Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi, në një prononcim për indeks.mk ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit e ka ndryshuar Republikën e Maqedonisë së Veriut kurse faktori shqiptar e ka forcuar shtetin. Ai ka thënë se ky proces është evolutiv dhe ka ndihmuar konsolidimin e Maqedonisë. “Mendoj se rroli i faktorit politik shqiptar ka qenë një rol i cili e ka forcuar shtetin dhe mendoj se intenca e manifestuar edhe atëherë me Marrëveshjen e Ohrit, jo e shqiptarëve të cilët duan të shkëputen nga Maqedonia, jo e shqiptarëve që duan të krijojnë ndasi brenda Maqedonisë, por të…
Author: Hamdi Kumanova
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 897 raste të reja Covid-19, nga 1.828 testime të bëra. Janë regjistruar 638 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima (80 dhe 83 vjeç), në kushte spitalore. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 325.279, numri i të shëruarve është 311.015, numri i të vdekurve është 9.363 dhe numri i rasteve aktive është 4.901.
Lideri i partisë GROM dhe kryetari aktual i Komunës së Shkupit, Karposh, Stevço Jakimovski tha në një intervistë televizive se “nëse dikush mendon se ne kemi nevojë për Evropën që fëmijët tanë të shkojnë atje dhe t’i pastrojnë rrugët, atëherë nga unë kanë një JO!” Jakimovski tha se Maqedonia duhet të përfitoj nga BE që të mundësoj kushte më të mira jetese brenda shtetit dhe jo të mundësoj migrim edhe më të madh të popullatës. “Ky komb duhet të jetojë me diçka, ky komb duhet të bëjë diçka! Le të krijojmë kushtet për jetë dhe që ky popull të ketë…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela e quan absurd propozimin e akademikes maqedonase Katica Qullavkova për krijimin e Akademisë së tretë shqiptare, që sipas disa analistëve shqiptarë, nënkupton përjashtimin e plotë të shqiptarëve nga Akademia e Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut dhe krijimin e një Akademie paralele për ta. Megjithatë, Sela shton se, nëse akademikët maqedonas duan ndarje të tilla, atëherë, shqiptarët duhet të bëjnë Akademinë e vetë të shkencave e cila, sipas tij, duhet financuar nga Buxheti i shtetit me kushte dhe mundësi të barabarta. Lideri i opozitës shqiptare është i mendimit se “për shkak…
Pasdite dhe nga fundi i ditës moti do të jetë jostabil, në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar. Në mënyrë lokale proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima do të ketë edhe nesër. Të premten do të ketë stabilizim të motit, ndërsa në ditët e fundjavës në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të vranësirës jostabile me shi të rrëmbyeshëm…
Dizeli sonte pritet të ulet për dy denarë, këtë e konfirmoi edhe kryetari i komisionit rregullator të energjetikës, Marko Bislimovski në pres konferencë për media ai tha se nga sonte do të kemi çmime të reja që do të shpallen në faqen e KRRE-së, raporton Klan M. Së fundmi edhe në tregjet botërore çmimi i derivateve ka shënuar ulje ku edhe në Maqedoninë e Veriut disa ditë me rradhë kemi ndryshime të çmimeve. /KlanMacedonia/
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bashkë me kryetarin e asociacionit energjetik Koco Angjushev në një konferencë për shtyp u bëjnë thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike. Angjushev mes tjerash tha se do të duhet të blehet mazut në kohë që mos të përballemi me krizë energjetike, informon Klan M.
Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për “Deutsche Welle”, tha se BE ka shpenzuar besueshmërinë e saj kur plotësohen kërkesat megallomane të shteteve individuale. Ndërkohë për deklaratën e eurokomisarit Oliver Varhelyi i cili tha se partia opozitare maqedonase me djegien e dokumenteve në Kuvendin e Maqedonisë, kaloi çdo vijë të kuqe, Mickoski nënvizoi se vetmja vijë e kuqe që u kalua ishte ajo e shitjes së identitetit maqedonas. “Besoj se të vetmet vija të kuqe që u kaluan ishin ato të shitjes së identitetit maqedonas, tregtisë së vrazhdë me trashëgiminë tonë historike dhe monumenteve kulturore mbi të cilat…
Presidenti Stevo Pendarovski sot pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Matthew Lawson, transmeton Portalb.mk. Në ceremoninë solemne, presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, duke vlerësuar se Mbretëria e Bashkuar ka luajtur një rol vendimtar në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si demokraci evropiane. “Vlerësojmë veçanërisht marrëdhëniet e forta të partneritetit që kultivojmë në kuadër të NATO-s, sidomos në një kohë kur po përballemi me sfida serioze të sigurisë…
Qeveria të marrë vendim për rritjen e pagave për 18,4 për qind në pajtim me Ligjin, e jo t’i manipulojë punëtorët me rritje të pagave prej 2, 3, 5, 10, 15 për qind pa kurrfarë kritere, reagoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). “Qeveria në seancë menjëherë të marrë Vendim për rritjen e pagave të të punësuarve në sektorin publik për 18,4 për qind, në pajtim me harmonizimin e konfirmuar në Ligj dhe të mos bëjë diskriminimin e të punësuarve të saj me rritje paushale për 2, 3, 5, 10, 15 për qind, me çka bëhet tentim për minimin e…
Kumanovarët dhe banorët e fshatrave fqinje, veçanërisht Tabanoc dhe Ramanli, ankohen se ka kohë që nuk kanë transport hekurudhor për në Shkup, ndërsa këtë informatë e konfirmuan sot nga HRMV SHA “Transport” Shkup, nga ku shkurtimisht kanë bërë të ditur se problemi është për shkak të mungesës së makinistëve. Nga aty kanë paralajmëruar zgjidhje të problemit nga gushti i këtij viti. Përmes një komunikate të shkurtër, Hekurudhat e Maqedonisë informojnë se linja Shkup – Tabanoc – Shkup është pezulluar. “Linja Shkup – Tabanoc është pezulluar nga 23 qershori i vitit 2022 për shkak të mungesës së makinistëve. Jemi duke bërë…
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) njofton rujatësit e derrave se ka marrë konfirmimin nga Instituti veterinar pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në Shkup për paraqitjen e rastit të ri të murtajës afrikane të derrave në një fermë në fshatin Mosticë, komuna e Makedonska Kamenicës, transmeton Portalb.mk. “Pas paraqitjes së raportit për dyshim të sëmundjes në stallë, është bërë kontroll zyrtar nga shërbimet inspektuese të AUV-së dhe pas testimit laboratorik të mostrave të marra nga dy derrat e ngordhur nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, është konfirmuar edhe prania e sëmundjes”, thotë Nikolçe Babovski, drejtor i AUV-së. Babovski shton se në…

