Author: Hamdi Kumanova

Realiteti i ri i sigurisë në kontinentin evropian bën thirrje për kohezion dhe bashkëpunim, ndërsa siguria jonë qëndron në sigurinë kolektive të aleatëve tanë në NATO, sepse ne jemi NATO, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, e cila është për vizitë zyrtare në Sofje. Petrovska, siç informoi Ministria e Mbrojtjes, porositi se leksioni i përbashkët i mësuar gjatë tre muajve të kaluara është se vetëm kur të gjithë aleatët në NATO flasin njëzëri, kur qëndrojmë bashkë dhe punojmë bashkë, vetëm kështu mund ta garantojmë sigurinë tonë. Ministrja e përshëndeti vendimin e Bullgarisë që të jetë nikoqir i grupit multinacional…

Lexo më Shumë

Populli turk nuk i pranon të dhënat e regjistrimit të popullsisë të implementuar nga Enti shtetërorë statistikave. Prandaj këshilli koordinativ kombëtar që përfshin të gjitha ojq-të turke dhe të gjithë aktorët e tjerë të këtij komuniteti, sot kanë dërguar ankesë tek enti shtetëror i statistikave, raporton Klanmacedonia “Numrat nga ESHS nuk përkojnë me numrat dhe përqindjen e popullit turk në RMV. Ne kemi dorëzuar ankesë me fakte dhe argumente që i gjithë regjistrimi ëahtë bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore.. Kërkojmë nga enti shtetëror i statistikave të mos e pranojë atë rezultat dhe ta anulojë. Do të vazhdojmë ti përdorim…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook ka ftuar qytetarët e vendit që të bëhen gati për një festë të madhe të përbashkët me qëllim të shënimit të dy dekadave të ndryshimit të madh që ka bërë Bashkimi Demokratik për Integrim. Sipas Grubit, festë do të ketë në Shkup me datë 3 qershor dhe në Tetovë në 4 qershor. Ky është statusi i plotë i Grubit: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=553727822783407&set=a.262689908553868&type=3

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri maqedonas Ljubço Georgievski, të cilit së fundmi iu ndalua ligjërata në Sofje të Bullgarisë, ishte i ftuar në një emision me gazetarin bullgar Assen Genov. Georgievski shprehu revoltë ndaj diplomacisë bullgare duke thënë se ish-kryeministri Zoran Zaev kishte hequr dorë nga gjashtë figurat kryesore historike maqedonase dhe ishte i gatshëm t’i shpallte heronjë të përbashkët të maqedonasve dhe bullgarëve, por kjo nuk mjaftoi për Sofjen dhe ajo përsëri vuri veto ndaj Maqedonisë së Veriut. “Para vetos doja të ndaja mendimin tim me historianët bullgarë, por fatkeqësisht nuk më kuptuan. Maqedonia pranon të thotë se pesë personazhet historik janë pjesë…

Lexo më Shumë

Qëllimi strategjik i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është përmes investimeve në arsim cilësor të inkurajojmë rritje ekonomike të shpejtë më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme. Përvojat nga vendet e zhvilluara për të cilën përpiqemi, tregojnë se arsimi cilësor i rrit të ardhurat gjatë jetës dhe është një nga tre segmentet kryesore, së bashku me shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, që ndikojnë në cilësinë e jetës, ndërsa me atë edhe pakësojnë rrjedhjen e trurit. Këtë e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, në hapjen e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Migracioni”, që tashmëgjashtë vite me radhëeorganizon Universiteti “Nënë Tereza”…

