Author: Hamdi Kumanova

“Me LSDM-në, edhe në krizën më të madhe ekonomike botërore, pagat janë vazhdimisht në rritje, në të gjithë sektorët. LSDM e realizoi një nga premtimet më të rëndësishme zgjedhore, pagën mesatare prej 30.000 denarëve. Tashmë e kemi rritur pagën minimale në 18.000 denarë, që është dy herë më shumë në krahasim me kohën e regjimit të OBRM-PDUKM-së kur mezi ishte 8.800 denarë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. Nga partia theksojnë se kanë arritur marrëveshje për rritje historike të pagave në arsim në vlerë prej 15 për qind, që nga shtatori i këtij viti, përkatësisht rritje mesatare prej mbi 3.500 denarë.…

Lexo më Shumë

Edhe pas tre vitesh ende nuk ka zgjidhje për raportin e dorëzuar nga Komisioni Kundër Korrupsionit, për blerjen e automjetit luksoz nga kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko, dhe tre vetura të tjera për administratën komunale, shkruan Alsat. Kallëzimi vetëm është transferuar nga një prokurori në tjetrën dhe çështja është ende larg zgjidhjes. Komuna me buxhet të bllokuar ka shpenzuar 114 mijë euro, nga të cilat vetëm makina ka kushtuar 67 mijë euro. “Një nismë është iniciuar para Prokurorisë Themelore Publike Shkup, më pas është përcjellë në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë, ku nisma është pranuar nga kjo prokurori…

Lexo më Shumë

Funksionarët e Qeverisë përgjegjësinë për keqpërdorimet e drejtorit të Ansamblit të këngëve dhe valleve shqiptare Shkodran Tolaj e hedhin tek njëri tjetri, shkruan Alsat. Zv. kryeministrja për Politika për Qeverisje të mirë Sllavica Gërkova tha se kabineti i saj nuk ka kompetenca të marrë masa ndaj drejtorit Tolaj dhe e hedh topin tek ministrja e Kulturës. “Atë që kabineti im e bën dhe që është në kompetenca të kabinetit tim është sjellja etike e kabinetit Qeveritar dhe ne dëshmuam se profesionalisht dhe me përgjegjësi e bëjmë punën kur bëhet fjalë për atë pjesë. Pres që të gjithë institucionet në parimin…

Lexo më Shumë

Për shkak të festës shtetërore, 24 Maji të martën, qarkullimi publik në Shkup do të zhvillohet sipas itinerarit të së dielës, ndërsa kujdestarë do të jenë tre pika të shitjes së biletave. Siç informojnë nga NQP, nga ora 7:00 deri në ora 13:00 do të punojnë pikat e shitjes në Qendrën transportuese, Tregu i gjelbër dhe pika e shitjes në Gjorçe Petrov. Të martën, Teleferiku do të punojë si zakonisht, nga ora 10 deri në 20, ndërsa të hënën objekti nuk do të punojë.

Lexo më Shumë

PETKOV: ZGJIDHJA E KONTESTIT DUHET TË KALOJË DISA FILTRA NË BULLGARI Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelji, mbrëmë në Sofje ka bërë përpjekje të re për “gjetjen e bazës së përbashkët” për fillim eventual të negociatave aderuese të Shkupit dhe të Tiranës me Bashkimin Evropian, por nga ana e autoriteteve bullgare nuk ka sinjale për tejkalim të mundshëm të situatës. Ministrat e Mbrojtjes, Dragomir Zakov dhe Sllavjanka Petrovska, sot flasin për përfitimet nga partneriteti në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në NATO për stabilitetin e rajonit, pa përmendur se pas luftës në Ukrainë edhe partneritetin me BE-në e…

Lexo më Shumë

Disa nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës sot nga burgu i Shkupit përmes një letre të shkruar nga Arsim Bajrami, Musadik Pajaziti, Irfan Lutfiu, Elham Arifi dhe Seadodin Abdullai njoftojnë opinionin se do të vazhdojnë grevën e urisë deri më datë 23.05.2022. Më pas sipas greva do të ndërpritet për disa arsye, njëra se u është premtuar realizimi i kërkesave të tyre dhe e dyta për shkak shqetësimit të familjarëve rreth shëndetit të tyre. Në vazhdim letra e plotë… Po e shkruajmë një letër pa titull, që si të dojë ta vlerësoj mbarë opinioni i gjerë, sepse pas kësaj ne…

