Author: Hamdi Kumanova

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka caktuar Dragan Ilievskin në krye të Kopshti Zoologjik, transmeton Portalb.mk. “Dragan Ilievski është Ushtrues Detyre – Drejtor në Kopshti Zologjik Shkup”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. Raportohet që Ilievski vjen në këtë pozitë pas 20 viteve përvojë në sektorin privat, si inxhinier i diplomuar në Fakultetin e Makinerisë në Shkup dhe magjistër i studimeve ekonomike. Ndryshe, Arsovska paraprakisht kishte shkarkuar nga kjo pozitë Kristijan Stamenovin. Në mandatin e këtij të fundit, në kopshtin zoologjik të Shkupit, për dy ditëve ishin vrarë mbi 10 kuaj dhe mushka, që t’u jepen si ushqim kafshëve…

Lexo më Shumë

Qeveria dhe Ministria e Financave janë në përgatitje e sipër të masave anti-krizë për kompanitë dhe qytetarët. OEMVP thotë se masat janë sociale e jo ekonomike e këmbëngul për heqjen e përkohshme të akcizave të derivateve të naftës si dhe të subvencionoheve te kompanitë prodhuese me diferencën e krijuar tek shtrenjtimi i energjisë elektrike. “Nëse shihen detajet në ato masa të propozuara, shumë pak apo ndoshta aspak nuk ka mjete të dedikuara për biznesin në përgjithësi. Ne kërkojmë dhe apelojmë deri tek institucionet që kompanitë mikro dhe të vogla të ndihmohen në këtë periudhë krize të energjencave për shkak se…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase, VMRO – DPMNE tash më tre javë zhvillon konsultime, por ende nuk ka bërë të qartë për opinionin se si do të jetë referendumi që e paralajmëron prej kohësh. Partia vazhdimisht thotë se zhvillojnë konsultime brenda partiake, por deri më tani nuk kanë shpalosur asnjë detaj për opinionin, përfshirë edhe opsionet që shqyrtohen rreth asaj se si duhet të jetë pyetja e referendumit. Për këtë, zëdhënësi i partisë, Dimçe Arsovski tha sot se, detajet se si do të jetë pyetja dhe si do të zhvillohej referendumi do të zbulohen së shpejti përcjell KlanM. “Konsultimet brenda partiake vazhdojnë…

Lexo më Shumë

Pa ujë e pa rrugë. Kështu e përshkruajnë fshatin e tyre banorët e Svillarës së Еpërme të Komunës së Sarajit duke shtuar se janë lënë në harresë nga çdo institucion përkatës, shkruan Alsat. Ndërsa çezmat brenda shtëpisë janë pa ujë, banorët detyrohen që ujë të mbushin në çezmën e fshatit ku uji vjen nga mali, nga një rezervuar i ndërtuar me investim të fshatarëve. Disa të tjerë zgjidhjen e kanë gjetur duke vendosur në oborre bidonë të mëdhenj uji. “Nëse doni, shkojmë te unë dhe e shohim a ka ujë ose s’ka. Vij prej atje edhe mbush me shishe, këtu…

Lexo më Shumë

Vendit nuk i nevojitet një referendum, ai do të shpenzonte vetëm energji dhe të holla dhe në fund do të rezultonte i pasuksesshëm, shkruan Alsat. Kështu deklaroi njohësi i rrethanave politike, Blagojçe Atanasoski duke shtuar se VMRO-DPMNE të gjithë këtë insistim për inicim të referendumit po e bën vetëm për të fituar pikë politike. “Edhe tani nëse opozita mbledh 150 mijë nënshkrime, dhe nëse kemi bojkot nga partitë maqedonase në pushtet dhe të gjitha partitë shqiptare që do t’u bëjnë thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve që të mos dalin në atë referendum, definitivisht referendumi nuk do ta ketë censusin e…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju E dini historinë e numrit 9. Dikush e sheh prej një këndi dhe i del 6, tjetri thotë 9. Prandaj edhe unë po shkruaj nga këndi im! Këndi im është 6! Taksistët, gomistët dhe kamarierët të cilëve pronari i Fejsbukut u dha mundësinë për të sharë dhe fyer ia ofrojë mundësinë të fryejnë. Fryni, por mos shumë. Po ma trembni kosin! Edhe ta dini se nuk nxen pa ja bërë në fund pppprprrr. Është vetëm fillimi i kampanjës dhe po habitem nga frika dhe qasja e njerëzve. Billi në kampanjë ka nisur ti trajnoj të rinjtë, ndërsa ka…

Lexo më Shumë

Në kuadër të aksionit “Verë e sigurt”, në periudhën prej 29 korrikut deri më 2 gusht 2022, nëpunësit policor nga Departamenti i policisë kriminale – Njësiti për trafikim ilegal të drogave, SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme, SPB Ohër dhe SPB Gostivar, në aktivitete të përbashkëta të koordinuara me qëllim të zbulimit të kryerësve të veprave penale nga sfera e tregtisë së paligjshme të drogës, arrestuar 20 persona. Si rezultat i veprimeve të ndërmarra në pikën pagesore Gostivar, gjatë kontrollit të personave dhe automjeteve më datë 29.07.2022 në ora 18:00, 24-vjeçarët A.A., V.T., A.P., S. T., të gjithë…

Lexo më Shumë

Rusia e konsideron gabim të madh vendimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për t’i dhuruar tanke Ukrainës, ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zaharova, shkruan Alsat. Ajo tha se Maqedonia e Veriut i ka dhënë mbështetje “vazhdimit të aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev”. “Përkundër faktit se, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për një donacion ‘të padëmshëm’ të pajisjeve të vjetruara, Maqedonia e Veriut si besnike e NATO-s, është përfshirë në dërgimin e armëve në Ukrainë, duke kontribuar kështu në vazhdimin e aktivitetit kriminal të regjimit në Kiev kundër popullatës civile…

Lexo më Shumë

Me datë 03.08.2022 në ora 00:20 në Sllatinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Tearcë kanë privuar nga liria personat N.F.(59), K.F.(32), G.K.(37), A.F.(55) të gjithë nga Nerashti i Tetovës dhe A.S.(47). nga Gjermania, me banim në fshatin Zajas të Kërçovës, pasi që në ora 00:10. në fshatin Sllatinë para oborrit të tyre kanë sulmuar fizikisht personat N.L. dhe S.L. dhe nusen e tyre H.L (35), e cila sipas raportit ishte shtatzënë, pas së cilës është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do…

Lexo më Shumë

Më datë 02.08.2022 në ora 21:45, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Belovishtë-Vratnicë, në Vratnicë të Tetovës, katerçikleta pa shenja regjistrimi e drejtuar nga personi N.S. (58) nga Vratnica ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Tetovë kanë kryer këqyrje të vendit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.Ts

Lexo më Shumë

MInistria për Punë të Brendshme njoftonë se me datë 02.08.2022 në ora 13:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin me iniciale F.I.(32) nga Tetova. Gjatë kontrollit të ushtruar me vendim të gjykatësit në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse dhe në shtëpinë e tij personale u gjet dhe u konfiskua marijuhanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse penale.

Lexo më Shumë