Author: Hamdi Kumanova

Një furgon është përfshirë në një aksident të ndodhur në Rrugën e Arbrit. Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i furgonit, 62-vjeçari me iniciale M.D. dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar 4 nga pasagjerët që ndodheshin në furgon, të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo më Shumë

Edhe këtë verë të gjithë ata që do të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar do të udhëtojnë në një rrugë të pasigurt që të çon në pikën kufitare të Qafë Thanës. Me sinjalistikë të pamjaftueshme dhe plot gropa, udhëtimi në të përbën rrezik jo vetëm për turistët, por edhe për banorët e vendbanimeve aty pranë. “Siç po kalon koha, do të jetë kështu kohë të gjatë. Rruga është shumë e rrezikshme. Kur bie shi apo edhe në dimër është shumë e vështirë për të vozitur, vrimat hapen nga shiu dhe ato nuk duken. Nuk është shënuar asgjë. As vijat nuk…

Lexo më Shumë

“SHKOLLA DÍGJÍTALE” DHE SHMQSH ’’SARAJ’’ SHPALOSÍN PROGRAMET SHKOLLORE Shkolla e mesme nè qytetín e Shkupít “Saraj” èshtè shkolla e vetme nè RMV qè ofron drejtíme sí gjímnazí ekonomíja dhe mjeksía nè njè vend, e nga ana tjetèr shkolla profesíonale dígjítale ofron nje planprogram mèsímor qè pèrdoret nè 500 vende tè botès. Drejtorèt e tè dyja shkollave nè happy day motívojnè nxènèsít tè regjístrohen pasí me fíllímín e qersorít hapen edhe afatet e para tè regjístrímít. Pèr dallím nga shkollat e mesme profesíonale nè vend, shkolla e mesme nè qytettín e Shkupít ‘Sarají’ ofron díça ndryshe pèr nxènèsít. Drejtorí Í SHMQSH…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Arsovska, gjatë vizitës së saj në Republikën e Turqisë, u takua me kryetarin e Qytetit Konja, z. Ugur Ibrahim Altaj, i cili është edhe kryetar i Unionit Botëror të Komunave Turke. Në kuadër të takimit të punës, kryetarët nënshkruan një memorandum të rëndësishëm për bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Konjas. – Sot nenshkruam marreveshje te rendesishme per bashkepunim, shprehim falenderimin tone Kryetarit te Konjas. z. Ugur Ibrahim Altaj, per mikpritjen dhe nisjen e nje kapitulli te ri miqesisë dhe bashkepunimit. Kjo marrëveshje nënkupton mbështetje të ndërsjellë dhe realizim të bashkëpunimit në fushën…

Lexo më Shumë

Nga lista të hyrave dhe fitimeve të supermarketeve, ajo që bie më së shumti në sy është fitimi i madh i rrjetit të marketeve “Vero”. Ka 86,7 milionë euro të hyra, ndërsa profit prej 10,3 milionë eurove. Këto numra i theksoi edhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në ClickPlus, duke u shprehur se rrjete të marketeve me fitime të mëdha ankohen për vendimet qeveritare për rritje pagash. “Një supermarket në atë listën e juaj, e kam thënë dhe do ta përsëris edhe një herë, nuk i ka më shumë se 10 pika në gjithë territorin e Maqedonisë. I ka 10…

Lexo më Shumë

Mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë informon se lija në fakt është vetëm një tentativë e “majmunit” për të përsëritur frikën te popullata. Ai citon katër fakte rreth virusit të ri. “Të gjitha rastet janë regjistruar te meshkujt e moshës 20-40 vjeç. -Pothuajse të gjithë nuk janë vaksinuar kundër fruthit dhe jo të gjithë janë vaksinuar kundër lisë. -Të gjithë pacientët janë homoseksualë dhe biseksualë. -Në Maqedoni si dhe në gjithë ish-Jugosllavinë, të gjithë të lindurit para vitit 1972 janë të vaksinuar kundër lisë vera, ndërsa shumica e të rinjve janë kundër fruthit. Mos ngurroni të planifikoni pushimet tuaja…

