Policia në Kumanovë ka arrestuar një 27 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vepra të rënda penale duke rrezikuar sigurinë e njerëzve dhe pronës në trafik, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme i Kumanovës.
– Advertisements –
“Dje në ora 11:00, policia në bazë të një urdhri gjyqësor të lëshuar nga Gjykata Themelore-Kumanovë ka privuar nga liria 27 vjeçarin M.Z. 27 vjeç nga Kumanova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”, njoftojnë nga SPB-Kumanovë.
Ai është dërguar në Gjykatën Themelore të Kumanovës për procedurë të mëtejme.