Pas një keq menaxhimi të turpshëm dhe jo korekt nga ana e Kanes Stogovo – Skopje të terreneve të gjahut në Dibër, gjahtarët e Dibrës dhe Qendrës Zhupa të organizuar në shoqatën e gjahtarëve Stogovo 2, kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë që menjëherë të ndërpritet Marrëveshja për Koncesion për shkak se gjatë gjithë këtyre shtatë (7) viteve, sa Kanesh Stogovo – Skopje ka menaxhuar me këto vende gjahu, janë vërejtur keqpërdorime masive dhe mos zbatime të rregulloreve të caktuara, shkelje flagrante dhe sjellje çnjerëzore të cilat kanë irituar të gjithë gjahtarët dhe dashamirët e këtij sporti. Si kundërpërgjigje ndaj këtyre [rregullsive gjahtarët e Dibrës dhe Qendrës Zhupa kanë vendosur ta ngrenë zërin dhe të ndërmarrin masa për të parandaluar shkretimin e këtij tereni gjahu, nga ana e koncesionerit të papërgjegjshëm.
Vitin e kaluar në mes të sezonit të gjuetisë, Kanesh Stogovo – Skopje bëri ndërprerjen e gjuetisë për gjahtarët e Dibrës dhe Qendrës Zhupë.
Nuk ka treguar kujdes për vendin e gjahut sipas Ligjit për koncesion.
Nuk ka bërë ushqimin dhe hedhjen e krypës për kafshët gjatë sezonit të dimrit.
Nuk ka shënuar territorin e shumimit, ¼ e territorit.
Nuk ka bë shumimin e kafshëve.
Kanesh Stogovo – Skopje ka organizuar gjueti të pa kontrolluar dhe shkatërim masiv të Dhisë së Egër.
Kanesh Stogovo – Skopje ka lejuar gjahun e lepurit në teren të ndaluar.
Për 7 vjet Kanesh Stogovo – Skopje nuk ka bë asnjë investim në këtë terren.
Këto janë disa nga arsyet e këtij reagimi të gjahtarëve të Dibrës dhe Qendrës Zhupa, kundër koncesionerit të pa përgjegjshëm Kanesh Stogovo Skopje, i cili me papërgjegjësinë e vet po e shkreton terrenin e gjuetisë në Qytetin e Dibrës dhe rrethinës. Mos reagimi i menjëhershëm ndaj këtij menaxhmenti kriminal, do të thotë të heqësh dorë nga e ardhmja e këtij terreni dhe mbrojtja e kësaj pasurie të natyrës.
Data 12.11.2026
Aktuale
- Reagimi i fortë i Abdixhikut ndaj akuzave për bashkëshorten e tij
- Zvonko Veselinoviq largohet për në Turqi në mes të arrestimeve në Serbi
- Njomza nënë për herë të dytë, zbulon emrin unik të djalit të porsalindur
- Quo vadis revolucion?
- Presidenti turk bën thirrje për botë më të pastër, më të gjelbër dhe më të drejtë për brezat e ardhshëm
- Ganimete Musliu flet hapur për zgjedhjen e saj të jetës: Pse nuk është bërë nënë?
- Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur
- Agjencia e Inteligjencës: Nuk kishim informacione për ALTA Bankën që do të kërkonin njoftimin e krerëve të shtetit



