Qytetarët dalin nga tregjet e gjelbra të qytetit me duar bosh ose me produkte të caktuara, pavarësisht se me vete kanë torba tregu të mëdha. Të anketuar nga Alsat thanë se çmimet e larta të shumë prodhimeve i detyrojnë ata të heqin dorë nga shumë produkte ushqimore dhe blejnë vetëm ato elementare. “Bleva pak gjëra, shumë shtrenjtë janë. Gjithçka është shtrenjtë, domatet dhe specat, gjithçka. Ishin më lirë, tash shumë janë shtrenjtuar”, u shpreh një qytetare. “Çmimet katastrofale. Çdo send, çdo send për jetën e përditshme që duhet të blihet është i shtrenjtë. Blen atë që mund ta blesh, atë…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit njofton se ka hapur rast për zgjedhjen e vajzës së Talat Xhaferit, Besiana Xhaferi Beqiri, e cila duhet të jetë anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në një nga tre ekipet e Elektranave të Maqedonisë (EMV), e cila duhet të kryejë prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike. Nga atje thonë se do të shqyrtojnë nëse ajo mund ta kryejë funksionin e caktuar. “Pasi ligji për parandalimin e korrupsionit është i saktë dhe thotë se një person i zgjedhur apo i emëruar nuk mund të shërbejë si anëtar i Bordit të Drejtorëve apo një anëtar tjetër drejtues.…
Shqyrtimi i fundit i situatës epidemiologjike në vend nxjerr në pah se varianti BA.5 Omicrone këtë javë ka arritur pikun e infeksionit. Komisioni për Sëmundjet Infektive nga mbledhja e sotme informon se gjatë javës ka pasur një rritje të lehtë të numrit të rasteve të reja 8.5%, që sipas tyre është dukshëm më e ulët krahasuar me javën e kaluar kur ishte 55.7%. Sipas autoritete shëndetësore Maqedonia e Veriut është në fazën e transmetimit të gjerë, por me kapacitete adekuate të reagimit. “Në këto kushte, Komisioni nuk rekomandon vendosjen e masave të reja kufizuese dhe apelon qytetarët që të sillen…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski e ka takuar sportistin e talentuar Omer Memedi, të cilit iu është falënderuar për suksesin e arritur. Po ashtu, ai ka premtuar se nga Komuna e Butelit, Omerit do t`i sigurohet edhe një bursë sportive, transmeton Almakos. “ Omer Memedi nga Komuna e Butelit (Luboten), Maqedoninë e bëri më të pasur edhe me një sukses sportiv, më saktësisht me medaljen e bronztë nga garat evropiane zyrtare U15 në Luftërat e stilit të lirë që u mbajt në Kroaci. Bisedova me Omerin dhe trajnerin e tij, kam theksuar se këtu jam gjithmonë kur të…
LSDM: ME KORNIZËN NUK RREZIKOHET IDENTITETI DHE GJUHA VMRO – DPMNE vazhdon të pretendon se korniza negociuese për anëtarësim në BE është është e dëmshme për identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe se ajo nuk mbështetet nga qytetarët. Sipas tyre, kjo është arsyeja që kryeministri, Dimitar Kovaçevski ka frikë nga referendumi. Ata po ashtu kanë përsëritur se, nuk do të lejojnë të ndodhin ndryshimet kushtetuese. “Pse Kovaçevski ik nga përballja me qytetarët në referendum? A do të thotë se me atë që thotë që referendumi është hap mbrapa në gjithë procesin, është i vetëdijshëm se qytetarët nuk e mbështesin? Po, qytetarët…
Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e sotme shqyrtoi situatën epidemiologjike në vend. Javën e kaluar ka pasur një rritje të lehtë të numrit të rasteve të reja (8.5%), që është një rritje dukshëm më e ulët krahasuar me javën e kaluar (55.7%) Republika e Maqedonisë së Veriut është në fazën e transmetimit të gjerë, me kapacitete adekuate reagimi. Në këto kushte, Komisioni nuk rekomandon vendosjen e masave të reja kufizuese dhe apelon qytetarët që të sillen me ndërgjegje dhe të respektojnë masat që janë në fuqi, d.m.th. mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore, farmaci, në transportin…
