Author: Hamdi Kumanova

“Struga është një qytet i varur nga stina e verës, konkretisht, sezoni veror, kështu që e diela, ditë jopune, do ta rrezikojë seriozisht dhe do të ndikojë negativisht në zhvillimin ekonomik lokal dhe më gjerë. Presim një vizitë të ministrit të Ekonomisë dhe të bisedojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje që do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve të Strugës”, thonë nga Komuna e Strugës. Bashkia shton se sektori i turizmit, gastronomisë, baret dhe shitësit duhet të punojnë të dielën gjatë sezonit të ardhshëm turistik dhe të presin që qeveria të gjejë një zgjidhje të pranueshme. Tregtarët e Ohrit…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të rregullt të 44-të ka miratuar Vendimin për përcaktimin e numrit të ditëve mësimore në vitin shkollor 2021/2022 në shkollat ​​e mesme. Me këtë vendim përcaktohet se numri i ditëve mësimore në vitin aktual shkollor në shkollat ​​e mesme është 146 ditë mësimore, përkatësisht nuk ka zgjatje të vitit shkollor. Procesu mësimor u ndërpre për gati dy javë për shkak të grevës së punonjëse arsimor, të cilët kërkuan rritje të pagave. Ndryshe, nga Qeveria njoftojnë se në seancën e sotme kanë marrë vendim për ndërprerjen e vlefshmërisë së vendimit…

Lexo më Shumë

Drejtori i Kopshtit Zoologjik, Kristijan Stamenov, sot dha deklaratë para mediave, ku informoi se në periudhën e fundit kanë ndodhur disa ngjarje të pahijshme në Kopshtin Zoologjik. Sipas tij, një grup prej 12 personave, më 10 prill janë futur pa bileta në kopsht, vetëm 15 minuta para se të mbyllet kopshti. Është komunikuar policia për identifikimin e personave. Më pas siç shton drejtori Stamenov, më 28 prill, nga ana e punonjësve të kopshtit është bërë mbikqyrje në vendbanimet e kafshëve dhe është konstatuar se janë thyer drynjët e disa dyerve, e pas çka janë lëshuar disa kafshë, në korniza të…

Lexo më Shumë

Shkolla e mesme “Pançe Karagjozov”- Shkup, sot është informuar me ofertën e përgjithshme arsimore – shkencore që ofron Universiteti ynë për vitin akademik 2022/2023. Maturantët e kësaj qendre arsimore e shohin të ardhmen e tyre si studentë të Universitetit të Tetovës, i cili për gati tri dekada e ka dëshmuar se është institucioni kryesor në përgatitjen e kuadrove cilësorë të profileve të ndryshme.

Lexo më Shumë

Pas incidenteve të ndodhura në derbin Shkëndija – Shkupi të luajtur në fundjavën që lamë pas në kuadër të xhiros së 32-të në elitë, Komisioni për Gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të pezullojë fushën në stadiumin e Tetovës. Duke u bazuar në raportin e delegatit të ndeshjes, është vendosur që procedura e mëtutjeshme të dërgohet deri te Komisioni Disiplinor. Këta të fundit pritet të marrin vendim përfundimtar për çështjen në fjalë. Në bazë të rregullores, stadiumi në Tetovë mund të pezullohet nga 3 deri në 10 ndeshje, plus klubi kuqezi të ndëshkohet me…

Lexo më Shumë

Realizimi i përbashkët i lidhjes infrastrukturore me Korridorin 8 dhe përballja me krizën energjetike ishin temat kryesore të takimit të sotëm mes ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku. Dy ministrat në takim theksuan se edhe në të ardhmen Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për realizimin e projekteve që do të jenë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve. “Si dy shtete fqinje do të vazhdojmë të marrim masa për përballimin e krizës energjetike, por edhe realizimin e projekteve për lidhjen tonë si në aspektin energjetik…

