Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër një mësuesi 40-vjeçar nga Strumica pasi i njëjti dyshohet për sulm seksual ndaj një fëmije, përcjell TV21. Sipas MPB-së, i raportuari, mësimdhënës në një shkollë fillore në Strumicë, dyshohet se në periudhën nga tetori 2020 deri në prill të vitit 2022, përmes rrjetit social Facebook i ka dërguar mesazhe një nxënëseje të mitur në shkollë të cilën ka dashur ta joshë për të kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa dyshohet se e ka prekur dy herë në trupin e saj. “Me datën 20.05.2022, babai i vajzës ka denoncuar rastin në…
Author: Hamdi Kumanova
S`KA TË DHËNA TË VEÇANTA PËR PAGAT NË SEKTORIN PRIVAT DHE ATË PUBLIK Enti Shtetëror për Statistika njoftoi se në Mars, paga mesatare ka qenë 31.080 denarë. Është e qartë se rritja prej 1.241 denarëve në krahasim me mesataren e Shkurtit është si rezultat I rritjes së pagës minimale. Portali “Pari” ka bërë një analizë, nëse me pagën mesatare prej 500 eurove, kemi arritur te mesatarja e vendeve të ish-federatës jugosllave, duke marrë parasysh se dekadave të kaluara, Maqedonia sipas rangimeve ka qenë në vendet e fundit raporton KlanM. Sipas portalit “Pari”, të dhënat statistikore të vendeve të rajonit thonë…
Sektori për punë të brendshme Tetovë njoftonë se janë arrestuar katër persona nga Kërçova për poseedim të lëndëve narkotike. Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policor në Gostivar dhe pas dokumentimit të rastitpritet të vijojë parashtresë përkatëse. Me datë 22.05.2022 në ora 17.00 në rrugën “JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat M.M. (37) nga Plasnica, A.Sh.(30), I.A.(24), H. Gj.(26) dhe E.E. (22), të katër nga Kërçova, për shkak se tek ata është gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe një grirëse me mbetje marijuane. Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës dy ditore në Vatikan do të takohet edhe me homologun e tij bullgar, Kiril Petkov. Takimi siç mësohet do ta zhvillohet në orën 17:00 në Romë, ndërsa Kovaçevski i tha shkurt mediave se me Petkovin do të bisedohet për negociatat e deritanishme, shkruan Alsat. “Do të takohem me Petkov për të biseduar mbi negociatat të cilat janë zhvilluar deri tani mes dy ministrive të jashtme”, tha shkurt Kovaçevski pas takimit që kishte me Papa Françeskun në Vatikan.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i debatit mes dy shteteve, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë fjalës së tij në Parlament, Balla tha se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga procesi me Maqedoninë e Veriut nëse në muajin Qershor nuk mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. “Në Qershor ne do të kemi më shumë diskutime për këtë çështje sepse presim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Franca po bën gjithë përgatitjet që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mbahet. Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i një…
Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 23 majit, Ditës Kombëtare të vllehve, ka uruar të gjithë pjesëtarët e komunitetit vlleh në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pendarovski ka bërë thirrje për unitet, për të tejkaluar sfidat me të cilat përballen të gjitha vendet. “Sfidat dhe problemet shëndetësore, ekonomike, sociale dhe të sigurisë me të cilat përballet e gjithë bota mund të kapërcehen vetëm përmes unitetit, kohezionit dhe solidaritetit”. “T’i japim dorën dhe të jemi përkrahje të vazhdueshme për njëri-tjetrin dhe të kontribuojmë me përgjegjësi dhe përkushtim në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në mirëqenien…
