Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Kovaçevski vlerësoi se edhe pse SASHK-u solli vendim të hyjë në grevë, ai dialog nuk u ndërpre dhe e u vërtetua se vendi ynë ka institucione dhe zgjidhje ligjore të cilat mundësojnë që edhe pa grevë, me ndërmjetësim të ligjit për ndërmjetësim dhe me përfshirjen e Kuvendit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të arrihet marrëveshje. “Kjo Qeveri dëshmoi se është në anën e punëtorëve, ne tani kemi rritje historike të pagave në sektorin e arsimit prej 15%, bashkë me rritjen në vitet e kaluara që ishin 21%, bëhet fjalë për një…

Lexo më Shumë

Për disa ditë me radhë kreu i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kabineti i tij nuk komentojnë audio-incizimin në të cilin kreu i ligjvënësit dëgjohet duke sharë dhe fyer nëpunësit e këtij institucioni. Xhaferi nuk komenton as nismën e VMRO-DPMNE-së për procedurë disiplinore ndaj tij, e cila bazohet në shkeljen e kodit etik të deputetëve. Ai hesht, kurse nga partia e tij nuk do ta komentojnë rastin, deri sa nuk dëgjohet edhe qëndrimi i Xhaferit. “Në parti nuk kemi pasur një takim të tillë dhe për këto çështje duhet të drejtoheni te kryetari i Kuvendit dhe të merrni qëndrimin e tij.…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 21:30 në vendkalimin kufitar Tabanovcë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar NN (42) nga Greqia. Ai është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht një doganier i cili po kryente kontroll doganor në kamionin e tij me të cilin ka mbërritur në vendkalim. N.N. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Më datë 18.05.2022 në ora 15.00 në SPB Tetovë është raportuar se në Senokos të Gostivarit, një i mituri nga ky fshati ka lënduar me mjet të mprehtë një të mitur tjetër nga i njëjti fshat. I lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, ndërsa më pas në Stacionin Policor, prindi e ka sjellë djalin e tij i cili ka kryer sulmin. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë një parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Studentë të Fakultetit Pedagogjik, së bashku me disa profesorë të kësaj njësie akademike të Universitetit të Tetovës, ditë më parë e kanë vizituar Republikën e Shqipërisë. Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi theksoi se vizitat e kësaj natyre janë pjesë e planeve dhe programit të punës mësimore-shkencore që realizohet gjatë një viti akademik në Universitetin tonë. “Ne si fakultetet angazhohemi që planprogramin vjetor të veprimtarisë arsimore dhe shkencore ta zhvillojmë dhe realizojmë sikurse e kemi parashikuar. Vizita e fundit në Republikën e Shqipërisë ishte pjesë e këtij programi, ndërsa vizita u zhvillua me qëllimin e vetëm që studentët…

Lexo më Shumë

Edhe nëse marrim edhe nëse nuk marrim datë për negociata në qershor, nevojitet të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse populli e kërkon këtë nga ne politikanët, tha sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, marrja ose jo e datës për negociata nuk lidhet me zgjedhjet e parakohshme sepse, siç theksoi, jetojmë në një vend shumë të korruptuar, me ekonomi më të dobët në Ballkan dhe me sistem më të keq shëndetësor. “Neve na duhet një resetim esencial të sistemit, ndryshim esencial dhe reforma. Në të kundërtën, ne do të vazhdojmë në zhytje dhe do të kemi…

Lexo më Shumë

Në Kishën “Shën Sava” në Beograd në mëngjes është mbajtur liturgjia disaorëshe e pajtimit mes kishave të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Pas 55 viteve, Kisha Ortodokse Serbe (KOS) dhe Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (KOM-KO) bashkë mbajtën shërbesë, pasi që KOS deklaroi se me liturgjinë e pajtimit do ta rinovojë komunitetin liturgjik dhe kanonik të dy kishave simotër, në pajtueshmëri me vendimin e Kishës së KOS, i cili është miratuar para disa ditëve në Nish, njofton Portalb.mk. “Me vendim të KOS që të vendoset unitet eukaristie në tërë botën ortodokse dhe me këtë liturgji hierarkike në vepër e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se edhe krahas paralajmërimeve të caktuara, të cilat vijnë nga përfaqësues të vendeve-anëtare të BE-së nga vetë Unioni për formimin e bashkësisë gjeopolitike evropiane, beson se procesi i zgjerimit, pjesë e të cilit është edhe vendi ynë, nuk do të preket nga harmonizimi i Bashkimit Evropian me rrethimin e ri gjeopolitik në Evropë dhe raportet momentale pas luftës në Ukrainë. “Për momentin këto janë mendime dhe koncepte, të cilat ende nuk janë prezantuar në Këshillin Evropian. Situata e re gjeopolitike në botë dhe në Evropë, sidomos duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, gjithsesi se urdhëron që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Alli Ahmeti ishte prezent sot në përurimin e rrugës Ukshin Hoti në një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit Kur këtë vit u bënë 23 vjet nga zhdukja e figurës emblematike të veprimtarit dhe ideologut të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, bashkë me motrën e tij zonjën e nderuar Myrvete Hoti me krenari shpalosëm pllakën që do të ruajë madhështinë e emrit të Ukshinit në një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit shkruan Ali Ahmeti në rrjetin social facebook Është nder për Shkupin dhe gjithë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Lubeteni” në Tetovë policia ka arrestuar 52-vjeçarin J.S. pasi tek i njëjti janë gjetur 20 paketime me heroinë, përcjell TV21. I njëjti është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Universiteti më i ri shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup do të vazhdojë të rritet dhe të bëhet institucion i njohur i arsimit të lartë jo vetëm në vend por edhe më gjërë në rajon, në të cilën ka mbështetjen e nevojshme nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, veçanërisht në aspektin e kuadrove dhe mjetet për shkencën dhe kërkimin. Ky është përfundimi nga takimi i sotëm i ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri me rektorin e UNT-së, prof. Dr. Izet Zeqiri dhe me disa anëtarë të tjerë me rektorët dhe përfaqësues të kuadrit mësimor dhe shkencor të këtij universiteti. Shaqiri…

Lexo më Shumë

Duam fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe i nxisim të gjitha përpjekjet për realizimin e këtij qëllimi, deklaroi sot në Shkup ambasadori i shefit të Delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir. Euroambasadori Gir, në deklaratë për mediat para hapjes së panel diskutimit në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës 9 Maji, theksoi se nuk dëshiron të hyjë në debat me afate, por theksoi se duhet të bëhen përpjekje maksimale për realizimin e qëllimit për hapjen e negociatave, sa më shpejtë të jetë e mundur. “Absolutisht jemi…

Lexo më Shumë