Author: Hamdi Kumanova

Një javë pas shembjes masive të gurëve në aksin rrugor Shkup-Bllacë, trafiku zhvillohet mu kujdes të shtuar. Tani që qytetarët u kthyen nga fundjava e zgjatur prej Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi nuk patën asnjë pengesë në lëvizje nga që të hapura ishin të dy korsitë, shkruan Alsat. Por, përveç sinjalistikës asgjë tjetër nuk është vënë si preventivë nga shembjet e tjera eventuale që përbëjnë rrezik potencial për kalimtarët. “Rreth një mijë metër kub masiv gurorë është hequr nga rruga e Shkupit që të shpie për në Bllacë, për momentin qarkullimi është në dy korsi, mirëpo sipas autoriteteve ka…

Lexo më Shumë

Shqipëria dhe Maqedonia Veriut kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, ka thënë kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, në një konferencë për mediat nga Europa House në Tiranë. Ai theksoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për reformat dhe u bëri thirrje palëve që të angazhohen në zgjidhjen e problemeve. Në mesazhin e tij McAllister theksoi se nuk mund të ecet përpara pa një opozitë konstruktive. “Gjatë takimeve tona me politikë-bërës dhe shoqëri civile kemi dhënë këto mesazhe: BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i ka uruar kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit (KOM-AO) z. Stefanin dhe të gjithë qytetarët të besimit ortodoks me rastin e vendimit unanim të Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe për njohjen e autoqefalisë së KOM-së. “Politikat e fqinjësisë kanë një rëndësi të madhe për të gjithë rajonin. Vetëm duke ndërtuar fqinjësi të mirë është i mundur përparimi në të gjithë Ballkanin.Urime KOM-së dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë që kanë pritur gjatë për këtë vendim” thuhet në urimin e ministrit Bekteshi.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në një shtëpi në Shkup. Nga MPB njoftojnë se është arrestuar 65-vjeçari Z.V. nga Shkupi. “Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dy pako me amfetaminë, një pako me marihuanë dhe një peshore, ndërsa gjatë kontrollit në zonën përreth shtëpisë janë gjetur pesë pako të mëdha amfetamine dhe një pako me marihuanë, të groposura në lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

“Xhaferi i poshtëroi punonjësit në Kuvend, shteti i rrezikon sigurinë, kurse Kovaçevski hesht që të mos i bjerë qeveria. Talat Xhaferi ka bërë dy skandale të rënda në një periudhë disaditore“, tha Dragan Kovacki, deputet nga VMRO-DPMNE, transmeton InfoShqip. Ai theksoi se Xhaferi fillimisht është kapur drejtpërdrejt në kanalin parlamentar duke kërcënuar, sharë ndaj punonjësve të Kuvendit, dhe së dyti ka tentuar të fshehë se ka takuar një përfaqësues çeçen dhe një ish-deputet të Dumës ruse, pa e informuar opinionin. “Talat Xhaferi duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e tij të egër në Parlament. Kovaçevski nuk duhet të heshtë ndaj…

Lexo më Shumë

Me bekimin dhe Tomosin për autoqefalinë e KOM-KO që Kisha Ortodokse Serbe i dërgoi Patriarkanës Ekumenike, nuk ka më asnjë pengesë dhe presim që Patriarku Bartolomeu ta shpallë zyrtarisht KOM-KO autoqefale. Le të jetë për shumë vite kjo ditë e madhe, historike për Ortodoksinë dhe shtetësinë maqedonase, ka shkruar në Facebook ish-kryeministri Zoran Zaev. Ai theksoi se populli maqedonas dhe të gjithë qytetarët, të gjithë së bashku kemi vendosur të jetojmë në paqe, unitet, harmoni dhe përparim. “Ne vendosëm të zgjidhim problemet dhe të krijojmë një të ardhme. Marrëveshja e Prespës, anëtarësimi në NATO, Ballkani i Hapur dhe politikat e…

