Author: Hamdi Kumanova

MICKOSKI: XHAFERI NUK ËSHTË NAIV, PRAPA PRIMITIVIZMIT KA QËLLIME Kryeministri dhe Lideri I LSDM-së, Dimitar Kovacevski, u ka bërë thirrje deputetëve socialdemokrat që të votojnë sipas bindjeve të tyre në interepelancën për Kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Seaca mbahet më 6 Qershor. Ndërkohë, kreu I opozitës Mickoski, thotë se sjelljet e Xhaferit kanë për qëllim të shkaktohet ndonjë incident, raporton KlanMacedonia. Kreu i socialdemokratëve u bën thirrje deputëve të LSDM-së që në seancën për interpelancën ndaj Kryeparlamentarit, Talat Xhaferi të votojnë sipas bindjeve të tyre. Ai thekson se ata duhet vetë të vlerësojnë nëse Talat Xhaferi e ka shkelur ose jo kodin…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.062 testime për coronavirus, dhe janë regjistruar 109 raste të reja me COVID-19. Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast vdekje me COVID-19. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 91 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV shkon në 311.701, prej të cilëve 301.819 janë shëruar, ndërsa 9.300 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (27 maj) është 582./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Industria e Mishit paralajmëron se çmimi i produkteve të mishit pas 6 qershorit mund të rritet deri në 20%, nëse Qeveria nuk vazhdon edhe për 6 muaj masën e cila parashikon zero për qind doganë për 50 për qind të sasive të importuara të mishit, shkruan Alsat. Industria e mishit kërkon nga Qeveria që të lirojë ata nga detyrimet doganore, sepse sipas tyre masat që zbatohen nuk krijojnë kushte të barabarta për bizneset në vend. “Prodhimet e gatshme nga jashtë hyjnë në vend më zero doganë, ndërsa kur ato produkte prodhohen tek ne, gjate furnizimit me lëndën e parë kanë…

Lexo më Shumë

Emir Sulejmani ka shpallur kandidaturën e tij për Kryetar Dege në Komunën e Zhelinës. Ai këtë e ks kumtuar përmes një postimi në rrjetin social duke thënë se sot edhe publikisht po ndaj me ju vendimin për dorëzimin e kandidaturës time për Kryetar Dege ne Komunën e Zhelinës! “Të fitosh të gjithë ciklet zgjedhore 20 vite me radhë,të avansosh çështjen shqiptare dhe të jesh gardian i saj duke u ballafaquar dhe tejkaluar të gjithë pengesat ska si të quhet ndryshe përveç se doktrinë e Ali Ahmetit” tha ai. Kjo dhe zëri i strukturës më inkurajuan që të marë përgjegjësi dhe…

Lexo më Shumë

Në 12 kopshte edukatoret dhe punonjësit tjerë nuk kanë marrë ende pagat e prillit. Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovana Trençevska, thotë se askujt nuk do t’i shkurtohen pagat për periudhën që kanë qenë në grevë, por problemi qëndron te marrëveshja e re kolektive. Pagat janë dorëzuar sipas marrëveshjes së vjetër, andaj janë kthyer për korrigjim, theksoi ministrja. “Marrë parasysh se i kishin dorëzuar pagat sipas marrëveshjes kolektive paraprake, pagat janë kthyer për korrigjim që të mund t’i korrigjojnë sipas ndryshimeve të reja. Dje 12 kopshte nuk i kanë dorëzuar pagat e korrigjuara, ndërsa shkojnë me një pako të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë – SHGM së bashku me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) Pavle Bellovski, sot janë takuar me shefin e Prokurorisë Publike të Shkupit, Gavrill Bubevskin. Në takim, Çadikovski theksoi se me rëndësi të jashtëzakonshme për avancimin e bashkëpunimit dhe komunikimit të përbashkët është formimi i një departamenti në kuadër të PTHP, i cili do të jetë i ngarkuar vetëm për trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, të sigurisë së tyre, si dhe të gjuhës eksplicite të urrejtjes…

