Këshilltari komunal nga radhët e Alternativës dega në Tetovë dhe bartës i listës për zgjedhjet për në Kuvendin Komunal në Komunën e Tetovës, Faton Selami, në Konventën Promovuese prezantoi disa prej aktiviteteve që ka realizuar deri më tani.
Ai ftoi tetovarët që me 20 gusht të rrethojnë numrin 6.
Selami, ndërmjet thash tha:” Mirëmbrama Tetovë. Të nderuar mërgimtar që na keni zbukuruar Tetovën në këto ditë të nxehta. Kam kënaqësinë që sonte si bartës liste, si i pari ndërmjet të barabartëve të ju dëshiroj mirëseardhje në Konventën Promovuese të Alternativës në Tetovë.
Këtë detyrë e kam pranuar si sfidë, veçmas kur tash pas meje gjenden kandidat tjerë të Alternativës ku secili është më i mirë se unë që ti shërbej Tetovës tonë.
Unë si këshilltar i Alternativës kam vepruar në mënyrë konstruktive në opozitë ku koha e dëshmoi se isha në të drejtë.
Qytetarët tanë dje votuan për shpresë, por gjetën zhgënjim. Sepse ata që erdhën me shpresën për ta liruar Tetovën edhe vet e mbushën komunën me punësime partiake. Qentë endacak janë shndërruar në ujq. Siç duket autoritetet komunale po i ushqejnë natën atje ku po mungon ndriçimi publik.
Me provokimin e zgjedhjeve të parakohshme vetëm për Kuvendin Komunal u shkaktuan harxhime të panevojshme.
Lista e këshilltarëve të Alternativës është një listë avangarde pasi që shumica janë të gjinisë femërore. Një Tetovë me kaq resurse natyrore, sigurisht që do të bëhet më mirë duke votuar numrin 6. Ju lutem që ta kontaktoni secilin dhe të kërkoni mbështetje, pasi që ne nuk kemi mashtruar asnjërin, prandaj dalim ballë hapur para jush. ”.