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Tetova sot zgjohet me numëra të ulët të të infektuarëve me Coovid 19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 persona, 6 janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi. Nga Spitali i Tetovës apeluan për kujdes maksimal për shkak të infektimeve të shumta nga kjo valë e re e katërt nga virusi vdekjeprurës. Për TetovaSot nga Spitali konfirmuan edhe të dhënat e fundit rreth situatës me pandeminë në këtë qytet. Gjithsej në oksigjen janë 122 persona plus 3 në respirator prej tyre ka edhe të vaksinuar me një dozë që janë gjithsejt 12, të vaksinuar me dy doza…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është e vendosur që në shtator ta bëjë regjistrimin e popullsisë, 20 vjet pas regjistrimit të fundit, të realizuar në vitin 2002. Regjistrimi do të realizohet pavarësisht rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19. Ai duhej të mbahej në prill, por pikërisht për shkak të pandemisë ishte shtyrë për në shtator. Operacioni statistikor pritet të realizohet nga 5 deri më 30 shtator, por Enti Shtetëror i Statistikës, ka bërë të ditur për mosinteresimin e duhur të regjistruesve në terren. Edhe dy javë deri në fillimin e regjistrimit, ka nevojë edhe për rreth 700 regjistrues. Interesimi nuk…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se për refugjatët që pritet të vijnë nga Afganistani nuk do të ketë karantinë, por do t’ju bëhet PCR Test në vendet ku do të vendosen. Filipçe me këtë rast tha se refugjatëve do t’ju ofrohet ndihmë mjekësore poqëse do të jetë e nevojshme. “Kemi përgatitur një protokoll, një rekomandim, duke pas parasysh gjendjen dhe duke pas parasysh atë se në mënyrë të organizuar mund të vij një grup më i madh i njerëzve dhe gjithsesi se duhet bërë përpjekje që ti presim ashti siç duhet, t’ju ofrohet ndihmë sepse ne nuk e…

Lexo më Shumë

35 vjeçari nga Tetova me qëndrim në Gjermani ka qenë njëri nga personat që humbën jetën nga COVID-19. I ndjeri është Bunjamin Arifi nga Orasha e Tetovës, që po jetonte dhe punonte në Leverkusen të Gjermanisë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë përcjell shumë miq përmes rrjeteve sociale, duke i dhënë lamtumirën e fundit. Bunjamin Arifi ishte një aktivist i dalluar në mesin e komunitetit, ku ai ushtronte detyrën e kryetarit të xhamisë në Leverkusen të Gjermanisë. Ai ishte i njohur edhe për arritjet profesionale, duke qenë në pozitën e menaxherit të marketeve Lidl në Gjermani.(INA)

Lexo më Shumë

Kontrolli publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale do të fillojë sot dhe do të zgjasë deri më 9 shtator. Atëherë KSHZ do ta vendosë për kontroll gjendjen e re të të dhënave në Listën zgjedhore, që do të shfrytëzohet në ditën e zgjedhjeve. Në këtë afat qytetarët kërkesën për regjistrim, shlyerje apo plotësim në Listën zgjedhore duhet ta parashtrojnë me shkrim drejt njësove rajonale apo zyreve të KSHZ-së apo në mënyrë elektronike t’I drejtohen Komisionit dhe më pas të parashtrojnë dëshmi adekuate. Afati për mbyllje të Listës zgjedhore me të gjitha ndryshimet, si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë…

Lexo më Shumë

Epidemiologu Dragan Danailovski publikisht u bëri thirrje kolegëve nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe Komiteti për imunizim të sqarohen për palogjikshmërinë shkencore të masave qeveritare kundër valës së fundit të coronavirusit. Sipas tij, si dhe sa janë të mbrojtur ata që kanë pranuar një dozë të vaksinës ose dy doza pa u ditur antitrupat, a janë këto më të mbrojtur nga ata që kanë qenë të infektuar për 46 ditë dhe ku është e shkruar se imuniteti zgjat vetëm 45 ditë. “Pse vazhdimisht insistohet dy doza te personat që kanë qenë të infektuar, kur në studimet e fundit thuhet se…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (20.08.2021) në rajonin e SPB Shtip është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet e tyre me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 38 shoferë prej të cilëve 21 e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në vende të banimit kurse 17 jashtë vendeve të banimit. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.08.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 151 kundërvajtje, prej të cilave 59 për tejkalim të shpejtësisë, 11 kundërvajtje për drejtimin e automjeteve nën ndikimin e alkoolit, tri gjoba për xhama të errësuar në mënyrë të pa rregulltë, tri gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, tri gjoba për shoferët e motoçikletave dhe dyzet e katër për parkim të automjeteve në mënyrë të parregulltë. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se janë blerë dhe dërguar në shkolla tabletat për nxënësit e klasave të katërta të familjeve me rrezik social. MASH njoftoi se nga gjithsej 10 mijë pajisje, deri tani janë ngritur 3.000. “Me furnizimin e këtyre pajisjeve, shkollat po përgatiten për vitin e ri mësimor dhe në praktikë fillon zbatimi i Konceptit të ri arsimor për arsim fillor. Me konceptin e ri parashihet modernizim i porcesit arsimor, përkatësisht nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të katërt do të mësojmë me programe të reja dhe nga materiale të reja për…

Lexo më Shumë

Qeveria pas mbledhjes së djeshme paralajmëroi se sot do të duhej të vazhdonte shtypja dhe dhënia e letërnjoftimeve të qytetarëve në përputhje me kërkesat e tyre. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, siç informuan nga Qeveria, në mbledhje informoi se akti nënligjor lidhur me dhënien e formularëve për letërnjoftimet e reja do të publikohet deri mbrëmë në “Gazetën zyrtare”, dhe se me atë do të mundësohet menjëherë të fillojë shtypja dhe dhënia e letërnjoftimeve të qytetarëve në përputhje me kërkesat e tyre të parashtruara. Mbledhja e njëqindtë qeveritare ishte me pikë të vetme të rendit të ditës, ku u…

Lexo më Shumë