Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Në 24 orët e fundit prej 1.602 të testuarve kanë rezultuar 855 të infektuar (rreth 53%). Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend, transmeton Portalb.mk. Të dhënat janë si vijon: Raste të reja: 855 Riinfektime: 189 Të vdekur: 0 Të vdekur të raportuar në Termini im: 2 Të shëruar: 683 Testime: 1.602 Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 5.196. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova. Nga fillimi i pandemisë: Të…
Author: Hamdi Kumanova
Nga sot janë vendosur kufizime në furnizimin me ujë pasi banorët e Dibrës nuk i kanë respektuar rekomandimet e mëparshme për kursim të ujit, gjegjësisht uji të mos përdoret për bahçe, kopshte, larje të oborreve dhe trotuareve, madje edhe rrugëve para shtëpive, raporton Telma, përcjell Portalb.mk. Prej sot është vendosur edhe zyrtarisht kufizimi i furnizimit me ujë për dy orë e gjysmë, pasi gjatë ditëve të kaluara në disa pjesë kishte ndërprerje të furnizimit me ujë. Nga Ndërmarrja publike “Standard” bëjnë të ditur se kufizimi do të zgjasë nga ora 13:00 deri në orën 15:30. -Përkundër apeleve tona që uji…
Nga 1 gushti do të ketë çmime të reja të ngrohjes qendrore kanë njoftuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Pjesa më e madhe e shfrytëzuesuvz të shërbimeve nga BEG do të kenë fatura më të larta për 14.18%. Arsyeja e vetme e rritjes së çmimit është rritja drastike e çmimit të gazit natyror, i cili është 10 herë më i lartë se çmimi që kemi pasur vitin e kaluar thotë Bislimovski. “Në rrjetin më të madh me të cilin ngrohen më shumë se 90% e konsumatorëve në qytetin e Shkupit çmimi i ngrohjes qendrore rritet për 14.18%. Për konsumatorët që…
Korniza jonë negociuese është tërësisht e definuar nga Bullgaria. Praktikisht ata rrinë pas timonit dhe drejtojnë, kurse Maqedonia ende nuk i ka filluar negociatat. Kështu, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, shpjegoi tërë situatën lidhur me vendin tonë dhe anëtarësimin në BE. Ai shton se kryeministri Kovaçevski duhej të mbante qëndrimin kur në konferencën për shtyp në Bruksel i tha “JO” propozimit francez, për të siguruar një pozicion sa më të mirë për vendin. Poposki konsideron se futja e bullgarëve në Kushtetutën tonë nuk është i vetmi kusht për hapje zyrtare të negociatave, gjegjësisht të klasterëve, edhe pse kjo…
Sot (29.07.2022) në ora 10:30 minuta në qendër tregtare në rajonin e Qendrës, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese e kanë privuar nga liria M.E. (26), përcjell TV21. Tek ai janë gjetur pistoletë e llojit të panjohur 6,25mm dhe karikator me 4 plumba. M.E. nuk ka poseduar leje për armë zjarri, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 395 të Kodit Penal. Personi është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të prashtrohet kallëzim përkatës.
Ministria e Punëve të Jashtme publikoi sot versionin zyrtar të nënshkruar të Protokollit të takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani dhe kolegia e tij nga Bullgaria, Teodora Gençovska, nënshkruan Protokollin më 17 korrik në Sofje. Nënshkrimi i dy ministrave në dokumentin, i cili është edhe procesverbali i seancës së dytë të Komisionit të përzier maqedono-bullgar, konsiderohet se do të hapë rrugën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
KANDIDATJA VASIQ – BOZAXHIEVA E PAPRANUESHME PËR OPOZITËN Komisioni për zgjedhje dhe emërime ka vazhduar sot seancën për zgjedhjen e gjykatësve Kushtetues. Anëtarët e komisionit sot diskutuan biografinë e kandidates së nominuar, Tanja Vasiq Bozaxhieva, e cila është këshilltare shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë dhe është propozim i shumicës parlamentare. Megjithatë, opozita është kundër emërimit të saj për gjykatës kushtetuese. Sipas deputetes së VMRO – DPMNE, Marija Petrusehvska, Vasiq nuk është propozim adekuat, pasi nuk i plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. “Ajo nuk do të mund t’i përgjigjej përgjegjësisë që e kërkon Gjykata Kushtetuese…
Më datë 28.07.2022 në ora 19:50 në Njësinë e Policisë Kamnjan, personi A.S. (22) nga Bogovina e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 18:00 në rrugën për në fshatin Pirok të Tetovës, ka qenë i sulmuar nga personi F.N”. Rasti është duke u zbardhur.Ts
Me qëllim që autoritet dhe njerëzit të përballen dhe ti shmangen rrëmujës që po shkaktohet në pikën kufitare Tabanoc sot janë hapur edhe dy pika shtesë në këtë vend kalim. Për momentin janë funksionale 10 korsi, dy për kamion që transportojnë mallëra, një për autobus dhe 7 për automjete përcjell KlanM. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se 45% ëahtë rritur kalimi i kufirit dhe ky është shkaku i rëmujës. Por shpreson se me hapjen e dy korisve shtesë do të ulet pritja në kufi. Kujtojmë se nga fillimi i korrikut ka qenë e paraparë që kontrollet e…
Lufta kundër korrupsionit në vend do të jetë një ndër prioritetet e ambasadores së re amerikane në Shkup, Angella Prajs Ageler. Në seancën para senatorëve amerikan, ajo tha se do të ndihmojë në zhvillimin e një strategjie kombëtare përmes së cilës do të kërkohet përgjegjësi nga, siç thotë ajo, “aktorët” e korruptuar në vend. “Nëse konfirmohem, unë do t’i inkurajoj reformat në drejtësi dhe do t’u bëj thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të promovojnë transparencë në hetimin e akuzave për keqpërdorim dhe të përballen me vendosmëri me korrupsionin për ta përforcuar besimin e opinionit. Do të punoj me…
Sot kur kemi seancën për pyetje deputetesh un do parashtroj 2 pyetje ! Pyetjen e parë drejtuar Ministrit te Shëndetesis, që ka të bëj me qindra të punsuar në sportelet e vendit infermier, teknik medicinal, mjek dhe staf tjetër në spitale, shtëpi shendeti dhe ambulanca. Janë me qindra apo mijra të punësuar në shëndetësi,që me vite punojnë me kontrata në veper dhe në çdo 6 muaj përjetojnë stres,frigë, pasiguri nëse do ju vazhdohet kontrata apo do largohen nga puna. Disa madje erdhe perjashtohen rijnë 2-3 muaj pa punë pastaj i thërasin përsëri ju jipet mundësia dhe përesi largohen. Kjo është…
Pranimi i propozimit francez, që Maqedonia e Veriut të ndryshonte Kushtetutën e vendit për të njohur pakicën bullgare, për të ndryshuar tekstet shkollore me referenca negative për Bullgarinë, zhbllokoi njëherë e përgjithmonë veton e vendosur nga Sofja për Shkupin në rrugën drejt integrimit. Automatikisht, ky vendim i hapi negociatat edhe Shqipërisë, bashkudhëtarë e e Maqedonisë së Veriut në këtë proces. Më 19 korrik, kryeministrat Rama e Kovaçevski morën në Bruksel dritën jeshile për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Por cilat janë hapat e ardhshme që të dyja vendet duhet të ndërmarrin në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.…

