Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski e ka takuar sportistin e talentuar Omer Memedi, të cilit iu është falënderuar për suksesin e arritur. Po ashtu, ai ka premtuar se nga Komuna e Butelit, Omerit do t`i sigurohet edhe një bursë sportive, transmeton Almakos.
“ Omer Memedi nga Komuna e Butelit (Luboten), Maqedoninë e bëri më të pasur edhe me një sukses sportiv, më saktësisht me medaljen e bronztë nga garat evropiane zyrtare U15 në Luftërat e stilit të lirë që u mbajt në Kroaci.
Bisedova me Omerin dhe trajnerin e tij, kam theksuar se këtu jam gjithmonë kur të duhet ndihma ime, pasi që bëhet fjalë për një sportist të kalibrit të lartë i cili nën ngjyrat shtetërore mund që të radhis rezultate të larta sportive.
Omeri është një djalë modest me potencial të madh, i thash se ky rezultat nuk duhet ta relaksojë, por përkundrazi ta motivoje për ma andej, pasi që tashmë kanë filluar sfidat. Nga zemra i dëshirova që një ditë të fitoj medalje olimpike.
Omer Memedit i dhuruam një plaketë si falënderim se ai me këtë sukses vetëm e vërteton se pa dyshim Komuna e Butelit është komuna më sportive në Maqedoni. Njashtu Omeri nga ana e komunës do të ketë edhe një bursë sportive. “, shkroi Darko Kostovski./Almakos/








