Author: Hamdi Kumanova

Dyzet vjeçari O.A. nga Vinica, është arrestuar dje për dy vjedhje të rënda. Policia ka konfiskuar sendet e vjedhura dhe ua ka kthyer pronarëve. MPB informon se dje zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Vinicës, dje pas marrjes së urdhërit gjyqësore, kanë bastisur një banesë dhe lokale të tjera të O.A. në Vinicë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer dy vepra penale “vjedhje e rëndë” dy shtëpive të ukiendit, njëra në vendin e quajtur Sreden dol, në afërsi të Vinicës, tjetra në vendin e quajtur Vërshnik, në afërsi të fshatit Blatec, Vinicë.…

Lexo më Shumë

Franca është e vendosur, në rast se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria arrijnë marrëveshje, të organizojë konferencën e parë ndërqeveritare në mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipërisë, njoftoi ministri francez për Punë të Jashtme dhe Evropë, Jean-Yves Le Drian, përcjell Telegrafi Maqedoni. Jean-Yves Le Drian, siç thuhet në kumtesën e Kay D’Orsay, më 11 maj në margjinat e takimit të ministrave të koalicionit global kundër ISIS në Marakesh ka folur me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani për zgjidhjen e kontestit në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe situatës në Ukrainë, njofton AIM…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (SASHK) sot pasdite duhet të mbajnë një takim të ri për të diskutuar për rritjen e pagave në arsim. Dje nga Sindikata e Arsimit theksuan se në takimin e paraparë për sot pritet të arrihet një harmonizim përfundimtar i qëndrimeve për këtë çështje, si dhe marrëveshje kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm dhe afat kohor për zhvillimin, nënshkrimin dhe zbatimin e tyre.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë gjobitur gjithsejtë 146 vozitës, prej tyre: 10 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 18 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 10 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 5 për makina të transportit publik teknikisht të parregullta dhe 5 për kalim në të kuqe në semaforë.

Lexo më Shumë

Kanë mjaftuar dy ditë që qytetarët të shohin se bllokada e Kuvendit dështoi, tentimet për shkatërrim të VMRO-DPMNE-së dështuan dhe asgjë nuk u arrit, përveç se miratimi i rendit të ditës u vonua, thonë nga LSDM. Ata theksojnë se dy ditë janë shpenzuar në propozime të pakuptimta, por megjithatë rendi i ditës është miratuar dhe Kuvendi vazhdon të punojë. “I tillë është Ligji për Stabilitet Financiar në të cilin pranohen amendamentet e OBRM-PDUKM-së dhe pranohet kërkesa e tyre që të shqyrtohen në pikat e mësipërme të rendit të ditës, por edhe për propozimin e tyre të pranueshëm votuan kundër rendit…

Lexo më Shumë

Nëpunësit e policisë të Njësitit së Policisë për Intervenim pranë SPB Shkup dje në Shuto Orizare kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “grabitje”. Nga MPB informojnë se i arrestuari mbrëmë në orën 20.50 nga një kolonial në rajonin e Qendrës, me kërcënim me thitë ndaj të punësuarës ka marrë para nga qarkullimi ditor. Personi është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.

Lexo më Shumë

Kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, për televizionin serb “Hapy”, duke folur për punën e saj, ka përmendur marrëveshjen e lidhur me biznesmenin Jordan (Orce) Kamçev për rastin “Perandoria”, ku tha se deri te marrëveshja ka ardhur për shkak se ai kishte besim te prokurorja. Ajo përmend rastin duke iu përgjigjur pyetjes: “Ka ngritur akuza kundër njerëzve më të pushtetshëm dhe më të respektuar në Maqedoni, duke përfshirë biznesmenë, shefa të shërbimeve sekrete, zyrtarë të lartë të qeverisë. Ke pasur frikë nga kjo, dikush të kërcënoi, të dërgoi oferta të pahijshme?”,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov në “Click Plus” tha se në rast se pranohet propozimi i Aleancës për Shqiptarët për model zgjedhor me 8 njësi, do të forcohen pozicionet e Bashkimit Demokratik për Integrim. “Ja, nëse pranohen 8 njësi zgjedhore. Ju vetëm do ta forconi pozitën e BDI-së. Sepse do të shpërbëhen votat dhe do të humbasim të gjitha partitë e vogla politike”, deklaroi Trajanov. Këtë e kundërshtoi vetë deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elim Aziri, i cili tha se nuk duhet të ketë motivet partiake kur bëhet fjalë për modelin zgjedhor. “Unë thash që nga fillimi se motivet…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot ka realizuar takim me ambasadoren e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Adela Monika Aksinte. Në takim u bisedua për avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në pjesën e arsimit dhe shkencës. “Me Rumaninë mike edhe tani shënojmë bashkëpunim të suksesshëm arsimor. Posaçërisht dua të theksoj se shumë nga të rinjtë tanë përdorin bursa për studime deridiplomike, të magjistraturës dhe doktoraturës në universitetet shtetërore në Rumani. “Ambasadoren e njoha edhe me aktivitetet e ardhshme, planet dhe prioritetet e Ministrisë, që synojnë krijimin e arsimit cilësor gjithëpërfshirës për çdo fëmijë”, theksoi ministri…

Lexo më Shumë

Më 10.05.2022 rreth orës 15:30, gjatë patrullimit, njësia patrulluese kufitare në fshatin Glloboqicë, ka ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari K.G., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar). Gjatë kontrollimit të veturës në hapësirën e brendshme dhe bagazhin e veturës është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave komerciale që dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Maqedonisë së Veriut. Mallrat i dorëzohen Doganës së Kosovës, kurse policia inicion rastin ‘kontrabanda me mallra’, rasti me aktvendim të prokurorisë vazhdon në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

Më 10 maj 2022 në orën 14 e 50 në stacionin policer Qendër S.J (53) dhe S.K (51), që të dyja nga Shkupi, kanë deklaruar se në parkingun e kompleksit universitar Nënë Tereza në Shkup L.P (25) nga Xhepçishtja e Tetovës, pasi i kishte goditur me veturë Golf me tabela regjistrimi nga Tetova ka dalë prej veture dhe i ka sulmuar të dy shkupjanet. Policia po heton rastin dhe konstaton se është shkelur neni 12 i Ligjit për rend publik.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka akuzuar sot BDI-në se po tenton të ngulfat mediat e pavarura dhe nga ana tjetër financon portale partiake me para të qytetarëve. Ai tha se një aktivist që barte pizza për deputetët e BDI-së, tani është emëruar zv/drejtor i Llotarisë dhe me paratë e llotarisë financon portale në shërbim të partisë. Raporton News33.tv “Është shqetsuse edhe tendencat tjera, të cilat ne i shohim nga ana e po këtij subjekti politik, i cili mundohet dhe vazhdimisht blen disa mediume, nëpërmjet parave të qytetarëve, nëpërmjet njerëzve që deri dje ishin picamenët e grupit parlamentar të Bashkimit…

Lexo më Shumë