Author: Hamdi Kumanova

Nga VMRO-DPMNE, thonë që institucionet në vend nuk duhet heshtu për primitivizmin e Talat Xhaferit, pasi ai primitivizëm është dhunë ndaj punëtorëve, keqpërdorim i pozitës, shkelje e të drejtave të njeriut, dhe se sipas tyre ajo është në kundërshtim me të gjitha dokumentet për mbrojtjen e dinjitetit njerëzorë. Ata shtojnë se hapi i vetëm i ardhshëm në shoqëri do të ishte dorëheqja e Xhaferit. “Asnjë institucion në vend nuk duhet të heshtë për primitivizmin e Talat Xhaferit në Kuvendin e Maqedonisë! Primitivizmi i Xhaferit është dhunë ndaj punëtorëve, keqpërdorim i pozitës, shkelje e të drejtave të njeriut, primitivizmi i…

Lexo më Shumë

Në margjinat e takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Berlin, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani u takua me Ministrin e Jashtëm malazez Ranko Krivokapiq. Duke e uruar për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi dhe zgjedhjen e Ranko Krivokapiq për Ministër të Punëve të Jashtme, Osmani theksoi partneritetin e shkëlqyer tradicional dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke shprehur besimin se ky partneritet do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe intensiv, por edhe mirëkuptim në përmbushjen e qëllimeve tona të ndërsjella…

Lexo më Shumë

Në bazë të analizës që ka realizuar Instituti për politikë ekonomike, Finance Think, gjatë vitit 2020 ekonomia joformale e njohur si ekonomia gri, ka gëlltitur mbi 2.5 miliardë euro, mjete këto që në vend se të arkëtohen në buxhetin e shtetit, përfundojnë në xhepat e personave privatë. Ekonomia joformale, sipas kësaj analize, përfshin 23.2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor të Maqedonisë së Veriut. Nga ky institut thonë se megjithëse është për t’u vlerësuar trendi i uljes së ekonomisë joformale në vend për 8.4 për qind nga viti 2006 kur ekonomia joformale përbënte 31.6 për qind të Bruto Prodhimit Vendor,…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në “10 Minuta” në TV21 njoftoi se së shpejti do të prezantohet modeli i ri i tarifimit të energjisë elektrike. Ministri tha se me tarifat e reja, qytetarët që shpenzojnë më pak energji elektrike dhe që kanë më pak të ardhura do të paguajnë më pak. “Do të vendosim bllok tarifat apo fashat siç njihen, me të vetmin qëllim që të kemi pra tarifë që do të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët varësisht nga konsumi i qytetarëve, por varësisht edhe nga të ardhurat e qytetarëve”, tha Bekteshi. Ai gjithashtu informoi se ulja e…

Lexo më Shumë

Mesazhi kryesor i fushatës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës – “Blloko urrejtjen. Jepni dashurinë” do të përcillet përmes trëndafilave të kuq, si simbol i dashurisë, me fokus në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Manifestimi publik do të mbahet në Parkun e Qytetit në Shkup, sot nga ora 12:00 deri në ora 14:00, në hyrje të “Shkolkës”. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë të rinj aktivistë, fytyra publike dhe mbështetës të fushatës për sensibilizimin dhe informimin e qytetarëve për luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Fushata realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i…

Lexo më Shumë

Mesazhi kryesor i fushatës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës – “Blloko urrejtjen. Jepni dashurinë” do të përcillet përmes trëndafilave të kuq, si simbol i dashurisë, me fokus në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Manifestimi publik do të mbahet në Parkun e Qytetit në Shkup, sot nga ora 12:00 deri në ora 14:00, në hyrje të “Shkolkës”. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë të rinj aktivistë, fytyra publike dhe mbështetës të fushatës për sensibilizimin dhe informimin e qytetarëve për luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Fushata realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Bujar Osmani, do të merr pjesë në takimin joformal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, i cili do të mbahet nga 14 deri më 15 maj në Berlin. Bisedimet do të fokusohen në invazionin ushtarak rus të Ukrainës, implikimet e mundshme nga lufta mbi aleatët, rreziqet e sigurisë, si dhe në pozicionimin e ardhshëm mbrojtës të NATO-s. Gjithashtu në takim do të flitet edhe për Samitin e ardhshëm të liderëve në Madrid. Në takim janë të ftuar edhe Ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, të cilët do të informojnë për zhvillimet e…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (13.05.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut. Siç informojnë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 gjoba, nga të cilat 16 për drejtim të mjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 16 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 20 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë. “Janë shqiptuar 10 gjoba për përdorimin e celularit, tetë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 13 gjoba për automjete me defekte teknike dhe automjete të paregjistruara, dy sanksione për kalim në rrugës në sinjal të…

Lexo më Shumë

Nëntë kandidatë për gjykatës kushtetues propozuan anëtarët e Komisionit të Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme. Deputetët e partive në pushtet i propozuan prokurorin republikan publik, Lubomir Joveski, gjykatësin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender dhe Tanja Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë, si këshilltare shtetërore për legjislaturë civile. Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja opozitare propozuan gjashtë kandidatë: profesorët universitarë Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, gjykatësin në pension Branko Sekullovski, prokurorin Todor Vitlarov, gjykatësen nga Gjykata administrative Vesna Jovanovska dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria themelore publike në Ohër. Seanca…

Lexo më Shumë

Studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës, bashkë me stafin e pedagogëve të udhëhequr nga Prof. Dr. Xhezair Idrizi, prej 10 -12 maj 2022, realizuan një vizitë me karakter studimor në Republikën e Shqipërisë. Në kuadër të kësaj vizite studentët dhe profesorët e FTUU-së zhvilluan edhe disa takime zyrtare me drejtues fakultetesh dhe pronarë kompanish të njohura që merren kryesisht me prodhimin e miellit dhe produkteve të miellit si dhe kompani për prodhimin e lëngjeve. Takimi i parë u realizua me Prof. Dr. Kapllan Sulajn, dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin…

Lexo më Shumë

Etleva Korra është denoncuar për dhunë në familje me 11 maj nga kunati, bashkëshorti, vjehrri dhe vjehrra pasi sipas tyre i ka rrahur të gjithë. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe e gjitha nisi kur vjehrri pas martese i strehoi në një kasolle dhe nuk u dha shtëpinë kur u martuan. Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të shtëpisë dhe kushteve të vështira ekonomike. Konflikti para 2 ditësh degradoi në dhunë kur ajo bleu një dhi dhe pula dhe vjehrri nuk i lejoi të futeshin te stalla e tyre. Në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top…

Lexo më Shumë