Një shpërndarës i drogës në Tetovë ka përfunduar në pranga, përcjell TV21. Ai është arrestuar pas mesnatës, respektivisht rreth orës 02:30. “H.E.(37) nga fshati Reçicë është privuar nga liria. Gjegjësisht, në kryqëzimin në mes të rrugës “108” dhe rrugës “168” në Tetovë, gjatë kontrollit të kryer tek ai janë gjetur marijuhanë dhe 25 pako me kokainë”, njoftojnë nga MPB.
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar aksion të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 268 shoferë. Siç kumtoi policia, prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa është lejuar, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me madje 70 kilometra në orë më shpejtë se sa është lejuar. Me këtë rast, 130 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 138 jashtë vendbanimeve. Nga MPB informojnë…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se nga sot, më 27 korrik 2022 do të fillojë pagesa me faza e pensioneve të korrikut, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe. Tërheqja e pensioneve përmes filialeve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit: Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.07.2022 (e mërkurë). Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28 korrik 2022 (e enjte). Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.07.2022 (e premte),…
Me një helikopter ushtarak dhe një policie po shuhet zjarri në Krivolak, i cili është më i madhi nga tre zjarre aktivë në vend. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, mëngjesin e sotëm, tha se magazinat ushtarake janë në mënyrë shtesë të siguruara dhe të mbrojtura. Ai njoftoi edhe për zjarret e tjera. “Zjarri i dytë është zjarr i ri që e kemi vërejtur gjatë kohës së mbikqyrjes me helikopter dhe ndodhet në fshatin Kalugjerica në afërsi të magjistrales Radovish – Strumicë, ku është prekur pylli i dushkut dhe ka pasur mundësi zgjerimi, por falë ndërhyrjes së…
Sot, respektivisht pas mesnatës, policia në “Nova petla” të Gjevgjelisë ka kapur 88 emigrantë klandestinë, përcjell TV21. MPB informon se është arrestuar 35-vjeçari A.S. nga fshati Injevë të Radovishit. “Në këtë vend, zyrtarët policorë kanë ndaluar një kamion të tipit “Scania” me targa të Prilepit, me gjysmërimorkio dhe pas kontrollit, në gjysmërimorkio janë gjetur 88 emigrantë (56 nga Siria, 21 nga Pakistani, 10 nga India dhe 1 nga Jemeni), nga të cilët 12 janë të mitur. Emigrantët janë akomoduar në qendrën pranuese dhe transitore “Vinojug” në Gjevgjeli, ndërsa A.S. është ndaluar në stacion të policisë”, thonë nga MPB.
Qeveria në mbledhjen e sotme të 65-të me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, mori vendim për dërgimin e 134 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen „SABER JUNCTION 22″, e cila do të mbahet në Gjermani në periudhën prej 28 gusht deri më 21 shtator të vitit 2022. “Në mbledhjen e sotme të qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar edhe Informacioni i Ministrisë së Mbrojtjes për hyrje dhe qëndrim të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për realizimin e stërvitjeve për evakuim të njerëzve në kushte të vështira…
Qeveria në mbledhjen e sotme të 65-të e angazhoi ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski t’i ndërmarrë të gjitha aktivitet e nevojshme për realizim të rritjes së rrogave për të punësuarit në MPB në vlerë prej pesë për qind, duke filluar me rrogën e shtatorit 2022. Siç kumtoi Shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria solli një konkludim të këtillë pas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme se në buxhetin e MPB-së për vitin 2022 janë paraparë mjete për rritjen e këtillë prej muajit shtator dhe me qëllim që të bëhet ndryshim në vendimin për vlerën e pikëve. Në fillim…
Ministria e Punëve të Jashtme dërgoi në Ambasadën tonë në Pekin një ekip mobil, me çka në mënyrë drastike shkurtohet procedura e lëshimit të dokumenteve të udhëtimit edhe në këtë vend. Me pajisjet e reja, koha e pritjes është shkurtuar në disa javë, e jo si më parë nga 6-9 muaj (në vendet tejeoqeanike, më shumë se një vit). Zgjerimi i projektit në Kinë deri më tani ishte pamundësuar shkaku i masave kufizuese të karantinës, kumtoi MPJ-ja. Me këtë, numri i përfaqësive diplomatike-konsullore të pajisura me pajisje të tilla rritet në 15. Përmirësimi i shërbimeve për diasporën është një nga…
Është lajm i mirë ai që javën e kaluar Bashkimi Evropian filloi bisedime për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ato janë lajme të shkëlqyera, ky është zhvillim historik edhe për vendet në fjalë, por edhe për BE-në. Dhe ecëm një hap para, në ditën e njëjtë filloi procesi i skriningut. Domethënë filloi numërimi deri në hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE, deklaroi sot euroambasadori Dejvid Gir. “Absolutisht i filluat bisedimet me Bashkimin Evropian dhe ky është lajm i mirë”, tha Gir në intervistën për televizionin Kanal 5. Sa i përket dallimeve në dokumentet për Maqedoninë e Veriut…
Në zbatimin e ligjit për personat e paregjistruar në Librat Amë janë evidentuar probleme të shumta, si: vetëdija e pamjaftueshme e këtyre personave për mënyrën e paraqitjes së kërkesës në administratë për mbajtjen e regjistrave, trajnimi dhe kapaciteti i pamjaftueshëm i personave të autorizuar për pranimin dhe procedimin e kërkesave të tilla, por edhe pamundësinë praktike për shfrytëzimin, gjegjësisht gëzimin e të drejtave të garantuara me këtë ligj, theksoi sot Avokati i Popullit Naser Ziberi në një deklaratë për media. Ai konstatoi shkelje të të drejtave të këtyre personave për shkak të zbatimit jo konsistent të Ligjit për personat e…
Danella Arsovska tha se qyteti i Shkupit është ndër qytetet më të bukur në botë, ajo gjithashtu tha se qyteti Shkupit nuk jep leje për ndërtime ilegale. “Unë si kryetare e Qytetit të Shkupin mendoj se Shkupi është qyteti më i bukur në botë. Ne të gjithë duhet të punojmë që të kontribojmë që Shkupi të jetë qytet më i sigurtë dhe më i mirë për të jetuar. Sa i përket ndërtimeve pa leje Qyteti i Shkupit nuk bën inspektime as nuk jep leje për ndërtim dhe për këtë nuk mund të flas” – tha Arsovska. /KlanMacedonia/ https://youtu.be/s9fcdFrAuoc
Kriza energjetike, me rritjen e ndjeshme të çmimit të derivateve të naftës, këtë vit solli ulje të importit të automjeteve nga jashtë për shkak të uljes së interesit të qytetarëve për të blerë automjete. Në Maqedoni në gjashtëmujorin e parë të vitit janë importuar 10.666 vetura, kamionë dhe autobusë të përdorur, ndërsa 3.272 prej tyre janë importuar si të reja, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Të dhënat e Drejtorisë së Doganave të RMV-së flasin për rënie të dukshme të importit të automjeteve të përdorura dhe të reja nga jashtë. Për krahasim, gjatë gjithë vitit 2021 në vend janë importuar 37.832 vetura…

