Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Evropian (BE) thekson se nëse kontesti në mes Shkupit dhe Sofjes nuk zgjidhet deri në fund të kryesimit francez, do të ketë krizë të thellë në rajon. Për heqjen e vetos Sofja ka thënë se pret “hapa konkret dhe pa vonesa”. Ndërsa Shkupi thekson se janë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave me BE-në dhe se tani Bullgaria duhet të bëjë lëvizje. Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe sigurisë në BE, Josepp Borrell, dje deklaroi se pret që deri në fund të kryesimit francez me BE-në (30 qershor) të zgjidhet kontesti në mes Shkupit dhe…

Lexo më Shumë

Këshilli i Ambasadorëve e përshëndet deklaratën e shefave të diplomacive të vendeve anëtare të G-7 dhe përfaqsuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri shprehur në deklaratën e përbashkët të mbledhjes të mbajtur më 14 maj 2022 në Vajzenhaus të Gjermanisë me ç ‘rast fuqimisht mbështetet hapja e bisedimeve të anëtarsimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.në BE informon TS. Vendet anëtare të G-7 edhe njëherë e shprehen përcaktimin e tyre për mbështetjen e perspektivës evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor me qëllim të sigurimit të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të regjionit. Këshilli i Ambasadorëve e përshëndet vendimin…

Lexo më Shumë

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në MPB ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike kompetente kundër S.B. (37), ish-oficer në Sektorin për punë civile në Shkup, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer dy vepra penale: “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni. 353 paragrafi 1 dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar” nga neni 361 paragrafi 1, në lidhje me nenet 44 dhe 45 të KP, transmeton KlanMacedonia. Gjegjësisht, i raportuari S.B. në cilësinë e zyrtarit të autorizuar në gjashtë raste ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar dhe ka futur të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi ka deklaruar se autostrada Tetovë-Gostivar në kuadër të projektit “Korridori 8” do të zgjerohet në muajin korrik. Ejupi ka deklaruar gjithashtu se nga muaji korrik në këtë magjistrale shpjetësia maksimale e lejuar do të ndryshojë nga 80km në orë në 120km në orë dhe 130km në orë. “Shpresojmë se fillimi i korrikut do të jetë muaji ku menjëherë do të fillojë zgjerimi i rrugës Tetovë-Gostivar” ka deklaruar Rustemi.

Lexo më Shumë

Në periudhën prej datës 09 Maj 2022 deri më 15 Maj 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll i përforcuar aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, ku janë sanksionuar 458 drejtues mjetesh. Prej tyre, 280 vozitës nuk kanë mbajtur kaskë gjatë drejtimit të automjetit, 104 kanë vozitur pa patentë shofer, nëntë motoçikleta janë konfiskuar për shkak të patentës së skaduar dhe shkaktimit të zhurmës, si dhe janë sanksionuar kundërvajtje të tjera. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. “U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, po shqyrton mundësinë e përfshirjes së kandidatëve shqiptarë në lista zgjedhore. Njohësit e rrethanave politike, Xhelal Neziri dhe Petar Arsovski, thonë se partitë politike maqedonase tashmë e kanë të qartë se fitorja e tyre në zgjedhje pa shqiptarët, nuk garanton marrjen e pushtetit. Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski, tha se planifikon që në listat e ardhshme për deputetë të partisë që drejton, të ketë edhe kandidatë shqiptarë. Pas mbajtjes së Komitetit qendror të partisë së tij gjatë vikendit, ai bëri të ditur se është në kontakt me disa shqiptarë dhe kandidatë potencialë për deputetë nga…

Lexo më Shumë

Kovidi po ikën, por la shumë sëmundje të tjera mbrapa. Periudha 3 vjeçe e pandemisë nga virusi korona ka qenë e kobshme për pacientët, të cilët kanë vuajtur nga sëmundjet tjera, shkruan Alsat. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, më keq e kanë pësuar të diagnostikuar të ri. Vitin e fundit janë rritur 30% rastet e të prekurve me kancer, tha drejtori Klinikës së Onkologjisë. Për dallim nga viti 2019 kur kishte 3,900 raste të reja me kancer, sivjet kjo shifër ka arritur mbi 5,500 pacientë që vuajnë nga lloje të karcinomit. “Në Onkologji nuk kemi pacientë shumë në moshë…

Lexo më Shumë

Nesër pritet të përmbyllet Marrëveshja paqësore mes Ministrisë së Arsimit dhe SASHK-ut e cila duhet të jetë vendimtare nëse greva do të riaktivizohet ose jo, shkruan Alsat. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se qëndrimet e palëve janë përafruar mirëpo pa një vendim konkret. Shaqiri nuk përjashton mundësinë që viti shkollor të përfundoj më 10 qershor, por sipas tij, materiali i mbetur të kompensohet në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor. “Nesër, bashkë me ndërmjetësuesin do ti shohim të gjitha rekomandimet. Procedura tjetër është se ne duhet ti pranojmë rekomandimet e të dyja palëve që vijnë përmes ndërmjetësuesit. Do të…

Lexo më Shumë

Hajnat në Kosovë përveç shtëpive e biznese të ndryshme që i kanë cak për t’i bërë qyl, siç duket janë në gjendje edhe të shfrytëzojnë fatkeqësinë e dikujt, që të ‘kapin’ sado pak para e gjësende me vlerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në magjistralen Prishtinë-Pejë, kur dy mërgimtarë që po udhëtonin nga Aeroporti i Prishtinës për në shtëpi, u përballën me disa të dyshuar që ua vodhën paratë e dokumentet.Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, derisa vetura me të cilën po lëviznin gruaja e moshuar bashkë me bashkëshortin kishte defekte, për çka u…

Lexo më Shumë

Numri i të diplomuarve në Maqedoni në vitet e fundit është ulur për 40%, që është një fakt shqetësues për të gjithë sistemin arsimor. Prandaj nevojiten reforma serioze dhe arsim cilësor për të parandaluar migrimin masiv, i cili është i pranishëm në të gjithë rajonin. “Në dhjetë vitet e fundit kemi 40% më pak të diplomuar. Pavarësisht pandemisë dhe gjithë këtij procesi rajonal me të cilin po përballemi, është një sfidë e madhe për arsimin, sepse nëse nuk e zgjidhim atë sfidë, nuk do të flasim për perspektivë. Evropa humbet çdo vit 900,000 njerëz të lindur. Në dhjetë vitet e…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se shtetin e tij po e pret një prej dimrave më të vështirë “me të cilin duhet të përballemi”, prandaj, ai shtoi se në rend dite nuk duhet të jetë kërkesa e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Opozita maqedonase ka kërkuar që të mbahet një takim i liderëve për të caktuar datën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kovaçevski deklaroi më 16 maj se lufta në Ukrainë dhe kriza ekonomike që ka përfshirë botën po reflektohet në masë të madhe edhe në Maqedoninë e Veriut. “Qeveria po punon për të…

Lexo më Shumë

Pas miratimit të masës për ndalesë për qeve të plastikës, në fakt pas shitjes së lejuar vetëm qeset bio për të cilat paguhet kompensim prej 15 denarë në Fondin special për mjedisin jetësor, në periudhën dhjetor të vitit të kaluar dhe tre muajt e parë nga viti janë mbledhur 44 milion denarë. Me ato mjete, siç tregoi sot ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Naser Nuredini, planifikohet të blihen kontejner për seleksionimin e plehrave që do të vendosen nëpër komunat. “Dua tu informojë se për muajt dhjetor dhe tre muajt e parë e vitit janë mbledhur 44 milion denarë…

Lexo më Shumë