Rritja ekonomike e vendit do të ngadalësohet deri në fund të vitit. Në projeksionet e fundit, Banka Popullore uli pritjet për rritjen e PBV-së nga 3,9 në 2,9 për qind për këtë vit. Norma e inflacionit pritet të jetë 8.8 për qind. Lufta në Ukrainë dhe efektet e pandemisë janë arsyet e uljes së pritjeve të rritjes ekonomike. Nga gjysma e dytë e vitit ka mundësi që çmimet e energjisë dhe ushqimeve të shënojnë rënie. “Në përgjithësi, në gjysmën e parë të këtij viti do të arrihej norma më e lartë e rritjes së inflacionit dhe do të ngadalësohej gradualisht…
Author: Hamdi Kumanova
BËHET FJALË NJË PERSON JURIDIK DHE TRE FIZIK Prokuroria publike ka konfirmuar për TV Klan M se, ka aktakuzë për rastin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona. Nga Prokuroria nuk kanë bërë të ditur detaje më të hollësishme se, për kë saktësisht bëhet fjalë dhe kush janë të dyshuarit, pasi thanë se ajo nuk mund të dihet në këtë fazë të procedurës. “Është identifikuar përgjegjësi penale për lëndën dhe në rrjedh është vendimi i Prokurorisë së Lartë. Sapo të miratohet, opinioni menjëherë do të njoftohet për detajet” – thonë nga prokuroria publike. Ndërkohë, prokurori…
KOVAÇEVSKI: VMRO-DPMNE BLLOKON PËR ARSYE POLITIKE DHE PERSONALE Kryeministri Kovacevski të caktojë takim liderësh dhe këtë vjeshtë të dakordohet data për zgjedhje të parakohshme parlamentare – vazhdon të insistojë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke përsëritur se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për dalje nga kriza. Në mbrëmje mblidhen organet partiake, kurse në tavolinë janë të gjitha opsionet përfshirë edhe protestat – thotë Mickoski, duke u shprehur i prerë se nuk do të ketë braktisje të Kuvendit. “Thirrje jemi duke bërë tashmë disa muaj dhë përgatitemi që të mos ketë provokime, kontaminime. Kemi plane shkojmë hap pas hapi. Por gjithçka…
Në Qendrën e Policisë “Gjorçe Petrov”, në kazermën “Ilinden” dhe në Ambasadën e SHBA-së është realizuar stërvitja operativo-taktike nga ana e MPB-së, në koordinim me Ambasadën amerikane dhe me pjesëmarrje të Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, Ambasadores së SHBA-së, Kejt Meri Bërns, Ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska. Stërvitja operativo-taktike e realizuar në Qendrën policore, kurse pjesa e dytë në Ambasadën amerikane, kishte për qëllim Rendin dhe qetësinë publike – demostrata të dhunshme, kurse Ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërns ka marrë pjesë aktive në pjesën praktike të stërvitjes që ishte realizuar në disa faza përmes aksionit të koordinuar të personelit…
Të dielën në sallën e sportit “Rinia” në Gostivar, gjatë një ndeshje basketbolli ndërmjet ekipeve të KB “Gostivari” nga Gostivari dhe KB “Pelister” nga Manastiri është prishur rendi dhe qetësia publike duke hedhur sende nga publiku dhe lojtarët, si dhe përleshje fizike mes anëtarëve të të dy ekipeve. Nga SPB Tetovë informojnë se gjatë ndeshjes, disa objekte janë hedhur në fushë nga publiku në tribunën lindore dhe është goditur trajneri i skuadrës së Pelisterit M.I. (47) nga Shkupi, i cili më pas ka thyer stolin e lojtarëve rezervë. “Njëkohësisht ka ndodhur një përleshje fizike mes lojtarit të Pelisterit, B.S. (29)…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski sot promovoi parkun e ri, transmeton Almakos. “ Sot së bashku me kryetaren e qytetit të Shkupit, Daniela Arsovska e lëshuam në përdorim parkun e ri të urbanizuar në tërësi në vendbanimin Rasadnik që është punuar nga ana e Ndërmarrjes Publike Parqe dhe gjelbërim. Qytetarët