Sot (22.07.2022) zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Qendër në SPB Shkup kanë ndaluar S.A.(48) nga Shkupi, duke vepruar sipas ankesave të qytetarëve të pranuara në ora 07:25 dhe 07:40, sipas të cilëve në një garazh shumëkatësh në afërsi të një qendra tregtare në zonën e Qendrës, u janë dëmtuar automjetet. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë dhe pas masave të marra është konstatuar se janë dëmtuar 18 vetura të pasagjerëve, të cilat kanë qenë të parkuara në garazhin shumëkatësh, thuhet nga zëdhënësja e MPB-së, Susana Pranjic Talevska. . Nga grupi inspektues është kryer kontroll dhe pas masave shtesë është konstatuar autori që ka shkaktuar dëmin, i cili është ndaluar në komisariat dhe me të është zhvilluar intervista zyrtare. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik, sipas udhëzimeve të së cilës krimi klasifikohet në nenin 243 të K.Penal dhe po ndiqet me padi private dhe MPB do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit
Data 12.11.2026
Aktuale
- Reagimi i fortë i Abdixhikut ndaj akuzave për bashkëshorten e tij
- Zvonko Veselinoviq largohet për në Turqi në mes të arrestimeve në Serbi
- Njomza nënë për herë të dytë, zbulon emrin unik të djalit të porsalindur
- Quo vadis revolucion?
- Presidenti turk bën thirrje për botë më të pastër, më të gjelbër dhe më të drejtë për brezat e ardhshëm
- Ganimete Musliu flet hapur për zgjedhjen e saj të jetës: Pse nuk është bërë nënë?
- Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur
- Agjencia e Inteligjencës: Nuk kishim informacione për ALTA Bankën që do të kërkonin njoftimin e krerëve të shtetit



