Author: Hamdi Kumanova

Historia është pjesë integrale e procesit të negociatave, ajo nuk është futur ndër qilim, përkundrazi, komisioni i përbashkët për histori duhet të përmbushë me përmbajtje mandatin e saj. Kështu, ndër të tjera, ka deklaruar në një intervistë për radion bullgare “Fokus”, eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për RMV-në në BE, Ilhan Kyuchyuk. I pyetur se pse Kryengritja e Ilindenit nuk u festua bashkërisht, si festë kombëtare e të dy kombeve, ai tha: “Nuk e kemi festuar, sepse historia është pjesë integrale e procesit të negociatave dhe nuk jam dakord që është futur diku nën qilim. Përkundrazi, historia si shkencë, e cila…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Ukrainës në vend, znj. Natalia Zadorozhnyuk. Grubi ka shkruar se me ambasadoren kanë biseduar për luftën në vendlindjen e saj që ka ngritur në këmbë mbarë botën. Postimi i plotë: Bashkëbiseduam për luftën në vendlindjen e saj që ka ngritur në këmbë mbarë botën për të dënuar agresionin rus dhe cënimin e integritetit territorial të Ukrainës, si dhe për hapin e rëndësishëm që bëri vendi ynë duke filluar negociatat e integrimit me BE-në si kundërpërgjigje adekuate ndaj tentativave të destabilizimit dhe dezorientimit ideologjik.

Lexo më Shumë

Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi sot ka inspektuar lokalet e klubit bullgar “Vanço Mihajllov” në Manastir. Vesna Bendevska – anëtare e Komisionit që kreu inspektimin, në një deklaratë për media tha se po veprojnë pas ankesës për diskriminim, të cilën e ka parashtruar një shoqatë civile me interes të arsyetuar, transmeton Portalb.mk. “Sipas pretendimeve në ankesë, ne jemi të detyruar të dëgjojmë palën tjetër ndaj së cilës është bërë ankesa, për të marrë dokumentet. Erdhëm për këqyrje, e cila është paralajmëruar një javë më parë dhe kemi inspektuar hapësirat e diskriminuesit potencial, siç thotë parashtruesi në ankesë”, tha…

Lexo më Shumë

Anxhela Prajs Ageler është konfirmuar ambasadore e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, publikoi në Twiter shumica demokrate në Senat. Ajo do të zëvendësojë ambasadoren Kejt Meri Bërns, e cila ka shërbyer si ambasadore e SHBA-së në Shkup që nga viti 2019. Javën e kaluar, Komiteti i Punëve të Jashtme të Senatit mbajti një seancë dëgjimore për emërimin e saj, në të cilën ajo njoftoi se punon “për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të zhvillojë një strategji kombëtare që në mënyrë efektive do t’i mbajë përgjegjës aktorët e korruptuar”, raporton Zëri i Amerikës. Ambasadorja e re e SHBA-së në…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme NP Higjiena Komunale-Shkup ka zbatuar aktivitete për pastrimin e qendrës së transportit nën Stacionin hekurudhor në Shkup, ku janë larguar përafërsisht 10m³ mbetje nga deponitë ilegale. Njëkohësisht, në organizim të Qytetit të Shkupit, vazhdon aksioni për pastrimin e përgjithshëm të Kejit të lumit Vardar, ku marrin pjesë të gjitha ndërmarrjet publike të qytetit. Në kuadër të aksionit zhvillohet pastrimi i shtigjeve të këmbësorëve dhe biçikletave, si dhe larja manuale e gjithë hapësirës së Kejit. NP Higjiena Komunale-Shkup sërish përballet me djegien e enëve të destinuara për hedhjen e mbetjes. Gjatë ditës së djeshme janë djegur dy…