e Komunës së Butelit fituan edhe një hapësirë të re të gjelbër, vegjetim të ri të gjelbër, arë e cilësisë së lartë, bari i formuar me një sistem të ujitjes pikë për pikë si dhe janë vendosur edhe hidrues me çka do të mundësohet mirëmbajtja e vazhdueshme…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shqyrton të gjitha mënyrat dhe rekomandimet për përfundimin e vitit shkollor deri më 10 qershor. Drejtori i Byrosë për zhvillimin e arsimit duhet të ketë takime me të gjithë drejtorët e shkollave dhe të shihet deri ku është realizimi i programit, deklaroi ministri Jeton Shaqiri. “Me rekomandimet nga të gjithë drejtorët do të shqyrtohet mundësia si të realizohet pjesa nga programi i cili mbetet. Për vitet tjera, përveç atyre që e përfundojnë klasën e nëntë, do të gjindet mënyrë si të plotësohet pjesa nga programi dhe me fillimin e vitit të ardhshëm shkollor. do…
NDALOHEN PACIENTË PËR TË KALUAR PRANË KLINIKËS SË ONKOLOGJISË “Nëse ke problem më trego”. Një i punësuar në Klinikën e Onkologjisë ndalonte kalimin e pacientëve pranë Klinikës ku Ministria e Shëndetësisë së bashkë me këtë klinikë organizuan promovim të aparaturës së re për shërim të pacientëve me kancer, raporton KlanMacedonia Pas reagimit të mediave, drejtori dha urdhër të lëshohen pacientët. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali tha se pritje të pacientëve në këtë Onkologji nuk ka. Të gjithë pacientët shërbehen me caktim të një termini. “Është Klinika e vetme në të cilën nuk ka listë të pritjes. çdo pacient i cili…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në tri ditët e fundit (nga 13.05 deri 15.05.2022) janë regjistruar 176 raste të reja Covid-19, nga gjithsej 2.674 testime të bëra, përcjell TV21. Në këtë periudhë kohore janë regjistruar 275 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në këtë periudhë kohore nuk janë raportuar viktima nga Covid-19. Sipas sistemit “Termini im”, janë raportuar dy viktimë me diagnozë Covid-19. Të regjistruara në periudhën 25.04-26.06.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 310.859, numri i të shëruarve është 301.035, numri i të vdekurve është 9.291…
Në rrugët e Gjermanisë, në cilindo qytet të lëvizësh është e pamundur të mos ndeshesh me Shqiptarë të Shqipërisë Kosovës apo Maqedonisë. Shifrat e të regjistruarve shtuar këtu ata që nuk janë të rregjistruar kapin shifra të frikshme. Mijëra familje e mijëra të rinj të tjerë po i bashkohen cdo ditë flotës së shqiptarëve të diasporës. Gjendur në Gjermani, në qytetin e Duisburg në Rinin e veriut dhe Vesfalisë, veç krenarisë kur takon shqiptarë të trishton fakti kur mendon se këta të rinj po enden rrugëve të botës duke kërkuar punë. E fatmirësisht punën e sigurojnë fal mbështetjes së shqiptarëve…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,09 % në raport me vendimin e datës 12.5.2022. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 den/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS98 rriten për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,258 den/kg dhe tani do të jetë 52,436…
Aleanca për Shqiptarët prej sot ka shpallur konkursin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në disa komuna të vendit. Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të jenë anëtar të kësaj partie, ndërsa konkursi vlen nga 16 maji deri më 23 maj. “Inkurajojmë çdokënd që beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale të ASH-së, të aplikojë dhe të bëhet pjesë e garës”, deklaroi kryetari i ASH-së, Ziadin Sela pas mbledhjes së fundit të kryesisë.

