Author: Hamdi Kumanova

Nga nesër deri të shtunën do të mbetet mot stabil dhe i ngrohtë me rritje të temperaturave ditore. Gjatë fundjavës pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të jostabilitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Të dielën do të fryjë erë e fortë veriore e cila do të bëjë që temperatura të bjerë 2 deri në 4 gradë.

Lexo më Shumë

Me deklaratën unilaterale lidhur me gjuhën maqedonase, Bullgaria gjegjësisht e shpiki “një formulë artificiale” me të cilën bëhet përpjekje “për të mos thënë se e njeh gjuhën maqedonase” dhe me këtë u krijua barrierë në marrëdhëniet midis dy vendeve, vlerëson profesori i Universitetit të ri të Sofjes, Mihail Ivanov në intervistë për BNR-në. Sipas Ivanovit i cili është bashkëthemelues i Klubit të miqësisë bullgaro-maqedonase dhe këshilltar i dikurshëm i çështjeve etnike të ish-presidentit bullgar, Zhelu Zhelev, kërkesa e Bullgarisë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit tonë paraqet “këmbëngulje të pamenduar mirë” të nacionalistëve bullgarë, pasi në këtë mënyrë…

Lexo më Shumë

Ushqimi dhe energjia elektrike janë shtrenjtuar për 20 përqind, karburantet për mbi 40 përqind, ngrohja për 30 përqind. Ndërsa rritja e pagës mesatare nuk mund t’i ndjek këto shtrenjtime. Një familje katëranëtarëshe në Maqedoni i duhen 100 euro më shumë se sa vitin e kaluar, për ta kaluar muajin. Paga mesatare në vitin e kaluar është rritur për gati 3 mijë denarë dhe ka arritur në 31.400 denarë, por këto para sot vlejnë më pak se 28.700 denarë, aq sa ishte paga mesatare vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika. Të dhënat zyrtare tregojnë se paga…

Lexo më Shumë

“Kundërshtimet për pranimin e propozimit francez janë për shkak të emocioneve të shtuara për momentin. Por në plan afatgjatë, mendoj se të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ta vlerësojnë anëtarësimin në BE dhe NATO, që është një trajektore e natyrshme ku vendi po lëviz aktualisht. Nuk është e mundur të specifikohet se çfarë do të ndodhë më pas dhe sa do të zgjasin negociatat”, thotë Riçard Kremer, njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor nga organizata Aleanca SHBA-Evropë në Uashington, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase. Ai përshëndeti hapin politik përpara që pas…

Lexo më Shumë

“Duke kujtuar dhe nderuar miliona viktima të Luftës së Dytë Botërore, nuk duhet të harrojmë më shumë se 4300 fëmijë, gra dhe burra romë që u ekzekutuan në kampin nazist në Aushvic-Birkenau”, ishte mesazhi i presidentit të vendit Stevo Pendarovski me rastin e 2 gushtit – Ditës Evropiane të Përkujtimit të Holokaustit të Romëve. “Në atë periudhë të tmerrshme të historisë, ishin në fuqi ligje që zhvlerësonin jetën njerëzore dhe dinjitetin e natyrshëm të grupeve të ndryshme, përfshirë romët. Ideologjia e kohës lejonte shfrytëzimin e punës së tyre, eksperimente çnjerëzore mjekësore, sterilizime të detyruara dhe në fund, vrasje masive në…

Lexo më Shumë

Maqedonia ka çmimin më të ulët të energjisë elektrike dhe çmimet pothuajse të barabarta në tarifën e shtrenjtë me Serbinë dhe Kosovën, ndërsa Kroacia ka çmime dukshëm më të larta si në tarifën e ulët ashtu edhe në atë të lartë. Gjatë vitit të kaluar, të gjitha shtetet e rajonit korrigjuan të paktën një herë çmimet që qytetarët paguajnë për energjinë e konsumuar, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Vendi në fillim të korrikut filloi me sistem të ri përllogaritjeje, ndaj përveç çmimeve të reja dhe tarifave më të larta të energjisë elektrike, për qytetarët janë risi edhe 4 bllok tarifat në…

Lexo më Shumë

Rusia e konsideron gabim të madh vendimin e autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për dhurimin e tankeve T-72 në Ukrainë, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova. Edhe pse është pajisje e vjetëruar, me donacionin, shprehet Zaharova, është dhënë mbështetje për “vazhdimin e aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev” “Përkundër faktit se, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për një donacion “të padëmshëm” të pajisjeve të vjetruara, fakti mbetet se Shkupi, besnik i NATO-s, është i përfshirë në dërgimin e armëve në Ukrainë, duke kontribuar kështu në vazhdimin e aktivitetit kriminal të…

Lexo më Shumë

Gjashtë zjarre kanë ndodhur në 24 orët e fundit në territorin e komunave Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër, informacionin e transmetoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza- Kumanovë. Në Orizare të Likovës afër varrezave digjej bar i thatë dhe kashtë, zjarrfikësit arritën ta shuajnë në orën 23.00. Në fshatin Romanovcë një ekip ka qenë në shërbim gjatë natës ku digjej bar i thatë. Zjarr pasdite ka pasur edhe në fshatrat e Kumanovës Shupli Kamen dhe Pçinjë. Në lokalitetin “Konjski most” në komunën e Nagoriçanit të Vjetër dje në orën 21:00 digjej dru i thatë dhe bar. Zjarri është shuar…

Lexo më Shumë

Një veturë me targa të Manastirit dhe trupi i një personi të ndjerë mashkull është gjetur mbrëmë në një rrugë anësore në afërsi të Liqenit të Tikveshit afër Kavadarit, njoftojnë nga Prokuroria. “Për shkak të terrenit të vështirë, ekipet policore nga Kavadari dhe SPB Veles kanë kryer sot kontroll në vendin e ngjarjes. Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka lëshuar urdhër për autopsi në trupin e të ndjerit për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si dhe për analizë të ADN-së që do të përcaktojë identitetin e tij”, thonë nga atje.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.814 testime për Kovid 19 nga ku janë diagnostifikuar 815 raste të reja prej të cilëve 158 janë riinfektime. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.252 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur dy pacientë në kushte spitalore dhe në bazë të regjistrit për të vdekur dy pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.. Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.120.452 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshshëm i të diagnostifikuarve në…

Lexo më Shumë

Në Ohër sot u mbajt Maratoni i Notimit 2022 me pjesëmarrje ndërkombëtare. Pjesëmarrës ishte edhe tetovari Levent Ismaili i cili ishte i vetëm shqiptarë pjesëmarrës. I njëjti e mori vendin e 4-të në kategorinë mbi 18 vjeç. Këtë sukses ia përkushton Alternativës dhe i dëshiron suksese në zgjedhjet e ardhshme komunale në Tetovë.

Lexo më Shumë

QYTETARËT ANKOHEN PËR MOS ZGJIDHJE TË PROBLEMIT Qentë endacak vijojnë të jenë shqetësim për banorët e Tetovës. Qytetarët thuajse çdo ditë ankohen në redaksinë e tv Klan për problemin me të cilin përballen I cili tashmë është shnëderuar në një ankth serioz për ata dhe familjet e tyre. Disa qytetarë për tv Klan M u shprehën kështu: “Komuna duhet të gjejë një stacioar për qentë endacak, as 20 ditë, fqinji im u sulmua nga një qen endacak në rrugë dhe përfundoi në spital.” “Duhet të merren masa në këtë drejtim, por varet nga mundësitë, përndryshe është një situatë alarmante sa…

Lexo më Shumë