Lexo më Shumë

Incidenti i mbrëmshëm në Çair ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë policorë është pasqyra më e mirë e qeverisjes së BDI-së. Krimi i kësaj partie ka prekur majat më të larta të pushtetit. Ata që duhet të punojnë për sigurinë janë bërë rreziku më i madh për shqiptarët në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi. BDI i ka bërë lagjet shqiptare vendet më të rrezikshme për jetesë, janë bërë vende ku tanimë të vret zyrtari policor dhe ku mbrohen kriminelët. Kur denoncuam kapjen e sistemit të drejtësisë, zëvendësministri i BDI-së u ankua se opozita po njollos funksionarët shqiptarë. Pyesim ish…

Lexo më Shumë

Kisha Ortodokse Serbe ka njoftuar të martën për vendimin për njohjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase. Kjo u bë e ditur nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirio, në liturgjinë e përbashkët ndërmjet dy kishave që u mbajt në Shkup. Ai tha se pas kompletimit të dokumenteve ligjore, do të përgatitet një akt zyrtar me të cilin do të njoftohen të gjitha kishat e tjera kanunore ortodokse. Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio, pret që të gjitha kishat lokale të pranojnë statusin autoqefal të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit. “Jemi të sigurt se edhe kishat e…

Lexo më Shumë

Me tekst të Endal Walsh, e regji të Qazmedin Nuredini, mbrëmë Teatri Ultra dha premierën e shfaqjes “Mjekimi”, në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë, shkruan Alsat. Me një lojë brilante të aktorëve: Shkëlqim Islami, Faton Ibrahimi, Sefedin Shabana dhe Qazim Ameti-bateri, kjo shfaqje solli para audiencës një kritikë të ashpër ndaj institucioneve tona të shëndetit mendor dhe në mbarë botën. “Mjekimi” – është një shfaqje absurdi që mjegullon kufirin midis kastit dhe audiencës, një meditim qesharak dhe prekës se si trajtohen ata që ne i quajmë “të sëmurë mendor”. Shfaqja u mirëprit nga audienca që ishin në numër mjaft të…

Lexo më Shumë

“Maqedonia nuk dëshiron të anëtarësohet në BE. Dhe po të donte, Serbia nuk do ta linte të ikte. Ata thjesht po përdorin veton tonë si alibi. “Sepse RMV nuk është shtet i pavarur, por degë totalitare e ish-Jugosllavisë”. Kështu deklaroi historiani bullgar Kiril Topalov në gazetën “Live Day” Nova News, transmeton InfoShqip. Topalov është anëtar i Komisionit të Përbashkët Historik me Shkupin. Sipas tij, maqedonasit janë të sigurt se Evropa do ta detyrojë Bullgarinë t’i çlirojë. “Nëse nuk hyn, do të thotë se ka një mur të fortë midis Bullgarisë dhe Evropës që funksionon për Rusinë.” Nëse e bën këtë,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se bisedimet me Bullgarinë për heqjen e vetos për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë në nivel të ekipeve të ekspertëve të ministrive të jashtme dhe posa të ketë progres atëherë do të bëhet e ditur në nivel ministror, ​​pas takimit me homologun bullgar Kiril Petkov në Romë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kovaçevski tha gjithashtu se nuk mund të thotë nëse ka ndonjë përparim për momentin në arritjen e një dokumenti reciprokisht të pranueshëm me Bullgarinë. “Për momentin nuk mund të them nëse ka progres në arritjen e një dokumenti të pranueshëm reciprokisht me Bullgarinë, por…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (23.05.2022), pas urdhëresës së pranuar paraprakisht nga gjykata për bastisje të një shtëpie, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme dhe nga Njësiti për tregti të paligjshme nga SPB Shkup kanë kryer bastisje në shtëpinë e ZV (65) në Shkup, raporton KlanMacedonia. Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur dy pako me amfetaminë, një pako me marihuanë dhe një peshore, ndërsa gjatë kontrollit në zonën përreth shtëpisë janë gjetur pesë pako të mëdha amfetamine dhe pako me marijuanë, të groposura në lokacione të ndryshme. Pas dokumentimit të rastit…

Lexo më Shumë