Lexo më Shumë

“Me LSDM-në, edhe në krizën më të madhe ekonomike botërore, pagat janë vazhdimisht në rritje, në të gjithë sektorët. LSDM e realizoi një nga premtimet më të rëndësishme zgjedhore, pagën mesatare prej 30.000 denarëve. Tashmë e kemi rritur pagën minimale në 18.000 denarë, që është dy herë më shumë në krahasim me kohën e regjimit të OBRM-PDUKM-së kur mezi ishte 8.800 denarë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. Nga partia theksojnë se kanë arritur marrëveshje për rritje historike të pagave në arsim në vlerë prej 15 për qind, që nga shtatori i këtij viti, përkatësisht rritje mesatare prej mbi 3.500 denarë.…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë të RMV-së njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.232 teste, ndërsa janë regjistruar 76 raste të reja me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 73 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Sipas regjistrit “Termini Im” janë regjistruar tre viktima nga COVID-19. Viktimat janë nga Shkupi (80), Ohër (82) dhe Kumanovë (75). Të gjithë vdiqën në spital. Personat kanë vdekur janë regjistruar në periudhën 17.04 – 17.05.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 311.113, numri i të shëruarve është 301.275, numri i të…

Lexo më Shumë

Ish-shefi i policisë sekrete, Vladimir Atanasovski, në seancën publike për rastin “Organizatorët e 27 prillit” në Gjykatën e Apelit të Shkupit ka ardhur pa polic. Ai prej ditës së djeshme me vendim të gjykatës për heqjen e arrestit shtëpiak është i lirë. Sipas informatave të Alsat-it, Atanasovski ka garantuar me rreth 800 mijë euro se nuk do të largohet nga vendi. Por seanca publike për organizatorët e ndërhyrjes së përgjakshme në Kuvend në vitin 2017 u shty. Shkak për këtë ishte mungesa e ish-kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski, i cili është pozitiv me koronavirus. Gjykata e Apelit ka caktuar seancë të re…

Lexo më Shumë

SPB Ohër ka dorëzuar padi penale kundër 23-vjeçarit nga Saraji, B.K. për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “shpërndarje të materialit racist dhe ksenofob nëpërmjet sistemit kompjuterik”, njofton Portalb.mk. “Ai më 09.12.2021, pas publikimit të një teksti në internet portal në rrjetin social në Facebook, ka shkruar koment me të cilin ka nxitur urrejtje dhe dhunë kundër një grup të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Sipas Kodit Penal, për vepër penale përhapje të informacioneve raciste dhe ksenofobisë në internet parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet. Portalb.mk ndër vite shkruan…

Lexo më Shumë

Sot në hapësirat e Kuvendit të RMV-së lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka zhvilluar sot takim me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronik Ulman Marti. Në takim u diskutua për mbështetjen e shumë projekteve zhvillimore nga ambasada zviceriane, procesin Zhan Mone dhe zhvillimet e tjera politike në vend. “Takim mjaft i rëndësishëm me ambasadoren e Zvicrës, ekselencën e saj, Veronik Ulman Marti në zyrat e grupit parlamentarë të Aleancës për Shqiptarët. Bashkë diskutuam për mbështetjen e shumë projekteve zhvillimore nga ambasada zviceriane, procesin Zhan Mone dhe zhvillimet e tjera politike në vend. I njoftova…

Lexo më Shumë

Në Lion sot në Konferencën e 49-të të Interpolit për rajonin evropian, Maqedonia e Veriut u zgjodh nikoqire e Konferencës së 50-të të Rajonit të Evropës në vitin 2023, që është edhe një konfirmim i reformave ambicioze në polici në periudhën e kaluar, por edhe bashkëpunimin e suksesshëm të përbashkët të vendit si partner kredibil i Interpolit. Urimi i parë pas votimit erdhi nga kryetarit i Interpolit, Ahmed Naser al-Raisi. “Pas video-prezantimit promovues për vendin dhe policinë tonë, të përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme posaçërisht për këtë rast, tashmë vitin e ardhshëm po fillojnë përgatitjet për vendin tonë…

Lexo më Shumë

Sot, në Universitetin e Tetovës përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e realizuan prezantimin e programit Fulbright Scholar. Përfaqësuesi i kësaj ambasade, Gazmend Ilazi, para studentëve dhe stafit akademik të Universitetit tonë theksoi se ky program është një mundësi e mirë për çdo student dhe profesor që ka dëshirë të merr pjesë në studime të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat realizohen në kuadër të programit Fulbright Scholar. “Sot do të bëjmë prezantimin e programeve, gjegjësisht bursave që ofron ambasada amerikane në vendin tonë, për shkak se për momentin janë tre aplikime të hapura…

Lexo më Shumë