Lexo më Shumë

Me rastin e deklaratës së ministrit të Drejtësisë, z. Tupançeski, se 30 për qind e të punësuarve protestojnë në Drejtorinë për Librat amë, me përgjegjësinë më të madhe pohojmë se rreth 70 për qind e të punësuarve janë të përfshirë në grevë, tha kryetari Toni Milloshevski nga Sindikata e pavarur e Drejtorisë së Librave amë. “Theksoj se të punësuarit kanë nënshkruar personalisht për grevën. Në vend që autoritetet të spekulojnë me numrin se sa punonjës janë në grevë, i bëjmë thirrje edhe një herë që të vazhdojnë dialogun social dhe të gjejnë një zgjidhje përfundimtare për kërkesat tona. Në të…

Lexo më Shumë

Biznesmeni i dënuar Orce Kamçev, dënimin me burg prej një viti për rastin “Perandoria”, nuk do ta vuajë në Shkup, shkruan Alsat. Kamçev para pesë ditëve e ka informuar Gjykatën Penale të Shkupit se e ka ndërruar adresën e vendbanimit në qytet tjetër, përkatësisht në Ohër. Këtë e ka bërë edhe partneri i tij i biznesit, Nenad Josifoviq. “Gjykata i ka bërë të gjitha analizat e domosdoshme për ta vërtetuar informacionin e dorëzuar ndërsa pas konstatimit se personat e dënuar gjatë procedurë e kanë ndërruar adresën, Gjykata Penale sipas nenit 7 paragrafit 2 nga Ligji për Shqiptimin e Sanksioneve, sipas…

Lexo më Shumë

Nisja urgjente e procesit për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian, rritja e bashkëpunimit rajonal, realizimi i projekteve kyçe të infrastrukturës si Korridori 8, tranzicioni në ekonomi të gjelbër, si dhe sigurimi i stabilitetit politik si një nga faktorët kyç për tërheqjen e investimeve ishin një nga mesazhet thelbësore të zëvendësministrit të Financave, Filip Nikolloski në Forumin ekonomik të mbajtur në Tiranë (Tirana economic forum). Në forum, folësit në panelin e diskutimeve theksuan se progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është i qartë dhe prandaj negociatat për anëtarësimin e dy vendeve në BE duhet të fillojnë…

Lexo më Shumë

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Berat Ajdari në një deklaratë për portalin Indeks.mk ka thënë se nuk habitet nga koalicioni VMRO-LEVICA për bllokim të Kuvendit por thotë se është e pakuptueshme që kësaj dyshe i është bashkëngjitur edhe opozitarja shqiptare, Lëvizja Besa. Ai shton se është e pakuptimtë se si “Besa” u shit tek Levica dhe VMRO-ja duke ditur politikën “fashiste” dhe anti shqiptare të Levicës. Ajdari deklaron se bllokimi i Kuvendit nuk është në interes të qytetarëve, respektivisht të shqiptarëve. “Është për të ardhur keq se si qarqe të ndryshme ndikojnë në politikën e vendit. Vendimi i VMRO-së,…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.625 teste, ndërsa janë regjistruar 115 raste të reja me Kovid-19 dhe 99 pacientë të shëruar. Gjatë 24 orëve të kaluara nuk janë regjistruar persona të vdekur. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga “Termini Im” në mënyrë shtesë nuk janë regjistruar persona të vdekur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Prej 115 të saposëmurëve nga Shkupi janë 59, Manastiri 14, Prilepi 7, Kavadari dhe Ohri nga 5, Gjevgjelia 4, Gostivari, Shtipi dhe Resnja nga 3, Kumanova, Strumica dhe Negotina nga 2, Tetova, Velesi,…

Lexo më Shumë

Ish deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, i cili tash vepron në Kuvend si deputet i pavarur, në një prononcim për indeks.mk ka folur për bllokimin e Kuvendit nga ana e VMRO-së, Levicës dhe Besës. Rexhepi ka thënë se Besa është kthyer në satelit të VMRO-së dhe Levicës por ka shtuar se ky është një veprim i obligueshëm i Besës sepse sipas tij, po ia kthen borxhin e Tetovës VMRO-së me votat e të cilës e fitoi komunën. Më vjen keq që subjekti politik që kam përkrahur edhe unë ka rënë në atë nivel të bëhet satelit i VMRO dhe…

Lexo më Shumë