Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadorin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer. Euroambasadori uroi Ahmetin për fillimin e procesit të negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa i pari i BDI-së e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme.
Lexo tekstin e plotë:
Pas mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel, takova sot ambasadorin e Bashkimit Europian në vend z. David Geer, i cili më uroi për fillimin e procesit të negociatave duke vlerësuar rolin konstruktiv të BDI-së në zhbllokimin e rrugëtimit europian të vendit.
Faleminderova ambasadorin Geer për mbështjetjen e vazhdueshme në misionin e përforcimit të pozicioneve tona properëndimore dhe e njoftova se BDI si forcë politike proeuropiane do të vazhdojë funksionimin mbi parimet e Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë që garantojnë të ardhmen europiane të vendit.
Ndryshimet kushtetuese dhe zbatimi i reformave në përputhje me Bashkimin Europian janë sfidat e rradhës që padyshim se do t’ju qasemi me racionalitet dhe efikasitet të madh zbatimi.
Data 11.11.2026
Aktuale
- Presidenti turk bën thirrje për botë më të pastër, më të gjelbër dhe më të drejtë për brezat e ardhshëm
- Ganimete Musliu flet hapur për zgjedhjen e saj të jetës: Pse nuk është bërë nënë?
- Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur
- Agjencia e Inteligjencës: Nuk kishim informacione për ALTA Bankën që do të kërkonin njoftimin e krerëve të shtetit
- Hykmete Bajrami akuzon Vjosa Osmanin për manipulim politik
- Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po”
- Hodai i përgjigjet sërish Mickoskit: Ofendim është privilegjimi i deputetëve dhe nënvlerësimi i studentëve, jo thënia e së vërtetës ndaj pushtetit
- Hodai: Deputetët hanë stek pule me 115 denarë, ndërsa studentët paguajnë shumëfish më tepër për ushqimin



