Author: Hamdi Kumanova

Incidentet e fundit që ndodhën gjatë fushatës zgjedhore në RMV kundër gazetarëve duhet të hetohen, dhe më me rëndësi të mos përsëriten – kjo ishte tema e konferencës për shtyp që u mbajt sot në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, shkruan Portalb.mk. Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski kërkoi reagim të shpejtë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe Prokuroria Themelore Publike (PPO). “Gjatë ditëve dhe javëve të kaluara, dëshmuam ofendime të shumta dhe të rënda, sulme, ngacmime verbale, duke rrezikuar integritetin dhe sigurinë e gazetarëve. E organizojmë këtë konferencë për shtyp disa ditë para ditës…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski pret deri në fund të vitit të ketë propozim për ligjin për ndërtim dhe beson se do të sjell vendimin më të mirë për të gjitha palët. Boçvarski në paraqitjen e tij në debatin e ekspertëve për propozim-ligjin e ri për ndërtim, në organizim të Odës së Arkitektëve të Autorizuar dhe Inxhinierëve të Autorizuar thekson se me propozimin e ligjit të ndërtimit do të mundësohet dhe stimulohet zhvillimi ekonomik dhe hapësinorë, do të stimulohet investimi në ndërtimtari, do të përforcohet shkarkimi i numër i madh i problemeve që vazhdimisht paraqiten në këtë fushë.…

Lexo më Shumë

Historiani Vanço Gjorgjiev ka dhënë dorëheqje nga Komisioni për Çështje Historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, përcjell Alsat. Gjorgjiev thotë se gjatë punës së tij ka pasur tentime për presione politke nga punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme. “I udhëhequr nga integriteti profesional dhe parimet personale, e informoj opinionin maqedonas se nga sot, 22.10.2021, largohem nga puna e Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”, ka shkruar mes tjerash Gjorgjiev.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike-Shkup deri tek gjykata kompetente ka dorëzuar Propozim për dhënien e urdhër dënimi ndaj një personi i cili ka kryer veprën penale – Mosveprim në përputhje me procedurat shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, gjegjësisht shkelje të masave antiCovid, që janë të dënueshme në bazë të nenit 206 alineja 1 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut. “E akuzuara, si përfaqësues ligjor i fëmijës së lindur në vitin 2019, nuk ka vepruar sipas procedurave dhe urdhrave me të cilat përcaktohen masat për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit. Gjegjësisht, edhe pse me vendim të Inspektoratit Shëndetësor, fëmija ishte…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në Click Plus u shpreh decid se në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai shtoi se dy vitet e kaluara ishin margaritarë për ekonominë e vendit, për problemin me Greqinë, për NATO-n dhe për Bashkimin Evropian “Nuk duhet të ketë zgjedhje parlamentare”, tha Zaev. Sipas tij kjo bëhet që të ketë standard më të mirë ekonomik për qytetarët, për më shumë biznes, përfitim, kompani të forta dhe paga më të larta.

Lexo më Shumë

Humanizim të zonës në Shkup me fshirjen e unazës jugore dhe dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë jashtë Shkupit, paralajmëroi kandidati aktual i LSDM-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. “Në planin e përgjithshëm urbanistik që do të miratohet në vitin 2022, në Shkup nuk do të ketë asnjë shenjë për ndërtimin e industrisë së rëndë. Pra, perspektiva e industrisë së rëndë, në 10 vitet e ardhshme, këtu e kam fjalën në radhë të parë për kompleksin e Hekuranës dhe Çimentores, do të duhet të largohet. Është një humanizim i hapësirës”, ​​tha Shilegov në emisionin…

Lexo më Shumë

Në ambientet e Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve, sot në ora 11:00 do të bëhet promovimi i veprës “Maqedonia Antike” e autorit Jusuf Buxhovi. Promovimi mbahet në sallën WILSON (ITSHKSH), kurse të pranishmit janë të obliguar t’i respektojnë masat anti-covid. Me këtë rast do të jetë i pranishëm edhe vet autori, bashkë me botuesit e tij nga Amerika dhe nga Prishtina, i cili do të zhvillojë edhe një debat shkencor mbi problematikën që ngre libri në fjalë.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë publikon analizën e të vaksinuarve, nga rastet pozitive me Covid-19, në periudhën nga 6 gusht deri më 21 tetor, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas MSh-së të vaksinuar janë personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës. Në periudhën nga 06.08 deri në 21.10.2021 në territorin e vendit, 42.945 qytetarë ishin pozitivë nga të testuarit për Covid-19, 26% e tyre ishin plotësisht të vaksinuar, pra 11.253 persona. “Është numër i madh i qytetarëve të pavaksinuar që janë infektuar me Covid 19. Sipas statistikave për periudhën…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar katër ditë nga fushata për rrethinë e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe kandidatët për kryetarë komunash dhe kryetarët e partive kryesore po shtojnë ngadalë aktivitetet e tyre. Partitë e koalicionit qeverisës kanë konfirmuar se shumica qeverisëse mbetet e qëndrueshme dhe kohezive dhe do të mbështesin kandidatët e tyre për kryetar bashkie në raundin e dytë, ashtu si edhe partitë opozitare. Krerët e OBRM-PDUKM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, Hristijan Mickoski dhe Zijadin Sela, dje kanë pasur një takim zyrtar në Kuvend, ku kanë konfirmuar mbështetjen reciproke për kandidatët e tyre në raundin e dytë. Një ditë më parë…

Lexo më Shumë

Ky takim i parë do të jetë nxitje për komunikim dhe bashkëpunim të ndërsjellë më intensiv, porositi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Konstantinos Tasulas, i cili theksoi se parlamentet me të cilat kryesojnë “duhet ta tregojnë rrugën për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Tasulas dhe Xhaferi u takuan në Athinë, ku mbahet Konferenca e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, ndërsa bëhet fjalë për takim të parë bilateral të kryetarëve të parlamenteve të Greqisë dhe…

Lexo më Shumë

Cilësia e infrastrukturës transportuese dhe logjistikës tregtare, sipas Raportit të Komisionit Evropian për avancimin e shtetit, mbetet e ulët. “‘Korridorit 8’ transevropian rrugor i duhet sendërtim i konsiderueshëm në nivel të autostradës. Në qershor të vitit 2021, afati i dytë për përfundimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër u prolongua. Ndërtimi i ‘Korridorit 8’ hekurudhor ndaj Bullgarisë përballet me anulime të konsiderueshme. Sendërtimi i lidhjeve ndërkufitare hekurudhore dhe lehtësimi i kalimeve të hekurudhës ‘Koridori 10’ zhvillohen me vonesë. Stacioni i përbashkët kufitar hekurudhor me Serbinë në Tabanoc ende është në fazë të planifikimit. Mbajtja dhe shërbimi i rrugëve rajonale dhe lokale…

Lexo më Shumë