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – korrik 2022 është rritur për 8,9 për qind në raport me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, ndërsa në raport me dhjetorin 2021 shënon rritje prej 7,2 për qind. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në korrik të vitit 2022 është rritur për 4,2 për qind në raport me muajin e kaluar. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur tek grupet Ushqim për 6,4 për qind dhe Bujtje për 0,2 për qind. Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në korrik të vitit 2022…
Gjykata Penale ka vendosur t’i vazhdojë masën e paraburgimit Gabriel Bajramit, djalit të ish deputetit, tashmë të ndjerit Amdi Bajram, përcjell TV21. Gjykata ka vazhduar masën e paraburgimin nga 8 në 30 ditë. Gjykata vlerëson se i dyshuari për dhunë më parë ka pasur dënime me kusht dhe mund të arratiset ose të përsëris veprën. Ndryshe, Bajrami dyshohet për dhunë pasi sipas Prokurorisë, i njëjti ka rrahur një kamerier në restorantin “Akuadukt” në bulevardin “Sllovenia” në Shkup.
Sot ka nisur rekonstruimi godinës së Dermatologjisë dhe Mjekësisë fizikale në Tetovë. Këtë invesitm e ka bërë publike drejtori ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës, Armend Fazliu. Sipas tij ky investim është nga Ministria e Shëndetësisë. “Çatia e godinës së Dermatologjisë dhe Mjekësisë fizikale i nënshtrohet rekonstruksionit. Jemi duke shqyrtuar mundësitë e konstruktit financarë që me mjete vetanake buxhetore të ndërhyjmë edhe në pjesën e brendshme të objektit. Investimi aktual në rekonstruksionin e çatisë është nga ana e Ministrisë së Shëndetsisë. Vijon pëkrahja me mjete buxhetore nga Fondi Shëndetsorë i RMV- së edhe për dy njësi tjera shëndetsore, që do…
SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në magjistralen Gostivar-Tetovë ku janë lënduar gjashtë persona. “Më datë 04.08.2022 në ora 23:55, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë, përballë Sellarcës sl Epërme në Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Tam” me targa të Velesit, i drejtuar nga personi T.K. (56) nga Velesi dhe automjeti “Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga F.F. (29) nga Banjica Poshtme e Gostivarit. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë drejtuesi i veturës F.F. dhe pasagjeri i tij A.Z. nga Banjica e Poshtme, ndërsa shoferi…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke përshtatur rregulloret në fushën e mbrojtjes sociale, mundësoi qasje më të lehtë në realizimin e të drejtës për ndihmë minimale të garantuar dhe realizimin e një kompensimi në para në dorë për të mbuluar një pjesë të kostove të konsumit të energjisë në amvisëri edhe për muajt prill deri në shtator në rrethana të jashtëzakonshme, pra për kohëzgjatjen e pandemisë me COVID-19. – Advertisements – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke konsideruar se rrethanat e jashtëzakonshme me pandeminë COVID-19 kanë përfunduar, njofton qytetarët se qasja e lehtësuar në të drejtën e asistencës…
Për momentin në vend janë 4.139 raste aktive të koronavirusit, ku 1.749 janë në Shkup. Komisioni për sëmundje infektive (KSI) sot do të mbajë mbledhje në të cilën do të shqyrtohet situata aktuale epidemiologjike me KOVID-19. Konform statistikave të djeshme të Kovid-19 janë bërë 1.890 testime, ndërsa janë regjistruar 844 raste të reja me Kovid-19, nga të cilat 188 riinfeksione. Janë shëruar 851 pacientë, ndërsa janë raportuar tre të vdekur nga Shkupi të moshës 72, 76 dhe 83 vjeçe, të gjithë në kushte spitalore. Në vijim është vaksinimi për dozën e katërt kundër koronavirusit të cilin mund ta marrin personat…

