Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Mjedisit Jetësor në MMJPH Hisen Xhemaili dhe drejtorin e IPPK “Mali Sharr” Ibrahim Dehari, sot vizituan aktivitetet për pastrimin e deponive të egra dhe transportimin e mbeturinave në disa nga lokacionet e parapara që ndodhen në territorin e parkut kombëtar Mali Sharr. Aktivitetet përfshijnë pastrimin e 16 deponive të egra në komunën e Tetovës dhe 12 deponive të egra në komunën e Bogovinës, Vrapçisht dhe Gostivar dhe transportimin e mbeturinave në deponinë “Rusino”. Mjetet e nevojshme për realizimin e këtyre aktiviteteve sigurohen nga MMJPH. Me këtë rast, ministri…
Author: Hamdi Kumanova
Lëvizja Rezistenca ka drejtuar akuza ndaj kreut të Komunës Bilall Kasami dhe shefit të Urbanizmit Adnan Beadini se ata po uzurpojnë hapësirat publike informon Tetovasot. Ata thonë se ne jemi dëshmitarë të Tetovës në realitet e jo nga ajo çka na servoni nëpër mediume! Komuna e Tetovës na premtoi lirimin e pronave publike nga uzurpatorët e luksit, por ja me fakte të dashur tetovarë se si ish këshilltari i L.B z.Adnan Beadini tani shef i sektorit të urbanizmit ka bllokuar me tavolinat dhe çadrat e diellit hapësirën publike tek ura e Kazazve! Ju edhe mund të paguani tatim për këtë…
Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskoska, ju bëri thirrje institucioneve kompetente në shtet, megjithatë dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe ambasadave, para së gjithash Ambasadës së SHBA-së dhe Zyrës së BE-së që, siç thotë, njëherë e përgjithmonë të verifikohen të gjitha faktet dhe të zbardhet se kush në këtë shtet lufton kundër krimit dhe kush e bën krimin. Ruskovska, gjithashtu, kërkon edhe Prokurorja Evropiane, Laura Koveshi, nëse ka mundësi të vijë dhe t’i verifikojë të gjitha lëndët e PTHP PKOK, që kur ajo është në krye të prokurorisë, me fokus të veçantë në…
Drejtori i Drejtorisë së policisë financiare, Arafat Muaremi i ka bërë thirrje prokurores publike Villma Ruskovska, nëse ka njohuri dhe informacione për kriminalitet, t’ia vërtetojë opinionit dhe të iniciojë aktakuzë ndaj tij, dhe jo siç thotë, njohuri dhe informacione boshe dhe të pabazuara duke diskredituar plotësisht funksionin që kryen. Në një reagim me shkrim deri te mediat mbi qëndrimet e shprehura të Ruskovskës, Muaremi madje thekson se mosndjekja e një krimi për shkak të presioneve paraqet vepër penale. “I bashkohem edhe unë thirrjes suaj deri te ambasadat dhe të gjitha palët që thirreni për ‘ndihmë’ – le ta konfirmojnë edhe…
Nga partia opozitare VMRO-DPMNE, sot përmes një komunikate sërish kanë reaguar në lidhje me nismën për referendumin mbi të ashtuquajturin propozim francez për heqjen e vetos bullgare dhe hapjen e negociatave me BE-në. Nga kjo parti thonë se populli duhet të ketë mundësi të shprehë qëndrimin përmes referendumit. “Kovaçevski nuk dëshiron referendum, sepse e di se populli nuk do ta mbështesë kornizën negociuese që po e shtyn, që do të thotë bullgarizim dhe asimilim. Populli duhet të ketë mundësi të shprehë mendimin e tij, Kovaçevski, i cili nuk ka mandat nga populli, nuk mund të marrë vendim për bullgarizimin e…
Katër avionët ushtarak “SU-25” të cilët Maqedonia e Veriut i ka blerë gjatë luftës së 2001-it, këto ditë janë dhuruar Ukrainës, shkruan portali MKD.mk Nga Ministrja e Mbrojtjes nuk e demantojnë informacionin e kërkuar, e as nuk e kanë konfirmuar. Bëhet fjalë për avionët që Maqedonia ka planifikuar t’i shes që në vitin 2004. Nga Ministria e Mbrojtjes janë përgjigjur se detajet e sakta për tre vendimet, përmbajtjen e tyre dhe shpjegimin do të deklasifikohen në ditët në vijim. Me vendimet e miratuara nuk prishet gatishmëria ushtarake e ARM, qëndron në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Një e moshuar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në Bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë, informon tvfesta.live Më 30 korrik rreth orës 18:30, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti “Audi” me targa të Kumanovës i drejtuar nga A.D (22) nga Kumanova dhe këmbësorëve R.D (80) dhe N.N (85) të dy nga Kumanova. Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima R.D, e cila pasi është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” – Shkup ka ndërruar jetë më 1 gusht, thuhet në raportin e Policisë.
Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon me realizimin e projektit “Të rinjtë e suksesshëm”, mirënjohje që ndahet në drejtim të vlerësimit të punës dhe njohurive të të rinjve, si një nga politikat për reduktimin e largimit të të rinjve nga vendi ynë, si dhe për krijimin e perspektivave për të rinj dhe kuadro të suksesshëm, transmeton Portalb.mk. Thirrja publike për aplikime për mirënjohjen “Të rinjtë e suksesshëm” për vitin 2021 është e hapur nga sot dhe do të zgjasë deri më 30 shtator 2022. Mirënjohja është një nxitje për mendimin kërkimor shkencor dhe punën artistike të…
Këtë muaj pritet që të shpallet sërish gjendje krize në sektorin e energjisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëron masa të reja kundër krizës për qytetarët dhe kompanitë, por synimi kryesor është sigurimi i energjisë elektrike dhe burimeve të tjera të energjisë për dimër. “Masat kundër krizës do të drejtohen ndaj atyre që janë më të cenuarit në vend, siç ishte më parë. Prandaj qytetarët që kanë të ardhura të ulëta, që kanë më pak se të tjerët, duhet ta dinë se do të jenë të parët që do të preken nga këto masa”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski kujton…
Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se me 03.08.2022 në ora 14:40 në afërsi të një qendre tregtare në zonën e Qendrës, D.T.(35) nga Shkupi është privuar nga liria nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup. Gjatë kontrollit nga punonjësit e policisë, u konstatua se ai ishte në kërkim me pesë fletë-arreste të vuajtjes së dënimit me burg dhe gjatë kontrollit të mjetit të pasagjerëve që drejtonte iu gjetën dy pako me kokainë. Gjatë kontrollit, personi ka dorëzuar një letërnjoftim fals, të lëshuar nga Republika e Sllovenisë, me fotografinë e tij, por në emër të huaj me adresë…
Nga LSDM sot përmes një komunikate theksojnë se po e realizojnë qëllimin strategjik – anëtarësimin në BE, pasi vendi tashmë me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe me procesin e skriningut ka nisur bisedimet për anëtarësim në BE. “Gjuha maqedonase është me formulim të pastër, pa fusnota dhe shtesa, ndërsa çështjet historike janë jashtë procesit të negociatave, në BE hyjmë si maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase. Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Komisionit Evropian dhe përmes konferencës së parë ndërqeveritare. Me këtë ranë poshtë të gjitha gënjeshtrat rreth formulimit të gjuhës maqedonase, të gjitha gënjeshtrat për kinse…
Drejtori i Drejtorisë së policisë financiare, Arafat Muaremi do të dorëzojë kallëzime penale kundër prokuroreve Villma Ruskoska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska, për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, shkruan Alsat. Muaremi shprehet se raporti nga mbikëqyrja e Prokurorisë së Lubomir Joveskit i vërteton akuzat e tij për, siç shprehet, bastisjen joligjore që këto prokurore e kanë realizuar në Drejtori. Ai dyshon në qëllime të tjera të prokurores Ruskoska. “Bastisjet ishin tendencioze dhe me qëllim të vetëm- të cenohet imazhi im personal, imazhi i tërë institucionit, të sillen në pikëpyetje të gjitha procedurat aktuale por edhe të ardhshme…

