Author: Hamdi Kumanova

MPB-ja në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal kundër policit I.G. për marrje ryshfeti në pikën kufitare Deve Bair. “I paraqituri më datë 16.04.2022 nga i dëmtuari A.Q. ka kërkuar dhe ka marrë mjete për të mos kryer një veprim zyrtar që është dashur ta kryejë, gjegjësisht i ka mundësuar kalimin e kufirit pa test të vlefshëm negativ PCR, i cili në atë kohë ka qenë i detyrueshëm me rastin e hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga MPB. Ndaj punonjësit të policisë, shtojnë nga atje, do të iniciohet…

Lexo më Shumë

Shoqata e peshkatarëve të Pogradecit dhe policia i kanë shpallur “luftë” gjuetisë së paligjshme në liqenin e Ohrit. Mbi 2000 rrjeta peshkimi që përdoreshin nga peshkatarë të paligjshëm për të kapur peshk të llojit krap, klen apo cironka janë sekuestruar gjatë ditëve të fundit. Aksioni është ndërmarrë për të mbrojtur këto specie ujore, të cilat janë në periudhën e tyre të shumimit. MARTIN JAÇE – SPECIALIST I SHOQATES SE PESHKIMIT, POGRADEC Mbi 2000 rrjeta peshkimi. Qe prej datës 20 prill, sepse këto specie janë në prag shumimi. I gjithë bregu i liqenit, sipas shoqatës së peshkimit, po monitorohet përgjatë 24…

Lexo më Shumë

“Nëse Talat Xhaferi do të kishte pak virtyt, deri tani do kishte dhënë dorëheqje”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, shkruan Alsat. Për të dytën javë me radhë ende nuk ka asnjë zgjidhje për videon skandaloze ku dëgjohej kryeparlamentari Xhaferi teksa shante dhe ofendonte disa të punësuar në Kuvend. As ai dhe as kabineti i tij nuk kanë komentuar deri më tani. Partia opozitare theksoi se për një skandal të tillë në Evropë, Xhaferit tashmë do i kishte përfunduar karriera politike. “A ka ndonjë zyrtar në ndonjë vend demokratik që fyen punonjësit dhe më pas nuk mban përgjegjësi? Përgjigjja është,…

Lexo më Shumë

Në Shtëpinë e Armatës në Shkup sot është shënuar Dita e shërbimit ushtarak për siguri dhe zbulim, që përputhet edhe me jubileun – 30 vjet ekzistim të këtij shërbimi ushtarak. Në solemnitet, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska porositi se anëtarësimi në NATO paraqet kapitull të ri në historinë e këtij shërbimi, i cili ka vëllim të zgjeruar të punës dhe përgjegjësi më të madhe. “Anëtarësimi në Aleancë është përfitim për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit, ndërsa nga ana tjerët pikërisht kjo e imponon nevojën për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive ushtarake të cilat do të japin kontribut në sigurinë kolektive.…

Lexo më Shumë

Pasi qytetarët mbrëmë kanë raportuar në MPB se në Debar Maalo ka një kalë në tarracën e një banese në një objekt të braktisur, ekipet e ZOO Shkup së bashku me drejtorin Kristijan Stamenov, policinë dhe inspektorin e AUV-së kanë dalë në terren dhe kanë shpëtuar kalin, i cili fatkeqësisht u lidh në një ndërtesë të rrënuar dhe mbeti pa ushqim dhe ujë, transmeton KlanMacedonia. Në orët e vona të mbrëmjes kali është transportuar dhe përkujdesur në kopshtin zoologjik të Shkupit ku menjëherë i është ofruar kujdesi veterinar dhe kujdesi i duhur.

