Më 09.05.2022, në ora 19:10 në Zhelinë të Tetovës, pjestarë të policisë nga Njësiti i policisë Grupçin kanë privuar nga liria personat B.S. (36) dhe S.A. (61), të dy nga Zhelina e Tetovës. Të ciët me veturën “Suzuki SËift” me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar B.S., ku gjatë kontrollit është konstatuar se transportonin dru për ngrohje pa dokumentacionin e duhur. Automjeti dhe drunjët janë marrë për veprime të mëtejshme dhe dokumentimin e plotë të rastit .
Author: Hamdi Kumanova
Fotografia e deputetëve të VMRO-DPMNE-së me pankarta rreth foltores është fotografia reale e të vetmes opozitë në botë që e bllokon Kuvendin në krizë globale ekonomike dhe energjetike, tha deputeti i LSDM-së dhe koordinator i grupit parlamentar Jovan Mitreski. Mitreski theksoi se bllokadat e ligjeve të rëndësishme nuk janë shpëtim kombëtar siç gënjen VMRO-DPMNE. Nuk mundet VMRO-DPMNE të jetë për shpëtimin e bujqësisë, kur e bllokon Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për tre muaj, nuk mund të jetë për shpëtim të energjisë dhe për tetë muaj bllokon Ligjin për Fotovoltaikë. Prej dy vitesh bllokon zgjidhjen ligjore për rrugët dhe…
Biznesmeni Orce Kamçev dënimin me burg për rastin “Perandoria” do ta vuajë në burgun e Strugës për shkak se në gjykatë ka dorëzuar ndryshimin e adresës nga Shkupi në Ohër. Të njëjtin hap ka vendosur edhe Nenad Josifoviq, i dënuari për të njëjtin rast, transmeton Portalb.mk. “Në Gjykatën Themelore Penale Shkup më 05.05.2022 nga mbrojtësit e J.K. dhe N.J., të dënuar me aktgjykim në bazë të projekt-marrëveshjes në rastin e përmendur, është dorëzuar njoftim për ndryshimin e adresës së vendbanimit, nga adresa në Shkup në adresë në Ohër”. Gjykata ka kryer të gjitha kontrollet e nevojshme për të vërtetuar informacionin…
Më 09.05.2022, në ora 19.00 orë në stacionin e policisë së Gostivarit, personi 25-vjeçar nga një fshat i Gostivarit, ka raportuar se babai i tij ishte mashtruar nga personat R.F. dhe H. nga Gostivari. Sipas raportit, ata kishin premtuar për të ndihmuar në një procedurë gjyqësore dhe se me anë të transferimit të parave nga Italia babai i tij kishte dërguar 3.800 euro personit R.F., por i njëjti është dënuar me tre vjet burg në mungesë. Spas raportit, në muajin shkurt të vitit 2022, kur babai i tij po kthehej nga Italia, është arrestua në pikën e kalimit kufitar. Punohet…
Nëse konstatohet se të dënuarit për ngjarjet në Lagjen e Trimave, të cilët janë në grevë urie, nuk i marrin të drejtat që u takojnë me ligj, do të reagohet në mënyrë adekuate, tha sot ministri i drejtësisë Nikolla Tupaçevski. Drejtori ka kontaktuar për herë të dytë me të dënuarit dhe mendoj se gjërat po shkojnë në një drejtim pozitiv, për të marrë të gjitha të drejtat dhe përfitimet që u takojnë me ligj. Ne nuk duam të kemi një qasje selektive, sepse çdo person i dënuar është “histori për vete”. Duhet të ketë qasje individuale. Nëse konstatohet se nuk…
Komuna e Gostivarit rezulton me numërin më të madh të mërgimtarëve, konform regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, njofton Gostivari Sot “Gostivari, në të vërtetë, popullata shqiptare e kësaj komune, është me numërin më të madh të mërgimtarëve, madje gati sa e tërë mërgata e qytetit të Shkupit. Gostivari: 31.627, Tetova: 18.400, qyteti i Shkupit: 16.185 vetëm shqiptarë (34.496 i përgjithshëm) Struga: 16.078, Kërçova: 15.237, Kumanova: 11.491, Vrapçishti: 10.199, Likova: 9.312, Zhelina: 9.248, Bogovina: 8.403, Tearca: 7.615, Bërvenica: 4.435, Dibra: 3.282, Haraçina: 1.976, Studeniçani: 1.210”, thotë gazetari Kasam Selimi i kyçur në procesin e regjistrimit të popullsisë në shtetin zvicerian.…
Ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” gjatë ditëve të kaluara, përveç inspektimeve të rregullta në terren dhe aktiviteteve të punës, kanë intervenuar në disa lokacione nëpër të gjithë qytetin. Me qëllim furnizimin e pandërprerë dhe cilësor me ujë të shkupjanëve nëpërmjet Sektorit “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, është punuar në mënjanimin e defekteve në rrugët “Drenak” p.n., “Naum Ohridski” nr.6, “Stojna Stefkova” nr. 146, “Blagoja Stefkovski” nr.99, “Tirana” nr.42, rr.6 në Saraj, rr.3/55 në Batincë, rr. “Hristo Tatarçev” nr.14/2, rr.”Jadranska Magistrala”, rr. “Gorno Lisiçe” nr. 41, bul. “Aleksandar Makedonski” te NTP, rr. “Volkovo” nr. 70, rr. “Kozle” 173, bul. “Boris Trajkovski”, rr.…
Më inkurajon të shoh se po i afrohemi zgjidhjes së problemit. Në fakt, të gjitha pjesët e enigmës janë të pranishme, tani na mbetet vetëm t’i bashkojmë, tha ministri Federal për çështje evropiane dhe ndërkombëtare i Republikës së Austrisë, Alexander Schalenberg, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij Bujar Osmani në Shkup, i cili mbërriti pas një vizite në Sofje, transmeton Portalb.mk. Schallenberg shfaqi shpresën se negociatat do të fillojnë përpara fillimit të pushimeve verore, duke përmendur Maqedoninë e Veriut si shembull të një vendi që duhet të anëtarësohet në BE. Ajo që Shkupi dhe Sofja…
Kryesia e Aleancës për Shqiptarët mbrëmë (09.05.2022) mbajti mbledhjen e parë, pas Kongresit të Dytë dhe mbledhjes së Kuvendit. Me ndryshimet e reja në organizimin partiak, Aleanca për Shqiptarët do të ketë vetëm një nënkryetar dhe anëtarët e kryesisë unanimisht vendosën që nënkryetar të zgjidhet Arben Taravari. Organet e tjera partiake do të zgjidhen gjatë mbledhjeve të ardhëshme të kryesisë. Në këtë mbledhje u vendos që konkursi për kandidatët për kryetarë të degëve të ASH-së të shpallet më 16 maj deri më 23 maj. “Inkurajojmë çdokënd që beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale…
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të sulmit seksual ndaj një të mitureje në Prishtinë, që u raportua nga babai i saj, dje në orët e mbrëmjes. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga denoncimi i babait të viktimës, i cili ka rrëfyer në Polici se kush dyshon se ia sulmoi të bijën seksualisht. Në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë, babai i të miturës ka deklaruar se vajzën e tij e ka sulmuar seksualisht daja i nënës së saj, i moshës 70-vjeçare, i cili jeton në Gjilan. E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur…
Prokurori publik i prokurisë publike në Gostivar ka parashtruar akt penal kundër dy persona nga fshati Kalishte, të cilët ngarkohen për veprën penale – shitje të pa autorizuar të drogave, substancave psikotrope dhe prokusorëve. Të akuzuarit më 12 prill në fshatin Zubovce, kanë blerë dhe shitur kokainë. Tek njëri i dyshuar janë gjetur 12 paketime në vlerë prej 4.83 gram, derisa te tjetri 2 paketime me 0.77 gram. Prokuri publik i prokurorisë publike në Gostivar ka parashtruar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit.
Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski, në një konferencë për media, ka thënë se janë duke e shqyrtuar një kërkesë të re për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, shkruan Alsat.