Unë supozoj se kryeministri do të vazhdojë të kërkojë mënyra për të anashkaluar pozicionin bullgar dhe kështu të lejojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat me BE, tha eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski. Ai beson se në javët e fundit presioni ndaj Bullgarisë për të zhbllokuar është bërë i dukshëm. “E patë që erdhi komisioneri Varhelyi dhe tha se ranë dakord që brenda pak ditësh të ndryshonin qëndrimin e Bullgarisë. Do të ishte mirë të vizitoni Shkupin dhe të shihni se si respektohen të drejtat e njeriut të qyteetarëve me vetëdije kombëtare bullgare atje”, tha Xhambaski për “BNT”. Eurodeputeti konsideron se…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i cili ndodhet në vizitë dyditore në Romë dhe në Vatikan në kuadër të festimeve tradicionale për nder të 24 Majit (Dita e iluministëve mbarësllav), sot u prit realizoi takim me Papa Françeskun. Siç njoftojnë nga Qeveria, gjatë bisedës me Papa Françeskun u theksua roli i vëllezërve iluministë Kirili dhe Metodi, të cilët me misionin e tyre për të përhapur krishterimin në një gjuhë të kuptueshme për popujt sllavë, kryen edhe misionin e lidhjes së popujve të Evropës. “Maqedonia e Veriut dhe Vatikani, u theksua në takim, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike…
Një shtetas serb në rrjetet sociale ka ndarë përvojën e tij të mirë që i ka ndodhur në një rrugë afër qytetit të Tetovës. Nikolla Petroviç në Facebook ka treguar se gjatë një udhëtimi të tij, ka pasur probleme teknike me makinën e tij, ndërsa në ndihmë i kanë dalë 10 persona, prej të cilëve 9 shqiptarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai thotë se pasi ata e kanë vërejtur se ai ka probleme, i janë afruar dhe e kanë ndihmuar, ndërsa ka paguar vetëm 10 euro. “Tundimet janë një pjesë e udhëtimit. Diçka ma shpërtheu gomën pranë Tetovës dhe të dielën…
Për nevoja të administratës, gjyqësorit dhe policisë turke, në vitin 1880 në afërsi të Xhamisë së Vjetër (Eski), u ngrit ‘Hukumat’-i (Konak, Hukumat), ku u vendosën kadia me autoritetet e tjera gjyqësore dhe policore. Në të u mblodh edhe Këshilli i qytetit. “Hukumat Sokaku” – rruga më e vjetër turke në Kumanovë, ku kishte edhe një ndërtesë dykatëshe me material të dobët që ishte ngritur në vendin e së njëjtës godinë me funksion të njëjtë. Sipas ndërtesës, edhe rruga në periudhën turke quhej “Hukumat Sokak” (Hukumat-sokagi).Po ashtu në këtë rrugicë, përveç xhamisë së sotme të Vjetër (Eski) që e njohim…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, në një kumtesë për media thotë se disa të punësuar në shërbimin për punë të përgjithshme në Qeveri, në Sofje të Bullgarisë kanë qëndruar gjoja kinse janë gazetarë, dhe atë tre ditë nga data 24 deri më 26 janar. “Harxhimet e qëndrimit të tyre janë mbuluar nga Qeveria dhe të njejtat nuk kanë qenë edhe të vogla. Bëhet fjalë për gjashtë persona të punësuar në Qeveri, ndërsa si gazetarë kanë qëndruar në gjashtë dhoma të ndryshme të hotelit, me pansion të plotë, për tre ditë si dhe kanë shfrytëzuar vetura të Qeverisë”. “Ky është luksi i…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një të ri nga Shkupi pasi i njëjti është kapur duke transportuar emigrantë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në autostradën A1, gjegjësisht në drejtimin Smokvicë-Demir Kapi. “Është arrestuar I.B. (26) nga Shkupi, i cili me automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Velesit po transportonte gjashtë emigrantë nga Siria dhe Afganistani. I.B. nuk është ndalur pas urdhrit nga policia, dhe në vendin e quajtur “Cërveni Bregovi” automjeti i tij ka goditur një automjet të tipit “BMW” me targa të Shkupit që po drejtohej nga B.K.…

