Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në një konferencë për shtyp pranë Kuvendit foli edhe për bllokandën në Kuvend nga ana e VMRO-së. Ai tha se kjo është e drejtë legjitime e çdo partie por ata kanë agjendën e tyre dhe veprojnë si të pavarur. Sela tha se do të presin deri më datë 22 qershor kur dhe të vendoset për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian, edhe nëse kjo nuk ndodh atëherë ata si parti do të vlerësojnë qëndrimin e tyre në Kuvend. “Është e drejtë legjitime e një parti politike, Ne kemi agjendën tonë politike…
Author: Hamdi Kumanova
Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim”, me urdhër të Qytetit të Shkupit, këto ditë vendosën elemente të reja parku prej druri në disa lokacione në Parkun Natyror “Gazi Baba”. Në park u vendosën dy belvederë të rinj dhe janë ndërtuar dy elemente të mëdha rekreative, një element i vogël rekreativ, si dhe një shtëpizë prej druri për fëmijë dhe pesë komplete me tavolina dhe stola. “Të rregulluara në disa lokacione përgjatë gjelbërimit në park, elementet e reja me pamjen dhe dedikimin e tyre pasurojnë përmbajtjen e parkut të rregulluar, i cili është një vend i vërtetë për relaksim dhe qëndrim…
Partia AlternAtivA, përmes një komunikate për media, kanë mbështetur Televizionin Alsat për të drejtën e pronës së tij, dhe po ashtu, kjo parti e ka cilësuar këtë rast si presion ndaj fjalës së lirë. Ky është reagimi i plotë i Alternativës: Siç jemi të informuat të gjithë, televizioni nacional “Alsat-M” ballafaqohet me një problem pronësoro-juridik, duke rrezikuar ta humbë një pjesë të pronës që e ka në QT “Mavrovka” në Shkup. Pasi që e kemi ndjekur këtë ngjarje, mund të konstatojmë se në këtë rast kemi të bëjmë me presion ndaj fjalës së lirë ose bëhet fjalë për gabime të…
Shkruan: Prof.dr. Skender ASANI Zbërthimi i së kaluarës na ndihmon shumë t’i mësojmë të papriturat e së ardhmes. Por kjo nuk mjafton nëse nuk i eliminojmë kurthet që ngre aktualiteti. Dhe një prej kurtheve në të cilat kanë rënë marrëdhëniet bullgaro-maqedone është qasja historiciste e problemeve në mes të këtyre dy vendeve. Rrënjët e kësaj qasjeje janë që në kohën e Krizës Lindore e këndej, atëherë kur Rusia pas triumfit mbi Perandorinë Osmane, përmes Traktatit të Shën Stefanit, zgjeronte ndikimin e vet në Ballkan, duke e përdorur Bullgarinë e Madhe (pjesën evropiane të Perandorisë Osmane) si trampolinë për të shtri…
Me datë 10.05.2022 në ora 08.20 në Shemshovo të Tetovës, zyrtarë policorë nga KK Jegunovc, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar IE (67) nga Shemshova për vuajtje të dënimit me burg, transmeton KlanMacedonia. Po të njëjtën ditë, në ora 16:50, me urdhër të gjykatës, zyrtarë policorë nga KSH Kamenjanë kanë arrestuar NS (52) nga Kamenjane e Tetovës për vuajtje të dënimit me burg. Ata janë dorëzuar në IEVP Tetovë për vuajtje të dënimit./KlanMacedonia/
Deputetët e VMRO-DPMNE-së t’i kthejnë pagat, paratë për mëditje dhe shpenzimet për rrugë te qytetarët. Këto janë mbi 55.000 euro në muaj. VMRO-DPMNE-ja është partia e vetme në botë që në kohën e krizës më të madhe në botë bllokon Kuvendin dhe e pengon miratimin i ligjeve të rëndësishme. VMRO-DPMNE është partia e vetme në botë që mburret se i dëmton qytetarët përmes bllokimit të zgjidhjeve ligjore. Me urdhër të Nikolla Gruevskit dhe me diktim të Hristia Mickoskit deputetët e VMRO-DPMNE-së dje shpenzuan mijpra euro para të popullit për të prishur edhe një ditë pune të Kuvendit.
13 vjeçarja është pacienti më i ri që ka abortuar në klinikën e gjinekologjisë në Shkup, informuan nga Asocijacioni i gjinekologëve në Shkup. Numri i vajzave të mitura që kanë kanë ngelur shtatëzëna në vitin 2020 është 18, por numri për dallim nga viteve të kaluara ka rënë dukshëm, raporton KlanMacedonia.
Më 17 maj do të nënshkruhet një marrëveshje granti në vlerë prej 3 milionë eurosh, e cila do të financojë rikonstruimin e 30 sallave ekzistuese sportive të shkollave fillore dhe të mesme në vend, si dhe do të sigurojë pajisje të reja sportive për gjithsej 50 salla sportive në kuadër të shkollave bazë, ka njoftuar në Facebook ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Këto janë objekte ku sipas analizave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vërehet nevoja më e madhe për investime për përmirësimin e kushteve për sport dhe rekreacion, si bazë për zhvillimin e duhur fizik dhe mendor…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot ndodhet në një vizitë pune njëditore në Mbretërinë e Belgjikës dhe në BE. Në Bruksel, Kryeministri Kovaçevski do të ketë takim dyaplësh me Kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Aleksandër de Kro. Vizita e punës e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski do të vazhdojë me takim me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë , Zhosef Borrell, ndërsa më pas do të takohet me Përfaqësuesin Special të BE-së për Beograd-Prishtinë dhe cështje të tjera rajonale për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këtë moment nuk janë zgjidhje për dalje nga problemet aktuale, ndërsa nismat e partive opozitare janë nxitur vetëm nga interesat partiake dhe dëshirat për marrje të pushtetit, është konkludimi i Partisë libaral-demokratike pas takimit të mbrëmshëm të Këshillit ekzekutiv. “Tani është e domosdoshme e tërë energjia e politikanëve të kahëzohet drejt zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të cilat janë shkaktuar nga kriza ekonomike dhe energjetike në Evropë”, thonë nga partia. Sipas PLD-së, Qeveria ka mjaft kapacitete dhe profesionalizëm për t’u përballur me sfidat dhe t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve. “Prandaj kërkojmë të normalizohet puna e…
SPB Shkup – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike ka ngritur kallëzim penal kundër ZA (31) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit” nga neni 378 paragrafi 1 dhe 3 të Kodit Penal. Gjatë vitit 2021, personi me leje qarkullimi të falsifikuar për automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat”, të cilin e kishte marrë në përdorim nga një shok i tij dhe që nga ana tjetër e kishte marrë me qira mjetin nga një agjenci qiradhënieje, e ka lënë peng si garanci te një shoqëri…
Afër dy të tretat e nxënësve në shkollat e mesme në Shkup mendojnë se ka dhunë ndërmjet bashkëmoshatarëve në shkollat e tyre. Rreth një e treta nga nxënësit janë përgjigjur se kanë qenë viktima në ndonjë formë në dhunën ndërmjet bashkëmoshatarëve në vitet e fundit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Këto të dhëna dalin nga anketa e realizuar me 995 nxënës dhe 255 mësimdhënës, realizuar nga Instituti për të drejtat e njerëzve në periudhën nga dhjetori i vitit 2021 deri në shkurt të vitit 2022 në shkollat e mesme në Shkup. Shumica e të anketuarve mendojnë se një numër i vogël…