Lexo më Shumë

Të akuzuarit në rastin “TNT”, gjegjësisht për shkatërrimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski, janë fajtor, theksoi sot gjykatësi Ognen Stavrev, duke e publikuar aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën Penale të Shkupit, njofton Portalb.mk. Më saktësisht, ish kryeministri Nikolla Gruevski është i dënuar me 9 vjet burg, ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski me 4 vjet, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve me 3 vjet burg, ndërkaq Elizabeta Najdovska me 4 vjet burg. Sipas aktgjykimit, do të duhet që të akuzuarit ta kompensojnë dëmin që ia kanë shkaktuar Canovskit, në vlerë prej 683.514.964 ose…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke intensifikuar bashkëpunimin me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takimin e sotëm, ministri Jeton Shaqiri dhe drejtori i Agjencisë Ylber Sela diskutuan për ndihmën institucionale për përkthimin dhe lektorimin, me qëllim përdorimin e terminologjisë dhe fjalorit korrekt. “Agjencia na dha mundësinë që të shfrytëzojmë burimet e tyre për nevojat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për të siguruar përdorimin e duhur të gjuhës shqipe. Është një ndihmë e madhe për ne, duke pasur parasysh mundësitë e kufizuara për të punësuar përkthyes dhe lektorë, në rrethanat aktuale”, ka…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit konfirmoi dobësi në përdorimin e balancuesit gjatë punësimit të nëpunësve administrativ – nuk konfirmohet procedurë për kontrollin e besueshmërisë së të dhënave, as nuk është bërë bazë e vetme nga kush do të marrin të dhëna për përkatësinë etnike të kandidatëve dhe propozon në Ligjin e ri për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativ ose të parashikohet mjet efikas për parandalimin e keqpërdorimit të balancuesit gjatë punësimit në sektorin publik ose balancuesi të shfuqizohet sepse shndërrohet në mjet për keqpërdorim dhe poshtërim. Informimi i tillë nga KSHPK vjen pasi në…

Lexo më Shumë

748 MIJË EURO PËR RRUGËN BUKOVIQ – RAOVIQ NË KOMUNËN E SARAJIT Rikonstruimi I rrugës Bukoviq-Raoviq, paraqet një nga 94 projektet infrastrukturore nga Programi TAV në vlerë prej 49.7 milionë euro. “Një pjesë e madhe e projekteve janë përfunduar, pjesa tjetër është në fazën e fundit dhe duhet të përfundojnë këtë vit, kurse afati I fundit I përfundimit të të gjitha projekteve është viti 2023. Janë projekte reale për nevojat reale të qytetarëve”, deklaroi Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski Zyrtarët e qeverisë thanë se janë ridestinuar mjete për të investuar në nevojat reale të qytetarëve dhe për projekte të infrastrukturës.…

Lexo më Shumë

Në afat prej tre javësh Sofja të pajtohet për fillimin e procesit të negociatave me Shkupin – kjo është pritshmëria e komisionerit të BE-së për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë Oliver Varheji pas takimit me liderët bullgarë – presidentin Rumen Radev, kryeministrin Kiril Petkov dhe ministren e jashtme bullgare Teodora Gençovska, transmeton Portalb.mk. Pas vizitës në Bullgari, eurokomisioneri i BE-së Varhei në Twitter shkroi se pas tri javësh, përsëri do të kthehet në Sofje për të gjetur zgjidhje të pranueshme reciprokisht për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut në qershor. “Për tre javë do të kthehem në Sofje për të…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 47 vjeçar nga fshati Shipkovicë i Tetovës i cili dyshohet për falsifikim të dokumenteve. “Me datë 19.05.2022 në ora 19.45 në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës rrugore Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A. (47) nga Shipkovica e Tetovës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se është kryerës i veprës “falsifikim i dokumenteve”, e dënueshme sipas nenit 378 të Kodit Penal. Ai është ndaluar në stacionin policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë