Author: Hamdi Kumanova

7 protestues të dhunshëm të cilët më 5 korrik morën pjesë në turmën e cila u përlesh me policinë gjatë protestave para Kuvendit kundër propozimit francez, pas pranimit të fajit janë dënuar me kusht. Të akuzuarit mund të dënohen me 2 vite burg efektiv në rast se brenda katër viteve të ardhshme kryejnë vepër penale. Fajin për pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër penale e pranuan të akuzuarit: Mlladen Ristovski, Ivan Josifovksi, Sllavço Simonovski, Bojan Stefanovski, Nikolla Mihajllovski, Viktor Stojkov dhe Shtefan Shuman.

Lexo më Shumë

Shpëtim POLLOZHANI Sot, klasa politike e Kosovës (opozita toptan) në vend që të merret me krimet serbe, ajo 100% të kapacitetit të vetë politik dhe intelektual e ka orientuar kundër Qeverisë Kurti (thua se Kurti është burimi i gjithë të këqijave të Kosovës) me ç’rast ua shton barrën aleatëve tanë të NATO, të cilët ua thyen boshtin kurrizor çetnikëve! Sipas kësaj opozite, i vjen që NATO dhe Europa duhet ta pranojë gabimin, se këta e paskan gjetur fajtorin; Qeveria Kurti! Se këta të opozitës me Vuçiçin “nuk janë djem të këqinj (H. Thaçi)”. Se “Duhet harruar e shkuara” (Edvin Rama).…

Lexo më Shumë

Komisioni për Politikë të Jashtme në Kuvend i dha dritën jeshile fazës së parë të ratifikimit të protokolleve për Mbretërinë e Suedisë dhe Republikës së Finlandës për anëtarësim në NATO. Gjatë diskutimit deputetët përshëndetën vendimin e dyja vendeve për zgjerimin e NATO-s duke shtuar se bashkëngjitja e tyre në organizatën ushtarako-politike përmirëson dukshëm arkitekturën e sigurisë në Evropë. Ndryshe, miratimi i dyja protokolleve pritet të bëhet të mërkurën.

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut sot moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 34 deri në 40 gradë celsius. UV-9. Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet deri në 19, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 40 gradë. Deri të mërkurën moti do të jetë shumë…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 52 vjeçarin D.P. i cili fizikisht kishte sulmuar bashkëshorten e tij dhe nënën e saj. “Me datë 25.07.2022 në ora 19:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin D.P. (52) nga Tetova për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij 35-vjeçare dhe nënën e saj 63-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Mbrëmë në fshatin Zhelinë të Tetovës, një 40 vjeçar duke qëndruar në oborrin e tij, është lënduar në krah nga një plumb “qorr”. “Me datë 25.07.2022 në ora 21:30 në njësinë policore Grupçin, E.R. (40) nga fshati Zhelinë e Tetovës, ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij në fshat është plagosur në krah nga një plumb endacak e nga një arme zjarri. Ai është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku ka pranuar trajtim mjekësor. Është kryer inspektimi nga ekipi i SPB Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, njoftoi zëdhënësi i SPB-së në Tetovë…

Lexo më Shumë

“Francesco Totti, mbreti i Romës! Ai është dhe do të jetë lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë.” – Diego Maradona Ish-futbollisti Italian Franceso Totti, kaloi gjithë karrierën e tij 25 vjeqare me Romën, ai kishte shumë shanse për t’u transferuar diku tjetër gjatë karrierës së tij si lojtar, por ai gjithmonë zgjodhi të qëndronte në Romë për shkak të dashurisë së tij për klubin dhe qytetin. Totti tashmë ka zgjedhur një dashuri tjetër kur bëhet fjalë për gjumin – dyshekun Cloud i prodhuar nga Comodita Home. Ekspertët e gjumit në Comodita Home së bashku me ish-futbollistin nga Italia…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë së Portugalisë, Zhoao Gomes Kravinjo në konferencën e sotme për shtyp në Shkup tha se Portugalia përshëndet vendimin për hapjen e negociatave për aderim të Maqedonisë së Veriut në BE, përcjell TV21. Shefi i diplomacisë portugeze tha se kjo është me rëndësi thelbësore edhe për BE-në. “Këtu jam për të thënë sërish që Portugalia është këtu edhe më tej për ta mbështetur vendin tuaj. Gjatë gjithë procesit të aderimit në Bashkimin Evropian, mund të llogarisni në mbështetjen tonë politike dhe teknike. Mendojmë se aderimi i Maqedonisë së Veriut është me rëndësi thelbësore jo vetëm për RMV-në dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov thotë se është keqinterpretuar nga media jo profesionale për qëndrimin e tij mbi referendumin dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Qeveria nuk mundet dhe nuk ka pse të organizon referendum. Qëndrimin tim mbi propozimin francez dhe konkluzionet e miratuara nga Kuvendi e dini të gjithë. Qeveria nëse do mund të organizoj zgjedhje të parakohshme parlamentare, por kjo varet nga Qeveria dhe vlerësimet e saja për rejtingun që gëzon”, tha Trajanov për Alsat në një bisedë telefonike. Trajanov si deputet i vetëm i Lidhjes Demokratike (pjesë e shumicës parlamentare) nuk votoi konkluzionet mbi propozimin francez.

Lexo më Shumë

Ekipet e njësitit të zjarrfikësve të Kumanovës sot paradite e shuan zjarrin në një objekt ndihmës në fshatin Pçinjë të Kumanovës, kumtoi njësiti territorial i zjarrfikësve të Kumanovës. Zjarri ka shpërthyer në orën 04:00, sot në mëngjes. Fillimisht ka intervenuar vetëm një ekip, pas çka është dërguar edhe automjeti i dytë. Zjarrfikësit gjatë ditës së djeshme kanë intervenuar dy herë edhe në zjarrin në fshatin Provece në “Lloveçki dom” i cili natën e kaluar u shkaktua nga goditja e vetëtimës. Për herë të parë kanë intervenuar prej orës 13:45 deri në orën 14:55, për herë të dytë prej orës 16:35…

Lexo më Shumë

“SHQIPËRIA TREGOI PJEKURI DHE SOLIDARITET ME RMV-në, TANI MUND TË VAZHDOJË E VETME” Komisioneri I BE-së për zgjerim, Oliver Varhelji, në një intervistë ekskluzive për “Euroaktiv” duke komentuar hapjen e negociatave të BE-së me RMV-në dhe Shqipërinë, ka adresuar kritika ndaj opozitës maqedonase duke thënë se janë kaluar të gjitha “linjat e kuqe” demokratike gjatë veprimit kundër propozimit francez, raporton Klan M. “Euroaktiv”, sic njofton KlanM, konstaton se pas zgjidhjes së kontestit Shkup-Sofje, Shqipëria do t`i nis negociatat me BE-në, derisa për RMV-në pjesë e procesit do të jetë edhe kycja e bullgarëve në Kushtetutë, për cka është I domosdoshëm…

Lexo më Shumë

Dy zjarre janë aktive në vend, ndërmjet fshatrave të Strumicës, Trebiçino dhe Vasilevë dhe në Tetovë, ku digjet deponia. Ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Tetovë (NJTZ) janë në terren, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se zjarri në Strumicë është në terren të paarritshëm, shkëmbor dhe kodrinor. “Zjarri ka filluar dje në orët e vona të pasdites, ndërsa gjatë gjithë ditës së djeshme dhe deri në orët e vona të natës është shuar në mënyrë aktive nga NJZT Strumicë dhe organizata pyjore “Belasica”. Në orën 5 të…

Lexo më Shumë