Nga Ilda Zhulali
Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u diskutua për Shqipërinë. Në qendër të diskutimeve të eurodeputetëve ishin shqetësimi për nivelin e lartë të korrupsionit, pastrimin e parave, dhe mbështetja për protestat që i kanë dhënë zë zemërimit popullor kundër qeverisë.
Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian që vëzhgoi zgjedhjet në Shqipëri, Gahler, propozoi si zgjidhje paqtuese dhe shpresëdhënëse krijimin e një qeverie kujdestare që ta përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
U kërkua gjithashtu që Komisioni Europian të vendosë kushte në Planin e Rritjes dhe ta lidhë çdo fond europian me zbatimin real të kërkesave të BE.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



