Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali tha se tri lokacione janë të mundëshme për ndërtimin e Klinikës Universitare Shkup. Ai bëri të ditur se njëra është në Kasarnën e Ilindenit, tjetra në Gjorçe Petrov dhe lokacioni i tretë është tek një klinik tjetër egzistuese. “Qendra klinike është projekt që bisedohet që 17 vite, prej javës së parë kam thënë se ndëritimi klinikës universitare shkup është është njëra ndër zgjidhjet e mundëshme për zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat ballafaqohemi në shëndetësi është ndërtimi i kësaj klinike”, dekalroi Bekim Sali. /KlanMacedonia/
Author: Hamdi Kumanova
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili, Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, Sekretari i përgjithshëm i Universitetit, Adem Beadini, përgjegjësi i Zyrës për Financa dhe Kontabilitet, Mr. Sc. Imberjah Tairi dhe profesori i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Faton Shabani morën pjesë në bienalen pranverore të aleancës universitare AURORA, që u mbajt në Insbruk të Austrisë. Universiteti i Tetovës është pjesë integrale e kësaj familje të zgjedhur universitetesh, që synojnë zhvillimin në kërkime shkencore, duke pasur në mendje gjithmonë kontributin dhe rolin e pashmangshëm të universiteteve në komunitete. Në…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se Komiteti Ekzekutiv i partisë sot do të merr vendime për aktivitete të reja, përcjell TV21. Mickoski tha se VMRO nuk do ta lëshojë Kuvendin. “Prisni, sonte kemi mbledhje të Komitetit Ekzekutiv, ne kemi atmosferë demokratike në vendimmarrje. Duhet të hapim debat të mund të dëgjojmë edhe anëtarët tjerë të KE dhe shumë shpejt do të dalim me dinamikën e aktiviteteve, gjithçka është në tavolinë përveç lëshimit të Kuvendit, këtë kënaqësi nuk do ta ketë ky pushtet, që të mund të kalojnë nga ligji për marihuanën e tutje”, deklaroi mes tjerash Mickoski. I…
Kirurgët torakal pranë Spitalit Klinik në Tetovë, javën e kaluar për herë të parë përfunduan intervenimin e parë duke aplikuar metodë të re me të cilën te pacientja është parandaluar djersitje e tepërt (hiperhidroza). “Kirurgët torakal specialist nga spitali klinik Tetovë kryen intervenimin e parë të hiperhidrozës, që do të thotë djersitje e tepërt. Operimi është kryer me metodën prerjes me ndihmën e simpatektomisë minimale invazive. Pacientja me hiperhidorza pas intervenimit nuk kishte simptoma të djersitjes dhe u kthye në jetën normale”, informojnë nga Spitali Klinik në Tetovë. Mënyra më e re e intervenimit paraqet procedurë të ndryshme kirurgjike nga…
Partia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE vazhdon akuzat ndaj Kryeparlamentarit Talat Xhaferit dhe Kryeministrit të vendit Kovaçevski. Në një komunikatë me shkrim për media ao thonë që Kovaçevski aq shumë i frikësohet Xhaferit sa që dje është dashur të shikojnë bashkë futboll. Nëse bie Talat Xhaferi, bie qeveria, prandaj Kovaçevski bën budallallëqe dhe nuk mund të dënojë tërbimin në kuvend. Kovaçevski është aq i frikësuar nga Xhaferi sa dje është dashur të shikojë futboll me të, vetëm për t’i treguar publikut se është pas Xhaferit dhe për të mbajtur turpin mbi vete. Deri kur do të vazhdojë Kovaçevski…
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Miloshoski, do të presë që kryetari i Komisionit parlamentar për çështje rregullore dhe të imunitetit të mbajë seancë për incidentin e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, i cili u filmua duke bërtitur dhe ofenduar në mënyrë vulgare punonjësit e Kuvendit. Në të kundërtën Milloshoski thotë se ai vetë do të iniciojë diskutim. “Do të pres që kryetari i Komisionit, Panço Minov, të deklarohet, pasi e di se ka informacione për incidentin e Xhaferit, dhe më pas do të ndërmarr hapat e mëtejshëm”, tha Milloshoski. Ai nëpërmjet Facebook-ut i ka bërë thirrje Minovit si kryetar që të…
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë më 16 maj – përveç agresionit rus në Ukrainë – edhe për raportet e bllokut evropian me Ballkanin Perëndimor. Më vonë gjatë ditës së hënë, ata do të kenë edhe një takim të përbashkët me shefat e diplomacisë së gjashtë vendeve të këtij rajoni. “Diskutimet për Ballkanin Perëndimor, në takimin e 27 ministrave, sikur edhe ato kur të takohen së bashku ministrat e BE-së me ata të vendeve të rajonit, do të jetë përballja e përbashkët me sfidat dhe pasojat që ka krijuar agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës”. Në një dokument…
Partia maqedonase në pushtet nëpërmjet një kumtese për media thekson se “pasi dështoi ideja destruktive për bllokimin e Kuvendit, VMRO-DPME sërish do të pajtohet se si të bllokohen qytetarët dhe shteti”. Nga LSDM thonë se partia opozitare është këmbëngulës për të bërë dëm me çdo kusht për të përfituar përfitime personale dhe partiake. “Qytetarët, mediat dhe të gjithë fytyrat publike njëzëri e dënuan bojkotin e Kuvendit dhe këtë veprim të opozitës, por kjo nuk e ndryshon mendjen e Mickoskit që të braktisë këto strategji katastrofike. Qytetarët nuk duhet të jenë viktima të egoizmit të Mickoskit dhe VMRO-DPME-së”. “LSDM sërish do…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 24-vjeçar nga Tetova pasi tek i njëjti janë gjetur substanca narkotike. “Me datë 15.05.2022 në ora 21.00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar A.A. (24) nga fshati Jellovnajë të Tetovës”. “Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, materie e ngurtë me ngjyrë të bardhë dhe një thikë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Rreshjet e shiut që kapluan vendin kanë shkaktuar vërshime në fshatin Stajkovc të Shkupit.
Pas më shumë se 50 vitesh Spitali i Prilepit u bë me aparat për rezonancë magnetike dhe pajisje për të gjithë repartin. Me këtë për herë të parë rreth 120.000 pacientë të rajonit do të mund të caktojnë termin për diagnostikë me rezonancën magnetike në spital. Në hapjen e repartit morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. “Pa më shumë se 50 vitesh spitali bëhet me aparat modern për rezonancën magnetike dhe tani do të mundet akoma më lehtë dhe në mënyrë më të plotë ta realizojë misionin e vet – të sigurojë shërbim shëndetësor cilësor…
I dërgoj mesazh Bashkimit Evropian, siç u bashkua rreth agresionit rus të Ukrainës, të bashkohet edhe rreth agresionit politik të Bullgarisë mbi vendin dhe të na lejojë përfundimisht t’i fillojmë këto negociata për anëtarësim pa kurrfarë kushtëzimesh, përuljesh dhe lëshimesh, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së gjatë vizitës së sotme në Komunën e Kisella Vodës. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse mendon se ekzistojnë mundësi për tërheqjen e vetos bullgare në takimin e përfaqësuesve të të dyja qeverive të paralajmëruar për më 22 maj në Shkup, Mickoski deklaroi se nuk mendon se “ekzistojnë mundësi për heqjen dinjitoze të vetos”. “Ose…