Lexo më Shumë

Nga muaji i ardhshëm, faturat e rrymës mund të rriten për të paktën 10% për shkak të mashtrimeve që i kanë bërë një pjesë e komunave, thonë nga Komisioni rregullator, shkruan Alsat. Kryetari i komisionit Marko Bislimovski shprehet se ende nuk ka filluar procesi i përllogaritjes së shpenzimeve që i kanë paraqitur kompanitë energjetike për çmimin e ri ndërsa tashmë vërehen shpenzimet e majme. Sipas tij, që komunat t’i ulin shpenzimet për ndriçim rrugor, kanë themeluar ndërmarrje publike. Përmes tyre, çmimin e rrymës e kanë paguar si amvisëri. Kanë blerë rrymë nga furnizuesi universal EVN dhe jo në tregun e…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti Branko Cërvenkovski në debatin e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve me temë “Sfidat e politikës së jashtme të Maqedonisë”, tha se nënshkrimi i marrëveshjes me Bullgarinë ishte gabim i madh. Ai iu referua sfidave serioze për politikën tonë të jashtme. “Duke pasur parasysh se kemi më pak se një muaj nga samiti i BE-së në qershor, do të filloj procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë. Ju mund të habiteni, por çështjen e detyrës në publikun tonë “të jesh apo të mos jesh”, që është marrja e datës për negociata dhe vetoja bullgare, do ta trajtoj pak më…

Lexo më Shumë

Edhe pse e vetëdijshme se interpelanca ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi mund të mos kalojë, VMRO-DPMNE-ja do ta çojë procesin deri në fund, shkruan Alsat. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski thotë se kryeparlamentari me veprimet e tij synon të përsërisë 27 prillin por partia e tij nuk do të bie pre e këtij skenari. “Kryetari i Kuvendit, për fat të keq, është plot me primitivizëm dhe kjo rezulton me frustrime për të gjithë qytetarët, jo vetëm për ne që turpërohemi me ato veprime të pahijshme. Ai primitivizëm neverit por duhet të them se nuk është naiv sepse ai…

Lexo më Shumë

“NDËRTESA DO JETË MË LARG XHAMISË” Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiut thotë se, ndërtesa kolektive pranë xhamisë në Çair është sipas të gjitha procedurave ligjore. Ai në një deklaratë për Klan M tha se, kjo ndërtesë ka qenë e parashikuar në planin detal urbanistik dhe është e paraparë edhe në planin e ri. Sipas tij, kanë kaluar të gjitha procedurat dhe sot është bërë edhe pagesa e komunaleve në Qytetin e Shkupit, raporton KlanMacedonia. “Sot është bërë edhe pagesa, pas përllogaritjes është bërë edhe pagesa në Qytet të Shkupit, pritet edhe në komunën tonë të bëhet edhe leja…

Lexo më Shumë

Me “Ballkanin e Hapur” heqim lejet e punës dhe njohim diplomat, ka shkruar në Facebook sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitrar Kovaçevski. “Barrierat po bien dhe ne po lidhemi më shpejt. Sot në mëngjes bashkë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama biseduam për përshpejtimin e zbatimit të projekteve brenda Ballkanit të Hapur. Në samitin e Ohrit më 7 dhe 8 qershor fokusi do të jetë te turizmi dhe kultura”, njofton Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Kryetari i opozitës maqedonase Hristjan Mickoski, hodhi akuza të forta kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në lidhje me incidentet e fundit që po ndodhin në Kuvend. Ai e akuzoi Xhaferrin se po nxit qëllimisht me veprimet e tij të pahishme. Ai bile i quajti sjelljet e Xhaferit si primitivizëm kundrejt qytetarëve. “Fatkeqësisht, folësi (Talat Xhaferi) është plot primitivizëm dhe kjo duket vërtet frustruese për të gjithë qytetarët. Jo për ne që na vjen turp për ato veprime të pahijshme që jemi marrë me politikë, por të gjithë qytetarët. Këtu, pyesni njerëzit këtu dhe kudo. Ai primitivizëm është vërtet i…

Lexo më Shumë