Lexo më Shumë

Kursimi i energjisë elektrike në MPB nga 7% në 33%, gjegjësisht në vitin 2021 kursimi është pothuajse nëntë milionë denarë, ndërsa në vitin 2020 gjithsej 45 milionë denarë, dhe si bazë është marrë viti 2017. Si udhëheqje e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ne monitorojmë vazhdimisht nevojat dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve të reja që do të kontribuojnë në përdorimin racional të energjisë elektrike dhe burimeve të energjisë për përfshirje aktive në uljen e nevojave gjatë një krize potenciale energjetike. Uniforma blu funksionon për një ambient të gjelbër kan shkruar Spasovski ministër për punë të brendshme./KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Cyrih, Zvicër: Për herë të parë në histori, një koncept dhe një folës nga Ballkani u zgjodh si “përzgjedhja e redaktorit” në kanalin zyrtar të TED në YouTube, duke e renditur atë në 0.5 përqindëshin më të mirë të 19,700 fjalimeve në mbarë botën. Fikret Zendeli – Themeluesi i Social Friday Fikret Zendeli, sipërmarrësi zvicerano-maqedonas dhe krijuesi i të Premtes Sociale (Social Friday), mbajti fjalim në TEDxZurich në nëntor të 2021-shit. Ishte hera e parë që një dialekt Gostivaras të dëgjohej nga një audiencë globale në atë skenë. Zendeli është gjithashtu shqiptari i parë që është promovuar në shkallë…

Lexo më Shumë

Kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në “Click 21” tha se propozimi francez për heqjen e vetos bullgare dhe hapjen e negociatave për aderim në BE ka shkelur dinjitetin e popullit maqedonas. Dimitrievski kërkoi nga shqiptarët që të kuptojnë gjendjen në të cilën gjenden maqedonasit. “Ne Maqedonasit me këtë 2 gusht nuk ishim të lumtur, me gjithë atë që ndodhte në vazhdimësi, me të gjitha ato lëshime që u bënë, propozimi francez i pavend, në të cilin e pamë që në përgatitje kanë marrë pjesë edhe presidenti edhe kryeministri ynë. propozimi francez na shkeli, na shkeli si popull. Na…

Lexo më Shumë

Një incident ka ndodhur rreth orës 16 në Saraj, gjegjësisht në qarkoren që lidh Shkupin dhe Tetovën, raporton KlanMacedonia. Nga pamjet që ka siguruar Tv Klan Maqedoni, në një aksion të policisë për kapjen e disa personave janë dëgjuar edhe krisma. Jo zyratarisht mësohet se dy persona janë arrestuar, ndërsa po vijojnë kërkimet të tretin. Nga MPB njoftuan se pas realizimit të operacionit do të dalin me detaje për rastin./KlanMacedonia/ https://youtu.be/IXY12u76uyc

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA-ve është përgjigjur pas thirrjes së kryetares së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit- Vilma Ruskovska për rastin me drejtorin e Policisë Financiare i cili tha se do të ngrejë padi penale kundër Ruskosvkës. Nga kjo ambasadë thonë se kjo çështje është proces i vazhdueshëm dhe se duhet ta zgjidhin organet kompetente, transmeton Portalb.mk. “Ambasada e SHBA-së investon në promovimin e sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut dhe mbështet përpjekjet e autoriteteve dhe gjyqësorit për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie ndërmjet institucioneve dhe brenda tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së. Vilma Ruskovska,…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Spitalin e Tetovës, kanë lëshuar në përdorim dy aparate EHO në vlerë prej 160 mijë euro. “Sot kisha kënaqësi që, bashkë me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Tetovës – Dr. Amir Elezi, t’i lëshojmë në përdorim dy aparate EHO, në vlerë prej 160.000 eurosh, që do të jenë në shërbim të këtij spitali dhe, natyrisht, për të mirën e përgjithshme të pacientëve të zonës së Pollogut. Në këtë mënyrë lehtësohet dukshëm puna e mjekëve, shkurtohet koha e pritjes dhe, përfundimisht, ngrihet cilësia e shëndetit. Ashtu siç…

Lexo më Shumë

Drejtori Policisë Financiare, Arafat Muaremi me ekipin e tij profesional është duke i shkruar paditë penale kundër prokuroreve Vilma Ruskoska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska. Paditë do të dorëzohen të hënën, bëjnë me dije nga Kabineti i Muaremit për TV21. Padia, siç thonë nga atje, ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve. Muaremi edhe publikisht i bëri thirrje Ruskoskës se në qoftë se ka prova, të ngrejë aktakuzë kundër tij. Roli i një prokurori nuk është të deklarojë se do të ndajë informacione dhe njohuri të caktuara me publikun dhe të gjykojë se kush është…

Lexo më Shumë