Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), Admirim Aliti, njëherit kuadër i Alternativës dega në Kumanovë në një intervistë për dritare.net ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pritet që brenda 8 viteve të bëhen anëtare të plotfuqishme në Bashkimin Evropian.
“ Edhe pse negociatat zgjasin disa, vite, si standard, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pritet afër 8 vite të zgjasin, megjithatë kjo është faza e fundit para se të bëhemi anëtare të plotfuqishme të Bashkimit Evropian.
E njëjta ndjeshmëri mund që të themi se ishte te kolegët tanë të Bashkimit Evropian sepse me vite të tëra kanë punuar edhe me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë.
Ata ishin të bindur se edhe pse kjo datë është e vonuar, prapë më mirë të fillojmë tani. Shpresojmë që t`i rrekemi punës edhe më shumë, edhe më shpejtë në mënyrë që ta arrijmë objektivin tonë që është anëtarësim i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.”, deklaroi midis tjerash Aliti.



