MPB: Janë regjistruar disa incidente në Shkup, Kumanovë dhe Veles

MPB: Janë regjistruar disa incidente në Shkup, Kumanovë dhe Veles

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se deri më tani nuk ka pasur raportime serioze për prishje të rendit dhe qetësisë gjatë votimeve, përcjell Alsat. Zëdhënësi MPB-së, Toni Angellovski deklaroi se deri në ora 11 janë regjitruar dy raste në SPB-Shkup dhe nga një rast në SPB-Shtip, SPB-Kumanovë dhe SPB-Veles.

“Në SPB-Shkup u raportua se në vendvotimin 2600, një qytetarë ka hedhur fletët e votimit sepse nuk iu lejua ndihmë nga një person tjetër gjatë votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

“Në SPB-Shkup është raportuar se rreth orës 09.35 para hyrjes së vendvotimit 2842 dhe 2842/1 në rrugën “Borka Taleski” në Shkup është vërejtur se nëntë automjete kishin një numër të kandidatit për kryetar komune, të ngjitur në dritare. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, pohojnë nga MPB.

“Në orën 07.28 në SPB Shtip u raportua se votimi në vendvotimin numër 852 në kinema Kultura në Koçani u ndërpre për shkak të një posteri të spikatur pranë vendvotimit”, thonë nga MPB.

“Në orën 10.10 paradite në Stacionin Policor të Kratovës – SPB- Kumanovë, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor nga Kratova raportoi se Kryetari i vendvotimit nr.0931 në Kratovë ishte informuar se kishte agjitacion në vendvotim”, pohojnë nga MPB.

“Në orën 09.15 në Stacionin Policor Kavadarci – SPB-Veles u raportua se në vendvotimin nr.0720 në Rosoman, A.A (61) nga Rosoman ushtroi të drejtën e votës, edhe pse e dinte që ishte pozitive për koronavirusin”, thonë nga MPB.

Mgid
Mgid