Lexo më Shumë

Tetë muaj pas zjarrit në spitalin modular të Tetovës, ende nuk ka asnjë përgjegjësi. Vitin e kaluar më 8 shtator u dogjën të gjallë 14 persona, 12 prej tyre pacientë, ndërsa prokuroria e Tetovës ende nuk ka vendosur se çfarë hapi do të ndërmarrë. Alsat së fundmi bëri të ditur se ndaj tre personave dhe një personi juridik është konstatuar përgjegjësi penale dhe ndaj tyre po përgatiten padi. Por, një hap i tillë ende nuk është ndërmarrë. “Vendimi i prokurorit publik është duke u përgatitur dhe pasi të merret, publiku do të njoftohet menjëherë për të gjitha detajet lidhur me…

Lexo më Shumë

Sot (23.05.2022), zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë për Intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar AA (25) nga Saraj i Shkupit, transmeton KlanMacedonia. Ai ishte në kërkim me urdhër për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vitesh për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal. Personi do të dërgohet në IEVP për të vuajtur dënimin, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lexo më Shumë

-Sa më shumë që Qeveria bullgare i përmbahet pozicionit zyrtar bullgar të parashtruar në dokumentet e miratuara nga Kuvendet popullore dhe në takimin e fundit të Këshillit konsultativ për siguri nacionale, aq më tepër Qeveria e Kiril Petkovit e dëgjon zërin e bullgarëve në Bullgari dhe në Maqedoni të Veriut, konsideron presidenti bullgar Rumen Radev. Shefi i shtetit bullgar këtë sot e deklaroi para gazetarëve, pasi që kryeministri bullgar, Kiril Petkov të premten, i bëri thirrje të mbajë mbledhje të Këshillit konsultativ për siguri nacionale me temë – Maqedonia e Veriut. Lidhur me atë nëse ka ndryshime në pozicionet e…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në tre ditët e fundit janë bërë 2.780 testime për coronavirus, dhe janë regjistruar 151 raste të reja. Nga MSH njoftojnë se në tre ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur. Ndërsa ISHP ka regjistruar 184 pacientë të shëruar. Me këto raste numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 311.350, prej të cilëve 301.545 janë shëruar, ndërsa 9.297 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (23 maj) është 508.

Lexo më Shumë

Me datë 24.05.2022 (e martë) për shkak të vizitës zyrtare së delegacionit të Kishës Ortodokse Serbe, Departamenti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB-së Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit. Për qarkullimi do të jetë i mbyllur bul. “Çeta Partizane” nga kryqëzimi me rr. “Aminta Treti” deri tek kryqëzimi me Blv. “VMRO” dhe rr. “Shën Kliment Ohridski” nga kryqëzimi me Blv. “Ilinden” deri tek kryqëzimi me rr. “Dimitrie Çupovski” në Shkup. Nga SPB Shkup apelojnë që të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektojnë urdhrat…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë informon se ka sjellë vendim për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës. Prej mesnatës së sotme, çmimi i benzinës do të rritet për 0,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës do të lirohet për 1 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Çmimet të cilat do të jenë në fuqi nga 00:01 i datës 24 maj 2022, janë si më poshtë: Benzinë motori – ЕUROSUPER BS95 – 95,00(denarë/litër) Benzinë motori – ЕUROSUPER BS98 – 97,00 (denarë/litër) Naftë motori – ЕURODIZEL BS(D-Е V) – 85,00 (denarë/litër) Vaji ekstra i lehtë – 83,05 (denarë/litër).

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë pranë Konfederatës së organizatave sindikale, të mërkurën do të protestojë para Ministrisë së Financave pas skadimit të afatit për t’u përgjigjur nëse do të ketë mjete për plotësimin e kërkesave të tyre. Sindikata i ka dhënë afat Ministrisë së Financave që të përgjigjet nëse ka para për plotësimin e kërkesave, të cilat paraprakisht ishin dakorduar me Ministrinë e Drejtësisë, sa i përket pagesës së largimit në pension, pagesës së K-15 në shumën prej 60 për qind të pagës mesatare. “Kemi kohë që kërkojmë takim, por nuk e kemi dhe do…

Lexo më Shumë