Lexo më Shumë

“SËMUNDJA TRANSMETOHET NGA KONTAKTI I NGUSHTË” Pas shumë sfidave me virusin Covid-19 i cili tani ka një numër më të ulët të infeksioneve në Evropë, lija e majmunëve është një tjetër sëmundje që po përhapet në Evropë. Sipas infektologut Fadil Cana qytetarët nuk duhet të hyjnë në panik. “Kjo sëmundje është e njohur në fushën e infektologjisë dhe daton që nga viti 1958 kur u izolua për herë të parë “Duke iu referuar të dhënave të deritanishme në mbarë botën, mendoj se nuk ka vend për panik tek qytetarët, edhe pse pas pandemisë Covid-19 në dy vitet e fundit vigjilenca…

Lexo më Shumë

Salla e sportit në fshatin Stajkovc të komunës së Gazi Babës së Shkupit pritet të mbajë emrin e Boban Ivanoviqit, pjesëtarit të njësitit special policor të Maqedonisë së u vra në përleshjen e armatosur të 9 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Përurimi i emrit të ri të sallës dhe pllakës përkujtimore u bë në prani të kryetarit të kësaj komune, Boban Stefkovski, deputet të VMRO-DPMNE-së, zyrtarë të tjerë komunal si dhe banorë lokalë, përcjell portali Republika. Ky vendbanim i banuar kryesisht me banorë të komunitetit maqedonas dhe serb është fqinj me lagjen Hasanbeg. “Boban Ivanoviq dhe…

Lexo më Shumë

Në kuadër të agjendës gjatë vizitës në Londër ku po mbahet Forumi botëror i arsimit – tubimi më i madh ndërkombëtar i ministrave dhe drejtuesve të institucioneve dhe institucioneve arsimore, ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri ka takuar sot edhe një grup studentësh nga Maqedonia e Veriut, të cilët studiojnë në institucione prestigjioze të arsimit të lartë në Londër me mbështetje financiare të Ministrisë së arsimit dhe shkencës. “Më vjen mirë që ju takova dhe që bashkë diskutuam përvojën tuaj rreth studimeve në universitetet më të mira, për të cilat keni mbështetjen e plotë nga unë dhe nga Qeveria…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos ka zhvilluar takim me kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez Perez-Castejon dhe princin e Lihteshtajnit, Alois dhe politikanin dhe ish-zëvendëspresidenti e SHBA-ve Al Gore. “Falënderojmë kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez Perez-Castejn për mbështetjen parimore të Spanjës për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rikonfirmuam përpjekjet e përbashkëta për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore, në interes të perspektivave të përbashkëta evropiane. Me Princin Alois nga Lihtenshtajni diskutuam zhvillimet aktuale politike…

Lexo më Shumë

Gjatë protestës së 1 Majit të organizuar nga Lidhja e Sindikatave, zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrja për punë dhe politikë sociale Jovana Trençevska i pritën punëtorët para qeverisë, duke u premtuar se do të përmbushet kërkesa e tyre për rritjen e pagave për 2806 denarë në mënyrë lineare. “Askush nuk duhet të harrojë se punëtori është në vend të parë. Ne si qeveri po themi se kapitali njerëzor është para se gjithash, ne nuk kemi pasuri të tjera, ju jeni pasuria jonë, prandaj do të bëjmë gjithçka për secilin punëtor pa dallim nëse është nga sektori privat…

Lexo më Shumë

Policia dje ka zbuluar një rrjet ilegale të peshkimit në Liqenin e Prespës. “Më datë 24.05.2022 në periudhën nga ora 00.20 deri në orën 07.00 në një aksion të koordinuar të punonjësve policorë të Njësisë Mobile për Masa Kompensuese pranë OGRM, ZSP në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi dhe koncesionarin e liqenit në ujërat e liqenit të Prespës zbuluan 22 rrjeta peshkimi me gjatësi prej rreth 1.100 metra, me rreth 100 kg kapje. Rrjetat dhe kapaku janë kapur dhe i janë dorëzuar Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë për procedurë të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB. https://youtu.be/IofUP-RnnKs

Lexo më Shumë